Masakër në Irak, vriten 73 persona (VIDEO)

Një seri shpërthimesh me bomba në qendër të Irakut i kanë marrë jetën të paktën 73 personave, duke rikthyer hijen e terrorit në një vend që ...


Një seri shpërthimesh me bomba në qendër të Irakut i kanë marrë jetën të paktën 73 personave, duke rikthyer hijen e terrorit në një vend që e ka vuajtur për një kohë shumë të gjatë peshën e sulmeve vdekjeprurëse.
16 jane viktimat ne Baquba, kryeqendra e provinces Diyala, të gjithë të vrarë ndërsa merrnin pjesë në ceremonine mortore të një milici sunit pro-qeveritar.
9 autobomba shpërthyen në pjesë të ndryshme të Bagdadit, duke marrë 37 jetë njerëzish e duke plagosur dhjetëra të tjerë. Situata, në kryeqytet është kaotike.
Në të gjithë vendin ka pasur një shtim të dhunes sektare vitin që shkoi, në nivele të cilat nuk ishin parë që prej 2007-tës.
Kombet e Bashkuara thonë se 7 818 civilë dhe 1 050 pjesëtarë të forcave të sigurisë humben jetën gjatë 2013-tës. Vetëm muaji Dhjetor shënoi 760 të vdekur.
13 vete, përfshire 9 ushtare u vrane ne dhe perreth qytetit te Mosulit sipas Agjensise Franceze te Lajmeve “AFP”.
6 nga ushtaret vdiqen prej nje bombe te vendosur ne rruge prane Ain al-Jahash. Spiralja e re e dhunes vjen ne kohen kur situata ne qytetin e Falluxhes, ne perendim te Bagdadit, vazhdon te mbetet e ndere.
Perplasjet mes forcave te sigurise dhe militanteve sunite te lidhur me Al-Kaeden, qe moren kontrollin e Falluxhes dy jave me pare vazhdojne me te njejtin intensitet.
Militantet ndermoren nje dite me pare sulme te koordinuara ne veri te qytetit, gjate te cilave shkaterruan dy tanke e mesyne nje komisariat policor.
Kryeministri shiit i vendit, Nouri Maliki, eshte zotuar ta zhduke nga rrenjet grupin e njohur si Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, por e perjashton idene e nje sulmi frontal ne Falluxha, e i ka bere thirrje banoreve t’i detyrojne militantet te largohen.
Ndjekesit e ketij grupi raportohet te kene perparuar nderkohe edhe ne Ramadi, kryeqendra e provinces se Anbarit, te cilin e moren shkurtimisht nen kontroll ne fillim te muajit, por me pas u zbrapsen nga forcat e sigurise dhe milicet pro-qeveritare Sahva.

Related

Koreja e Veriut, mbretëria e absurdit dhe e surrealizmit

SEUL, 9 janar /ATSH-AFP/ – Të ndash të vërtetën nga gënjeshtra kur flitet për Korenë e Veriut është një detyrë e vështirë, pasi në këtë vend të fshehtë dhe të izoluar, të drejtuar me dorë të hekurt që...

Gjermania, nevojë urgjente për emigrantë!

Për emigrantët nga shtetet më të varfëra anëtare të BE, Bullgaria dhe Rumania, po diskutohet shumë në Gjermani. A janë ata kryesisht emigrantë të varfërisë, apo sjellin gjallërim të tregut të punës?Vi...

Japoni – Mbi 4 000 policë në ndjekje të një përdhunesi

Rreth 4000 policë dhe 850 mjete, helikopterë, varka si dhe qen të stërvitur janë vënë në gjendje operative nga policia, që është që nga dita e djeshme në ndjekje të një të dyshuari për përdhunime, i c...

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item