Satira politike si mjet revolte që i mungon Shqipërisë, por jo Kosovës
Nga Griselda Qosja Satira politike pëlqehet në masë, ka qenë kështu qysh në kohën e Aristofanit, kur Kleoni bëhej objekt i satirës së tij. P...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/satira-politike-si-mjet-revolte-qe-i.html
Nga Griselda Qosja
Satira politike pëlqehet në masë, ka qenë kështu qysh në kohën e Aristofanit, kur Kleoni bëhej objekt i satirës së tij. Për jetën publike në Athinën e hershme, satira politike ka qënë historikisht një mjet që nxiste të menduarin kritik ndër qytetarët dhe në një formë a në një tjetër i kushtëzonte atatë rimendonin edhe njëherë qasjen ndaj udhëheqësëve të tyre.
Duke i dhënë teatrit dhe leximit të poezive satirike jo vetëm një funksion argëtues, por edhe kritikues, të realitet shoqëror dhe politik. Sigurisht satira politike nuk ka luajtur një rol kyc vetëm në Athinën apo Romën e hershme, por thuasje në cdo kohë; si përshembull në Francën e shekullit të 19 kur Maurice Joly, në nje pamflet ndërtonte një bisedë hipotetike në ferr mes Makiavelit dhe Monteskjesë, duke sulmuar ashpër e dukshëm, ambiciet e Napoleonit të tretë.
Që prej atëherë satira politike ka ndryshuar në formë, duke u zhvilluar në hapësira të reja tipike për kohën, sic janë rrjetet sociale, you tube e të tjera; megjithatë në pavarësi të formës në thelb funksioni unik i të thënit të së vërtetës mbi gjëndjen politike, ruhet ende. Në mendimin tim, satira politike e një vendi, është pashmangshmërisht një tregues i rëndësishëm për atë cka mendojnë qytetarët mbi politikëbërjen në vendin e tyre, dhe një vend pa një satirë të ndërtuar politike, është një vënd me ndërgjegjësim të mpakët qytetar.
Të dhënat e një studimi të vitit 2007 realizuar nga Pew Research Center, në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se satira edhe e edukon audiencën, duke qënë se gjatë këtij studimi u vrojtua se ata qytetarë që ndiqnin programet satirike kishin informacion më të gjërë mbi situatën politike krahasuar me ata shikues që ndiqnin edicionet klasike të lajmeve.
Sigurisht, një studim i tillë nuk është i aplikueshëm dhe as që mund të zhvendoset në vendin tonë, por shërben si grishje për të menduar pozicionin e qytetarëve tanë ndaj satires politike në vend. Dhe kjo është shqetësuese; se programet satirike në vend, përvec se janë në përsëritje ciklike, përqëndrohen më së shumti në personin politik se sa në fenomene dhe ngjarje; duke e ngushtur realitetin politik në emra të përvecëm figurash politike. Shpesh kjo jo vetëm që nuk rezulton as edhe të jetë satirë, por është më së shumti njëqasjekrejt bajate dhe bufoneske që si qëllim të vetëm ka argëtimin.
Situata ndryshon paksa përtej kufirit në Kosovë, ku në vitin2013 u krijua Partia e Fortë, e cila ka si për qëllim “ardhjen në pushtet për të kontrolluar paratë publike në interes të mbështetësve dhe të atyre që mendojnë njësoj”. Partia e Fortë, është një parti satirike, që të sjell ndër mënd Die Partei-n berlineze të themeluar në 2003 prej editorëve të revistës satirike Titanik. Emri Die Partie është një akronim që qëndron për „Partei für Arbeit, Rechtsstaat, Tierschutz, Elitenförderung und basisdemokratische Initiative“ (Partia për Punën, Ligjin, Mbrojtjen e Kafshëve, Avancimin e Elitave dhe bazës së Iniciativës Demokratike), por gjithaq Die Partie përkon në gjuhën gjermane edhe me „Partia“, në të dyja rastet si në Partinë e Fortë, ashtu edhe në Die Partie, emri është një parodi më vete.
Partia e Fortë, satirizon atë cka fortësia ka marrë si kuptim në shoqërine shqiptare, në një kohë kur politika ende shihet si një bastion të fortësh, politikanësh që ulërasin dhe kërcënojne, me konflikte që degradojnë deri në ato fizike në sallën e Kuvëndit.
Shpesh partitë satirike, promovojnë politika absurde dhe të pazakonta. Përshembull Die Partie, ka si synim të saj të rindërtojë Murin e Berlit; ndërsa Partia e Fortë, do të shesë hapësire publicitare në simbolet shtetërore sic janë flamuri, kapotat ushtarake; të quajne Kullën e Orës në qytet, Rita Ora, apo tëriquajë Republikën e Kosovës, Republikë e Fortë e Kosovës.
Partia e fortë, merr cilësitë më të këqija të politikanëve në Kosovë dhe i manifeston ato satirikisht. E një satire e tillë në një kohë kur korrupsioni, nepotizmi dhe shpenzimet ekzotike buxhetore, janë në rend të ditës, i bën një shërbim të cmuar qytetarit, sepse e nxit të mendojë kritikisht dhe i tregon mbi absurditetin e premtimeve politike, të cilat thuajse asnjëherë nuk realizohen, sepse ndonjëherë kjo është thjesht e pamundur; si shembull mund të sillet episodi i njohur i kandidatit demokrat për Bashkinë e Durrësit, kur në një fjalim publik tha se premtonte të përmisonte cilësine e diellit, dhe në një tjetër program televiziv këmbëngulte se qenë të zënë duke sjellë eshtrat e Ismail Qemalit, ndërkohë që ato ndodheshin në Shqipëri; asokohe kandidati në fjalë ish edhe Ministër i Kulturës. Skena politike në Shqipëri por ndoshta edhe ajo në Kosovë, ofrojnë lehtë ngjarje të tilla, të cilat jo vetëm janë të papranueshme, por edhe tregues të se sa seriozisht merret politika nga politikanët.
Megjithëse, edhe pse satira është ndoshta një prej formave më të mprehta të debatit politik, shumë prej qytetarëve në Kosovë, sic mund të vihet re prej komenteve në rrjetet sociale, e shohin si një qesëndi të pavënd të ngjarjeve politike, e shpesh gjënden të hutuar e të venë në siklet, prej parodisë. Përse ndodh kjo? Mos ndoshta është rrjedhë e mungesës së ndërgjegjësimit qytetar dhe guximit për të kritikuar ngjarjet? Apo mosbesim i skajshëm, që vendos në dyshim cdo nismë edhe kur është në kah të qytetarit?
Sigurisht satira mund të jetë sa e pakuptueshme aq edhe e rrezikshme, duke qënë se nuk është thjesht humor për hir të humorit (Feinberg 1967) dhe historikisht është pranuar të ketë ndikim të gjërë në jetën shoqërore e politike të një vëndi, aq shumë sa perandori romak August, kaloi një ligj që ndalonte praktikimin, shkelja e të cilit dënohej me vdekje, një ndalesë e ngjashme shekuj më vonë do të gjëndet edhe në Angli më 1599.
Megjithatë, në Shqipëri satira jo vetëm që nuk ka të tillë rëndësi por ka funksion thellësisht argëtues dhe ndoshta kjo vjen si rrjedhë e regjimit të shkuar totalitar, ku satira, e një natyre subversive qe në duart e shtetit dhe përdorej për të sulmuar individin. Frika e qytetarit se mos gjëndej bri një sulmi satirik, mund të ilustrohet edhe me shprehjen që ia ka dale të mbijetoje deri në vitet e para të tranzicionit „Do të të marrë Hosteni“, (Hosteni ka qënë një revistë satiriko-humoristike në regjimin e shkuar) që haptazi shpalos karakterin kërcënues. Së dyti, mund të jetë edhe përse qytetarët tanë e kanë brendësuar autoritetin si të pacënueshëm prej tyre, ndaj dhe shohin tek satira jo një instrument për ndërtimin e diskutimit politik, por thjesht humor për hir të humorit.
Në të tjera vende si përshembull, në Egjipt, gjatë revolucionit, satira politike u bë pjesë e strategjive të përditshme të rezistencës. Bassem Youssef, drejtuesi i një programi satirik të ngjashëm me atë të Daily Show në Shtetet e Bashkuara, qe një shembull i pashoq sesi satira mund të kthehet në një instrument revolucionar që mund të ndih mobilizimin qytetar.
Edhe në Shqipëri, disa përpjekje të hajthme edhe mund të vihen re; sic janë përshembull karikaturat e cdo dite të Bujar Kapexhiut që veshin ballinën e gazetës Mapo; po përpjekjet për satire politike në Shqiperi nisin dhe përfundojne këtu. Kur Platonin e pyetën se cili do të qe teksti më i mire për të kuptuar shoqërine athinase, këshilloi Aristofanin. E thënë ndryshe, satira, është konsideruar shpesh si burimi më efektiv për të kuptuar një shoqëri, kjo sepse në të mund të zbulohen vlerat, shijet dhe strukturat e saj, e ndër të tjera ofron një ide mbi psikikën kolektive. Po nëse do të shihnim sot në satirën shqiptare cfarë do të gjenim?
Në mendimin tim, një shoqeri shumë pak të përgjegjshme shoqërisht, që e sheh humorin vecse si një valvul, jo rrallë here vulgare, për të shkarkuar tensionin dhe argëtuar; duke prishur një tradite të vjetër historike. Asaj të të vënit të humorit dhe satirës në funksion të cështjeve publike, rritjes së ndërgjegjësimit dhe kritikës. Megjithatë, gjërat shfaqen disi më ndryshe ndër Shqipëtarët e Kosovës, edhe njëherë tregojnë se sa më mëndje hapur dhe shoqërisht të ndërgjegjshëm se ne janë.
Unë vetë nuk do ta mendoja dot ekzistencën e sukseshme të një Partie Satirike, si Partia e Fortë në Shqipëri. Vite të shkuara Lëvizja Mjaft, u përpoq të sillte një frymë satirike me protestat e saj, por vetëm kaq. Satira e vërtetë politike si mjet revolte, i mungon sot Shqipërisë, jo sepse nuk ka asgjë për t’u revoltuar, por ndoshta sepse Shqipëtaret në këtë anë të kufirit, kanë harruar të revoltohen.
Marre nga Exspress