Rreth gjysma e kongresmenëve amerikanë janë ‘Milionerë’

Për herë të parë në histori, gjysma e të zgjedhurve në Kongresin e SHBA-së janë milionerë dhe numri i tyre është i barabartë mes demokratëve...

Për herë të parë në histori, gjysma e të zgjedhurve në Kongresin e SHBA-së janë milionerë dhe numri i tyre është i barabartë mes demokratëve dhe republikanëve, njoftohet në analizën e një shoqate që monitoron dhe operon në fushën e influencës së parave në politikë.

Të paktën 268 nga 534 të zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin amerikan  kanë deklaruar, për vitin 2012, një pasuri prej mbi një milion dollarësh, në deklaratat obligatore që paraqiten çdo vit në Kongres, një mesatare që arrin në të paktën 1 008 767 dollarë secili, theksohej në raportin analitik të Qendrës së Politikave Kunërpërgjigjëse, në fanqen e internetit të www.OpenSecrets.org.
Republikanët dhe demokratët kanë një ndarje të barabartë pothuajse, me një avantazh milimal të demokratëve, pasuria mesatare e të cilëve arrin në 1,04 milionë dollarë përkundër 1 milion dollarë, për republikanët.
Cila do qoftë partia, pasuria është rritur përgjatë një viti me, 990 mijë dollarë më shumë, të deklaruara për vitin 2011 për demokratët dhe 907 mijë dollarë më shumë për republikanët.
Rrjedhimisht gjatë këtij vitit, 257 të zgjedhur në Kongres, rreth 48 për qind e mandateve të intitucionit ligjvënës në SHBA, e kishin tejkaluar nivelin prej një milion dollarësh.
Kongresmeni më i pasur është përfaqësuesi Darrell Issa, republikani nga Kalifornia, i cili e ka arritur këtë pasuri përmes sistemit të tij antigrabitje për autoveturat e modelit ”Viper”, për më tepër niveli i paurisë së tij arrin në 598 milionë dollarë./

/I.P/ ATSH-AFP/

Related

Botë 1037994013889637829

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item