Vajza e Jusuf Gervalles: Ne dosjen e vrasjes babait, ka emra nga qeveria e sotme ne Kosove

Në dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ka emra edhe të zyrtarëve të Qeverisë aktuale. Kështu ka deklaruar Donika ...


Në dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ka emra edhe të zyrtarëve të Qeverisë aktuale. Kështu ka deklaruar Donika Gërvalla, vajza e publicistit dhe gazetarit Jusuf Gërvallës, i vrarë para 32 vitesh në Gjermani.
Ajo nuk ka përmendur emra, por ka thënë se shteti gjerman është duke u vazhduar hetimet. Kurse sa i përket skenën politike, ajo ka thënë se Qeverinë e Kosovës e ka sjell Kosovën në nivelin e shteteve afrikane.
“Emra të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes hetimore, dhe përmenden në këto dosje”, ka thënë Donika Gërvalla Rubikon të KTV’së.
Sipas saj, Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe Kadri Zekës i ka vrarë UDB (Sigurimi Shtetëror i Serbisë), dhe siç shtoi ajo atentati ishte kryer nga një grup profesionistësh nga struktura të UDB-së.
Duke kritikuar Qeverinë e Kosovës, e cila, sipas saj, e ka sjell Kosovën në nivelin e shteteve afrikane, ka thënë se “kjo Qeveri i ka dyert e mbyllura në Gjermani, sepse është partner i papranueshëm për BE-në.
Ndërkaq, për Veriun e Kosovës, ajo ka theksuar se po shitet nga Qeveria aktuale.
Në anën tjetër ajo ka folur edhe për  zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Duke komentuar deklaratat e ish-kryetarit të LDK-së,  është shprehur i gatshëm, që ta merr timon e kësaj partie, Donika ka thënë se “nuk ka asgjë të keqe nëse në krye të LDK-së vjen ndonjë person i tretë”.
Po ashtu, ajo përjashtoi cdo mundësi, që të jetë në postin e të parës së LDK-së. Për këtë refuzim ajo shtoi se ka njerëz më të duhur, me vizion më të qartë që të jenë në krye të kësaj partie.
Ajo ka deklaruar se pjesë e LDK-së  duhet të jenë njerëz që kanë ide të reja dhe që kanë një qasje krejt ndryshe nga struktura aktuale.
Donika nuk ka përjashtuar asnjë mundësi se do të jetë larg kësaj partie, duke potencuar se gjithmonë do të jetë aktive dhe do të kontribuoi në LDK, por ka insistuar ‘se Kosova ka potenciale brenda dhe nuk ka nevojë që për ta drejtuar ate të vijnë njerëz ‘nga distanca”.

Related

Lajme 483159962609129564

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item