Sa është pasuria e Pacollit?

Miliona euro është dallimi i deklarimeve të pasurisë nga zyrtarët e lartë në Agjencinë Kundër Korrupsion. Ka dallime të mëdha, gjegjësisht m...

Miliona euro është dallimi i deklarimeve të pasurisë nga zyrtarët e lartë në Agjencinë Kundër Korrupsion. Ka dallime të mëdha, gjegjësisht me miliona ndërmjet asaj që zyrtarët kanë deklaruar nga viti 2007, dhe atyre që kanë deklaruar në fund të vitit që lamë pas.

Edhe më tutje në krye të listës së pasanikëve të politikës, qëndron lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër, me 176 milionë euro pasuri, pastaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi dhe njëherësh pronar i zinxhirit të hipermarketeve ETC me 56 milionë euro pasuri, deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, me 13 milionë euro pasuri, deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, me pasuri të vlerësuar rreth 10 milionë euro.
292 milionë euro, pasuria e Pacollit
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka vetëdeklaruar se ka në pronësi tokë për ndërtimin e shtëpisë e cila ka vlerë prej 157 mijë euro, shtëpi në ndërtim në vlere prej 220 mijë euro, 180 mijë euro tokë bujqësore, 80 mijë euro shtëpi, 13 mijë euro veturë si dhe 22 mijë euro para të gatshme në bankë…./Zëri

Related

Lajme 874239901815247440

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item