10 konceptet që duhet t’i dini para se të mbushni 30 vjeç
Nëse dëshironi të keni një marrëdhënie të mirë me paranë, duhet të ndiqni vazhdimisht këshillat dhe metodat e reja të menaxhimit dhe kursimi...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/10-konceptet-qe-duhet-ti-dini-para-se.html
Nëse dëshironi të keni një marrëdhënie të mirë me paranë, duhet të ndiqni vazhdimisht këshillat dhe metodat e reja të menaxhimit dhe kursimit të tyre
Paratë
“Business Insider”
Mosha 30-vjeçare është një periudhë shumë e rëndësishme për jetën. Ajo shënon kthimin e të mirave materiale të rinisë, në një pasuri të mirëfilltë të një njeriu të pjekur dhe me plane për jetën.
Është koha ku njerëzit fillojnë të mendojnë seriozisht për të ndërmarrë një hap gjigant, siç është krijimi i familjes ose sipërmarrja e një biznesi.
Për t’ua arritur qëllimeve që do të vendosin për situatën tuaj ekonomike të mëtejshme, të rëndësishme janë burimet dhe konceptet financiare mbi paranë.
Financat personale në shumë vende të botës janë një lëndë e vetme mësimore që nis me hapat e parë të arsimit. Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të jeni më të suksesshëm në jetë.
1. Duhet të keni një fond emergjencash
Ekspertët këshillojnë që të keni kursyer para të mjaftueshme që të jetoni gjashtë muaj pa asnjë të ardhur, megjithatë ka nga ata që thonë se kjo shifër duhet të jetë e mjaftueshme për një vit. Fondi i emergjencës do t’ju shërbejë për situata të papritura dhe se nuk mund të përballohen normalisht si emergjencat mjekësore dhe papunësia.
2. Duhet të përgatiteni financiarisht për ngjarje të rëndësishme
Nëse doni ta jetoni jetën plotësisht dhe pa asnjë pengesë monetare në çastin e gabuar duhet të parashikoni, përgatiteni dhe kurseni për ngjarje të rëndësishme. Për shembull duhet të kurseni për ceremoninë martesore, një shtëpi, fëmijë, shkollimi i tyre ose gjëra të ngjashme. Duke i planifikuar këto ngjarje, do të mund të ndërtoni një stil jetese që do të përballojë shpenzimet në të ardhmen dhe do t’ju mbajë larg borxhit.
3. Jini korrektë
Nëse ka të bëjë me paratë, korrektesa do t’ju duhet shumë. Ky virtyt do t’ju ndihmojë ta mbushni arkën e kursimeve si gjënë e parë që duhet bërë, pasi keni marrë një të ardhur. Është më mirë të paguani veten përpara të gjitha faturave apo shpenzimeve të tjera.
4. Raporti kursim-shpenzim
Duhet të mësoni të jetoni midis kursimeve, por edhe shijimit të kohës pa u stresuar për shpenzimet. Hartoni prioritetet tuaja në lidhje me ato që vlejnë të shpenzohen dhe ato që duhet të kursehen. Shijojini kënaqësitë tuaja pa u ndier fajtor dhe mos ia ndërprisni vetes furnizimet që ju pëlqejnë.
5. Investoni
Mënyra e vetme për t’i shumëfishuar paratë është t’i investoni ato në një fushë të caktuar biznesi dhe të merrni prej tyre fitime më të mëdha. Nëse nuk ju pëlqen të rrezikoni, pa një të ardhur të sigurt, do ta keni të vështirë të arrini një nivel kursimesh të kënaqshëm.
6. Testamenti
Ju duket vetja shumë të rinj për të hartuar një testament? Epo nuk mund ta thoni se e dini me saktësi sa gjatë do të jetoni. Është mirë që para se të mbushni 30 vjeç të keni një formë të thjeshtë të testamentit që shpreh dëshirën tuaj. Me kalimin e kohës keni të drejtë ta ndryshoni dhe shtjetërsoni atë duke i shtuar edhe faktorët e rinj të jetës suaj.
7. Lexoni libra mbi financat personale
Shumë autorë të suksesshëm kanë shkruar mbi rëndësinë dhe metodat e financave personale. Mos i humbisni këta libra që mund t’ju mësojnë gjëra të reja dhe prej të cilave ia vlen të huazoni një stil jetese.
8. Fondi i pensionit
Nëse doni ta siguroni jetën për një kohë të gjatë, atëherë ia vlen të filloni të mendoni për fondin e pensionit në moshën 30-vjeçare. Planifikoni metodat që do t’ju mundësojnë maksimizimin e pensionit, që në disa raste mund të shkojë edhe sa rroga që do të keni kur të jeni në kulm të karrierës.
9. Praktikohuni me biznesin
Është mirë që të keni disa aftësi marketingu, shitjeje dhe negocimi. Duhet ta dini se marrëveshja është një pikë shumë e rëndësishme e biznesit. Mësohuni ta praktikoni atë, bëni negociata për rrogën, për blerjen e një produkti ose për shumën që do të paguani në një sipërmarrje tjetër. Kini parasysh se çmimi është gjithnjë i ndryshueshëm.
10. Rritni vlefshmërinë e kreditit
Zakonisht bankat kanë një listë të dhënash për klientët dhe kjo përmban pikë për secilin prej tyre. Sa më të larta të jenë pikët tuaja në këtë listë, aq më të mëdha janë gjasat që ju të merrni një kredi dhe mbështetje nga banka. Në të kundërt, sa më të ulëta pikët, aq më pak të besueshëm jeni për huadhënësit.