Shqetësimi i britanikëve në rast divorci, kush do ta mbajë qenin!

Kur një çift divorcohet shpesh herë problem më traumatik se sa kujdestaria e fëmijëve është se cili prej bashkëshortëve do të marrë qenin. K...


Kur një çift divorcohet shpesh herë problem më traumatik se sa kujdestaria e fëmijëve është se cili prej bashkëshortëve do të marrë qenin. Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar nga shoqata britanike ”Dogs Trust” (Fondi i Qendve), sipas të cilit ka çifte që përfundojnë në gjykatë për të vendosur se kush prej të dyve do të marrë ‘pjestarin me putra të familjes’.
Për një të katërtën e të intervistuarve do të ishte vetë kafsha shtëpiake dilema e vërtetë në rast një ndarjeje.
Shumë prej individëve janë madje të gatshëm të harxhojnë para në marrëveshje të kushtueshme paramartesore, ku përjashtohen keqkuptimet dhe ambiguitetet dhe vendoset se cili do të jetë pronari i kafshëve shtëpiake në rast përfundimi të lidhjes romantike dhe martesore.
Siç theksohet në ”Daily Telegraph”, nuk mungojnë as shembujt në radhët e personave të famshëm dhe publikë.
Liam Gallagher, lideri i bandës muzikore ”Oasis” dhe ish-bashkëshortja e tij, Nicole Appleton janë paraqitur në gjykatë për të vendosur se cili prej tyre do të merrte ”mikun e tyre me katër këmbë”.

Ndërsa ylli i kulinarisë, Nigella Lawson u shpreh shumë e hidhëruar sepse i ishte dashur ti jepte ish-bashkëshortit të saj, Charles Saatchi të qenit të tyre me emrin, Narles./ ATSH-ANSA/

Related

Soft News 6819015958615985979

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item