Si t’ua mësoni vlerën e parave fëmijëve

Nëse jeni në stadin e një prindi të ri, patjetër që keni shumë detyra ndaj fëmijëve tuaj. Ndër to është edhe mësimi që duhet t’u jepni atyre...

Nëse jeni në stadin e një prindi të ri, patjetër që keni shumë detyra ndaj fëmijëve tuaj. Ndër to është edhe mësimi që duhet t’u jepni atyre për vlerën e parave. Këshillat më poshtë do t’ju ndihmojnë në këtë çështje…

Këshilla
Në mesin e detyrave të ndryshme që ka një prind është edhe ajo për t’u mësuar fëmijëve vlerën e parave. Sidomos në këto kohë kur kemi pak dhe kjo pak duhet të trajtohet me kujdes të madh. Në lidhje me këtë gjë, diçka di Çeko Zalone (Cecho Zalone), i cili e trajton këtë temë (në mënyrën e tij) në filmin “Dielli në kovë” i cili do të dalë në 31 tetorin e ardhshëm.
Çeko, shitësi trokë
Aktori nga Pulia (Itali) interpreton Çekon, i cili i premton fëmijës së tij Nikolo (Niccolò) pushime të mrekullueshme nëse në shkollë do të marrë vetëm 10-a. Babai i Nikolos është një shitës trok (pa para) i fshesave me korrent, që me krizën ekonomike mezi ia del deri në fund të muajit. Por Nikolo i merr të gjitha 10-a dhe ai si një baba i mirë duhet të mbajë premtimin. Fati e deshi që ai u gjend në shtëpinë e Zoe, një vajze shumë të pasur e cila kishte një djalë me moshën e Nikolos. Midis fëmijëve lind një miqësi dhe Zoe “adopton” Çekon dhe Nikolon dhe i lejon ata të futen në “botën” e saj e cila është e “mbushur” me festa ekskluzive, pishina fantastike, jahte, kuaj, fusha golfi etj. Ndërkohë Çeko e pushton atë botë me mënyrën e tij të të qenët…
Paratë nuk bien nga qielli
E çfarë nuk do të mund të bënit për fëmijën tuaj! Por sot, ashtu si edhe dje, nuk kemi aq shumë të ardhura dhe kështu atyre duhet t’u mësohet që në vegjëli vlera e parave. Por si? Nuk duhet t’u thoni gjithmonë “Po” kërkesave të fëmijëve. Paraja është djersa dhe puna e rëndë, ajo nuk bie nga qielli. Ky është një koncept i cili u duhet mësuar, për të kuptuar se ju nuk mund të plotësoni çdo kërkesë të tyren.
Jepuni shembuj praktikë
Ekspertët sigurojnë se deri në moshën 5 vjeç fëmija i sheh paratë si diçka magjike, e cila hap të gjitha dyert. Për këtë, ju duhet t’i shpjegoni se nuk është kështu dhe se paratë janë fryt i punës së prindërve dhe nëse harxhohen mund të mbarojnë. Ato shërbejnë më së shumti për t’u veshur dhe për të ngrënë, argëtimi vjen më pas, nëse kjo gjë është e mundur. Merreni fëmijën me vete kur shkoni për të bërë pazar dhe tregojini se gjithçka duhet të paguhet.
Përdorimi i përgjegjshëm i parave
Sa më shumë të rritet, aq më shumë duhet t’i mësoni që të përdorë me përgjegjshmëri paratë. Kur fëmija juaj të bëhet rreth 7 vjeç filloni t’i jepni para të vogla xhepi javore me të cilat mund të paguajë letra ngjitëse apo lodra të vogla. Pasi t’i mbarojë, mos i jepni më deri sa të kalojë java që keni caktuar. Mundësisht dhurojini një “bankë” derrkuc me të cilën mund të fillojë të kursejë para për të blerë në të ardhmen një gjë që dëshiron. Nëse keni probleme ekonomike në shtëpi bisedoni me të, në këtë mënyrë do ta bëni të ndihet i rëndësishëm dhe ai do të bëhet më i kujdesshëm me paratë.
Rëndësia e të kursyerit
Kur mbush 11 vjeç, fëmija mund të kuptojë rëndësinë e kursimit. Hapini një llogari kursimi ku mund të hedhë paratë të cilat do t’i dhurohen. Nëse është fëmijë i cili mëson shumë në shkollë mos e shpërbleni atë me 10 mijë lekë, por do të ishte më mirë një dhuratë e vogël, sidomos nëse është e dobishme. Në këtë moshë nis edhe bërja e krahasimeve mes kushteve ekonomike të familjes së tij dhe atyre të miqve. Bëjini të kuptueshme fëmijës se gjithsecili ka mundësitë e tij dhe nëse ato janë të vogla nuk duhet të ndihet inferior dhe e kundërta superior. Gjithashtu i thoni se njësia e matjes së një individi nuk janë paratë.
Adoleshenca, vëruni kufi kërkesave
Në adoleshencë, kërkesat për para rriten pashmangshmërisht. Por kjo është pikërisht koha kur ju duhet t’i vendosni “frena” fëmijës tuaj për të menaxhuar paratë me mençuri. Ato që merr çdo fillim jave (paratë e xhepit) duhet t’i mjaftojnë për ndonjë gjë ekstra, përndryshe duhet të presë të tjerat. Gjatë periudhës së verës “shtyjeni” të bëjë ndonjë punë me kohë të pjesshme sepse kjo gjë do ta bëjë fëmijën tuaj (adoleshent) më të ndërgjegjshëm se çfarë do të thotë të fitosh.

Related

Suplement 5510871478581836855

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item