Formula shkencore: Gjermania, kampionia matematikore

Shkenca i ka bërë llogaritë për Botërorin: Gjermania shpallet kampione bote në Brazil. Në këtë përfundim ka dalë teza e hedhur nga profesori...


Shkenca i ka bërë llogaritë për Botërorin: Gjermania shpallet kampione bote në Brazil. Në këtë përfundim ka dalë teza e hedhur nga profesori i fizikës në Universitetin Teknik të Dortmundit, Metin Tolan.
“Është krejt e qartë që Gjermania fiton Kupën e Botës, të paktën nga ana shkencore”, – pohoi profesori pas përfundimit të llogarive të tij. Mirëpo, ku bazohet kjo përllogaritje matematikore? Tolan ka zbardhur një formulë, e cila bazohet te golat e shënuar gjatë eliminatoreve të Botërorit, si dhe në analogji me procesin e prishjes së atomeve radioaktivë. Çdo ekip e zëvendëson me një burim radioaktiv, që nuk jep nxehtësi, por gola. Me ndihmën e probabilitetit përllogarit se sa shanse ka një ekip të shënojë gola të caktuar në një ndeshje.
Gjermania ka shënuar 3.6 gola për ndeshje, më shumë nga çdo kombëtare. Turneu i inskenuar nga fizikani është eksperimentuar 100 mijë herë dhe Gjermania fitoi 20 mijë herë, pra probabiliteti që të fitojë sipas formulës është 20.33%. Nga formula e shkencëtarit, favoriti i dytë është Holanda me 18.61% dhe në vend të tretë Anglia me 11.67%. Por, kjo formulë është e dyshimtë për t’u besuar, sepse i jep Spanjës 0.65% shanse dhe Brazilit 9.04 (bazohet te golat në Kupën e Konfederatës). Fizikani Tolan e parashikoi Gjermaninë kampione edhe në Botërorin 2010 me një metodë tjetër, por fakti është se e fitoi Spanja.
Mirëpo, dobësia e kësaj formule është se bazohet te modeli i pastër ofensiv. Ky mekanizëm është i përcaktuar në bazë të golave të shënuar dhe mbrojtja e hekurt nuk merret parasysh. Por, mund të jetë edhe një leksion që sulmi është gjithnjë mbrojtja më e mirë…

Related

Sport 2685545333414051106

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item