Çfarë nënkupton përemri vetor “unë” gjatë bisedave

Njerëzit që flasin shumë për veten, janë më tepër të pasigurt dhe në hierarki të ulët shoqërore sesa narcistë Studimi Njerëzit që zakonisht ...

Njerëzit që flasin shumë për veten, janë më tepër të pasigurt dhe në hierarki të ulët shoqërore sesa narcistë
Studimi

Njerëzit që zakonisht e përdorin shumë fjalën “unë”, mendohet shpesh se janë egocentrikë dhe narcistë, por një studim i ri ka provuar se ky perceptim nuk është i vërtetë.
Kërkuesit amerikanë kanë pohuar se njerëzit që e përdorin shpesh përemrin vetor janë në fakt shumë më pak të sigurt tek vetja sesa të tjerët që nuk e përdorin.
Sipas zbulimit, njerëzit që i mbushin bisedat duke treguar për veten, ndihen më inferiorë sesa personi tjetër që kanë përballë në bashkëbisedim.
Studimi i bërë prej Universitetit të Teksasit, tregoi se njerëzit gjithashtu e përdornin përemrin vetor kur ndiheshin të pasigurt ose nëse po përjetonin dhimbje fizike apo emocionale.
Skuadra, e udhëhequr nga dr. Xhejms Penbejkër (James Pennebaker), bëri pesë studime për të zbuluar sesi bëhej e qartë shkalla hierarkike e një personi gjatë përdorimit të përemrave vetorë në biseda.
Secili nga eksperimentet tregoi se njerëzit që mendonin se kishin një status më të lartë shoqëror, e përdornin më pak fjalën “unë”.
“Ekziston një keqkuptim, sipas të cilit njerëzit që janë më shumë vetëbesues, të fuqishëm dhe kanë një status të lartë, priren ta përdorin më shpesh përemrin ‘unë’ sesa pjesa tjetër, tregon dr. Penbejkër.
Kjo është plotësisht e gabuar. Personat me status të lartë i referohen më shumë pjesës së përgjithshme të botës, ndërsa personat me shkallë të ulët shoqërore flasin më shumë për veten.
Eksperimenti i parë
Në studimin e parë nga pesë të tillë, studentët u ndanë në grupe me nga 41 persona dhe iu kërkua të punonin si skuadër, ndërsa njërit iu tha të ishte lideri.
Sipas përfundimeve, përemri vetor unë u përdor 4.5 për qind nga liderët dhe 5.6 për qind nga personat e tjerë të skuadrës.
Eksperimenti i dytë
Në studimin e dytë, 112 studentë u ndanë në çifte përpara se t’ju kërkohej të zgjidhnin një numër problemesh të ndërlikuara. Asnjërit prej pjesëmarrësve në studim nuk iu kërkua të ishin në krye të punës, por kur eksperimenti mbaroi, vullnetarët u pyetën se cili kishte qenë ai që e kishte udhëhequr punën. Kërkuesit zbuluan se njerëzit që e perceptonin veten si të fuqishëm, e përdornin fjalën “unë” më pak.
Eksperimenti i tretë
Gjatë pjesës së tretë të studimit, 100 njerëzve iu kërkua të bënin një bisedë me një partner pasi ata i ishin përgjigjur pyetjes se cili nga të dy ishte më i fuqishëm.
Përfundimet treguan se personi që mendohej si më i fuqishëm e kishte përdorur shumë pak përemrin vetor “unë” gjatë bashkëbisedimit.
Eksperimenti i katërt
Në eksperimentin e katërt, një grupi njerëzish iu kërkua të bënin një bisedë nëpërmjet postës elektronike me disa persona të tjerë. Më vonë ata u pyetën sesi e krahasonin statusin e tyre me atë të njerëzve me të cilët po flisnin.
Në secilin prej bisedave me email, personi që e mendonte veten si me status më të lartë sesa tjetri e përdorte më pak fjalën “unë”.
Eksperimenti i pestë
Gjatë eksperimentit të fundit, kërkuesit krahasuan komunikimet me email që kishin mbledhur prej ushtarakëve në Irak. Kërkuesit zbuluan se në çdo bisedë të analizuar, personi me gradë më të ulët ushtarake e përdorte përemrin vetor më shumë.
Rezultatet
Njerëzit që e kanë në fjalorin e tyre përemrin “unë” janë më pak të sigurt te vetja, flasin shumë rreth vetes, por nuk besojnë se mund të arrijnë shumë gjëra.
Dr. Penbejkër tha: “Nëse unë jam një person me status të lartë, mendoj për atë që ti duhet të bësh. Nëse jam një person me status të ulët, atëherë do të mendoj më shumë rreth gjërave që duhet të bëj vetë”.
Shkencëtarët zbuluan se femrat prireshin ta përdornin fjalën “unë” më shumë sesa meshkujt. Gjithashtu të rinjtë, ata që kërkojnë karrierë dhe personat në ankth ose depresion e përdornin gjithashtu përemrin vetor më shumë.
U zbulua po ashtu se personat që gënjejnë e përdorin më pak fjalën “unë” gjatë historive të sajuara.

Related

Psikologji 7754743426547512975

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item