Nga student në sipërmarrës
Që të themelojnë një sipërmarrje, këtë e përfytyrojnë vetëm pak studentë. Mbështetja e shkollave të larta për themelimin e sipërmarrjeve rri...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/nga-student-ne-sipermarres.html
Që të themelojnë një sipërmarrje, këtë e përfytyrojnë vetëm pak studentë. Mbështetja e shkollave të larta për themelimin e sipërmarrjeve rrit ndjeshmërinë dhe ndihmon në rrugën për aktivitete të pavarura ekonomike.
Shoaib Burq mori pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Melburnit një vend të paguar mirë tek autoritetet australiane. Puna i jepte kënaqësi. Por megjithatë, 33-vjeçari australian e pati të qartë se nuk dëshironte të qëndronte deri në pension në atë vend pune. “Unë e dija si do të ecte puna atje dhe unë ndieja një shtysë prej sipërmarrësi”, – thotë Burq. Për të ishte fat që kushëriri i tij, Kashif Rasul, ndante me të jo vetëm pasionin e tij për harta, por edhe prirjen për t’u bërë sipërmarrës. Për të shkruar doktoraturën në matematikë, Rasuli u shpërngul që më 2003 në Berlin. Nuk është vend i keq për të ngritur një sipërmarrje të tipit start-up dhe inxhinieri i gjeologjisë Burq e ndoqi pas kushëririn e tij në vitin 2010.
Shpirt kaq të fortë sipërmarrësi si të dy australianët nuk kanë të gjithë, thotë Michael Liecke nga Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë. “Vetëm shtatë për qind e studentëve duan të themelojnë, pas përfundimit të studimeve, një sipërmarrje. Me këtë, në plan ndërkombëtar ne ndodhemi gati në vendin e fundit”.
Shumë më fort, shpirti i sipërmarrësit, sipas sondazheve, është i theksuar në vendet anglosaksone, por interesi për të qenë të pavarur në profesion po rritet edhe tek ata që ndjekin studimet e larta në Gjermani – jo së fundi për shkak të angazhimit të shkollave të larta. Shumë shkolla kanë themeluar vitet e fundit qendra për mbështetjen e sipërmarrjeve. Ato i ndihmojnë studentët që të gjejnë përgjigje për pyetje urgjente.
Femrat themelojnë më rrallë sipërmarrje
Pa mbështetjen që e morën nga Universiteti i Lirë i Berlinit, Kashif Rasuli dhe Shoaib Burq-u do ta kishin shumë më të vështirë që të themelonin sipërmarrjen e tyre start-up. “Shërbimi i posaçëm për themelimin e sipërmarrjeve na këshilloi për financimin dhe formën e sipërmarrjes, na vuri në dispozicion një zyrë dhe na ndihmoi ta bëjmë të njohur sipërmarrjen tonë start-up”. U krijua SpacialDB, një sipërmarrje që ofron ndërtimin dhe përkujdesjen për bankat e përparuara të të dhënave gjeologjike. Këto mund të jenë itinerare për persona handikapatë në karrige me rrota, por edhe harta për organizata ndihmëse, që angazhohen pas katastrofave natyrore në zona të caktuara.
Në Universitetin e Lirë të Berlinit ka shumë dëshira për të themeluar sipërmarrja nga degët e matematikës dhe të informatikës. Kjo ka të bëjë edhe me financat, shpjegon Stefen Terberl, i Shërbimit të Themelimit të Sipërmarrjeve të Universitetit. “Ai që mund ta vërë në jetë në internet idenë e tij, ka më pak nevojë për kapital fillestar se sa një kimist, i cili është i varur nga laboratori dhe materialet”. Në ata që themelojnë sipërmarrje në Universitetin e Berlinit ka shumë më tepër meshkuj se femra. Kjo është edhe situata e përgjithshme në Gjermani, sipas një studimi të Ministrisë Federale të Arsimit. Sipas këtij studimi, gratë i regjistrojnë deficitet e tyre më fort dhe kanë më tepër kënaqësi në përballjen me shanset dhe rreziqet.
Në shumë universitete ndërkohë ka kurse, në të cilat studentët mund të provojnë idetë e tyre të biznesit. Kjo ofertë flet për një ndryshim në ndërgjegjësim në Gjermani. dw.de