Botërori, ja sloganet në autobusët e kombëtareve

Ekipet kombëtare që do marrin pjesë në Kupën e Botës një muaj më pas, kanë menduar edhe për sloganet që do shkruajnë në autobusët e përfaqës...


Ekipet kombëtare që do marrin pjesë në Kupën e Botës një muaj më pas, kanë menduar edhe për sloganet që do shkruajnë në autobusët e përfaqësueses. Mes atyre inkurajues, bie në sy mesazhi i Brazilit që premton titullin e gjashtë, apo Holanda që shkruan: “Burrat e vërtetë vishen portokalli…”.
Algjeria: “Luftëtarët e shkretëtirës në Brazil”
Argjentina: “Nuk jemi një skuadër, jemi një Komb”
Australia: “Duke kërcyer drejt historisë”
Belgjika: “Prisni të pamundurën”
Bosnja: “Dragonj në zemër. Dragonj në fushë”
Brazili: “Përgatituni! E gjashta po vjen”
Kameruni: “Një luan është gjithnjë një luan”
Kili: “Ki, ki, ki, li, li, li. Rroftë Kili!”
Kolumbia: “Këtu nuk udhëton një skuadër, udhëton i gjithë Kombi!”
Koreja e Jugut: “Argëtim të mbarë, të kuq!”
Bregu i Fildishtë: “Elefantët drejt pushtimit të Brazilit”
Kosta Rika: “Pasioni im është futbolli, forca ime janë njerëzit, krenaria ime është Kosta Rika”
Kroacia: “Me zjarrin në zemrat tona, të gjithë të bashkuar për Kroacinë”
Ekuadori: “Një detyrë, një pasion, një zemër të vetme: jemi me ty, Ekuador!”
Franca: “E pamundura nuk është franceze”
Gjermania: “Një kombëtare, një skuadër, një ëndërr”
Gana: “Yje të zinj: këtu për ndriçuar Brazilin”
Japonia: “Samuraji, erdhi momenti për të luftuar”
Greqia: “Heronjtë luajnë si grekët”
Hondurasi: “Jemi një popull, një kombëtare, pesë yje në zemër”
Anglia: “Ëndrra e një skuadre, rrahjet e zemrës së milionave”
Irani: “Nderi i Persisë”
Italia: “Ngjyrosim me të kaltër ëndrrën e Kupës”
Meksika: “Gjithmonë të bashkuar… gjithmonë Aztekë”
Nigeria: “Vetëm të bashkuar mund të fitojmë”
Holanda: “Burrat e vërtetë vishen portokalli”
Portugalia: “E shkuara është histori, e ardhmja është fitore”
Rusia: “Askush nuk mund të na arrijë” Spanja: “Në zemrën tonë, pasioni i një kampioni”
Zvicra: “Ndalesa e fundit: 13 korrik 2014, Marakana”
Uruguai: “Tre milionë ëndrra, forca Uruguai”
SHBA: “Të bashkuar nga skuadra, të udhëhequr nga pasioni”

Related

Sport 5739108341339456219

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item