Lejohet përdorimi i marijuanës në disa shtete të SHBA
Njëzet shtete në Shtetet e Bashkuara dhe Uashingtoni lejojnë përdorimin e marihuanës për arsye mjekësore. Por shteti perëndimor i Kolorados ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/lejohet-perdorimi-i-marijuanes-ne-disa.html
Njëzet shtete në Shtetet e Bashkuara dhe Uashingtoni lejojnë përdorimin e marihuanës për arsye mjekësore. Por shteti perëndimor i Kolorados është bërë i pari që lejon shitjen e marihuanës për përdorim të lirë. Aktivistët shpresojnë se eksperimenti do të nxisë një prirje të re në Shtetet e Bashkuara dhe në botë. Përfaqësues të industrisë së marihuanës pritën vitin e ri me një festë në një lokal të Denverit të Kolorados. Atje, klientët blenë marihuanë ligjërisht, për herë të parë. “Ngelen vetëm pak minuta para lejimit të shitjeve të para të marihuanës në orën 8 të mëngjesit”.
I pari që bleu marihuanë ishte Sean Azzarti. “Ora tetë, tani mund të fillojmë. Sean, gjithsej ju kushton 59 dollarë dhe 74 cent. Faleminderit shumë”, i thanë në dyqan.
Azzarti, një veteran i luftës në Irak, thotë se vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Ai e bleu marihuanën për të ndihmuar me kontrollin e simptomave. “Tani mund të përdor kanabis për të ndihmuar me çrregullimin e stresit post-traumatik. Është një hap në drejtimin e duhur që mund ta marrin edhe shtetet e tjerë për të ndihmuar veteranët”.
Një masë e ngjashme do të hyjë në fuqi më vonë këtij viti në shtetin veriperëndimor amerikan të Uashingtonit. Muajin e kaluar, Uruguaj u bë vendi i parë që ligjëroi prodhimin dhe shitjen e marihuanës. “Kemi fituar. Dhe jam shumë krenare se Kolorado është i pari në Shtetet e Bashkuara, i pari në botë”.
Një nga blerësit tha se vetëm të holla dhe një kartë identiteti nevojiteshin për të blerë marihuanë. Përkrahësit për shitjen e marihuanës rekreative mezi presin për të njëjtën mundësi.