Njerëzit mendërisht të fortë: Disa situata që duhet të shmangni
Për të gjithë ata që gjatë gjithë kohës shqetësohen për gjendjen fizike dhe shëndetësore, kur vjen puna deri në gjendjen mendore atëherë çës...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/njerezit-menderisht-te-forte-disa.html
Për të gjithë ata që gjatë gjithë kohës shqetësohen për gjendjen fizike dhe shëndetësore, kur vjen puna deri në gjendjen mendore atëherë çështja bëhet serioze. Veçanërisht për sipërmarrësit, artikuj të shumtë flasin për karakteristikat kritike të gjendjes mendore të tyre.
Megjithatë, gjendja mendore mund të përcaktohet duke identifikuar gjërat që individët nuk bëjnë. Sipas listës së hartuar nga Amy Morin, një psikoterapist dhe punëtor i liçencuar i klinikës sociale, thuhet:
Ndjenja e keqardhjes për humbjen e kohës
Ju mund të shihni njerëz mendërisht të fortë , qe nuk ndjejnë keqardhje në rrethana të caktuara. Ata kanë mësuar të jenë përgjegjës për veprimet e tyre, dhe e kanë të qartë që jeta ,shpesh herë nuk është e drejtë me ta. Ata janë në gjendje të përballojnë rrethana të vështira si rezultat i mësimeve të nxjerra.
Nuk e vënë në dukje pushtetin e tyre.
Njerëzit mendërisht të fortë shmangin situatat për t’u ndjerë inferiorë apo të këqinj. Ata e kuptojnë se ata janë në kontroll të veprimeve dhe emocioneve të tyre
Struken nga Ndryshimet.
Njerëzit mendërisht të fortë e përqafojnë ndryshimin dhe e mirëpresin atë. “Frika,” e tyre më e madhe në qoftë se ata e kanë një të tillë, nuk është e panjohur.Nqs përballen me një mjedis ndryshe ata fillojnë të ndihen të pasigurt duke nxjerrë në pah më të mirën e tyre.
Humbja e kontrollit
Njerëzit mendërisht të fortë nuk ankohen (shumë) në lidhje me trafikun e keq, bagazhet e humbur, apo për njerëzit e tjerë, duke e ditur se këta faktorë në përgjithësi janë të kontrollueshëm nga vetë ata. Në një situatë të keqe, ata pranojnë se janë në gjendje të kontrollojnë përgjigjet dhe qëndrimin e tyre.
Janë në merak për të kënaqur të tjerët
Një person mendërisht i fortë përpiqet që të jetë i sjellshëm dhe i drejtë. Është i gatshëm të kënaqë të tjerët kur është e nevojshme, dhe nuk ka frikë të ngrejë zërin aty ku duhet.
Frikësohen nga rreziqet
Një person mentalisht i fortë është i gatshëm për të përballuar rreziqe të ndryshme. Një individ është në gjendje të parashikojë rreziqet dhe përfitimet e saj.
Ndalen në të kaluarën
Njohja dhe përvojat e të kaluarës i japin forcë dhe energji.Por, një person mentalisht i fortë është në gjendje të shmangë zhgënjimet e së kaluarës apo fantazitë e “ditëve të lavdisë” së shkuar. Ata investojnë pjesën më të madhe të energjisë së tyre në krijimin e një të tashme optimale./ATSH