Pse kaq shumë njerëz e urrejnë punën e tyre?
Një nga arsyet që shumë njerëz me arsim të lartë urrejnë punën e tyre është se ata zgjedhin një karrierë konservatore të cilën duhet t’a ngi...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/pse-kaq-shume-njerez-e-urrejne-punen-e.html
Një nga arsyet që shumë njerëz me arsim të lartë urrejnë punën e tyre është se ata zgjedhin një karrierë konservatore të cilën duhet t’a ngisin shkallë-shkallë, kur janë ende të rinj (dmth, menjëherë pas universitetit).
Për herë të pare e zgjedhin karrierën e tyre në moshën 22 vjeçare:
*Ata nuk kanë asnjë ide se çfarë dëshirojnë të bëjnë me jetën e tyre.
*Ata nuk kanë njohuri për mundësitë që ofron kjo karrierë në dispozicion të tyre.
*Ata ndjejnë nevojën për të fituar para, sepse janë të pavarur nga prindërit e tyre për herë të parë.
Pastaj, pasi ushtrojnë profesionin e parë për 7-10 vjet, ata ndihen të mbyllur,dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë tjetër /se si ta ndryshojnë. Ata ecin mjaft mirë financiarisht në karrierën e tyre të parë, dhe e mendojnë të rrezikshme nqs e ndërrojnë atë. Kështu që vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë gjatë gjithë të jetës së tyre.
Kjo duket më qartë tek juristët, profesorët, bankierët, ndonjëherë edhe tek mësuesit.
Mënyra se si vlerësohen vendet e punës sot kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme.
Privilegji i të ndjerit i përmbushur nga puna që bëni, apo të qenët një burim i lumturisë është një fenomen shume i përhapur kohët e fundit.
*Shumë punë, u mundësojnë njerëzve të përballojnë jetën dhe të mbijetojnë.
*Revolucioni Industrial dhe pastaj sindikatat paraqitën sigurinë e punonjesve.
*Në qoftë se keni fatin të punoni me një grup të mirë, do të ndiheni më të qetë.
*Shumica e punëve sipas standarteve të natyrës së tregut i jep mundësinë çdo punonjësi për të nxjerr në pah aftësitë dhe arritjet profesionale.
Sot, kur ju shikoni rreth jush, në mediat sociale , ju njiheni me njerëz që e duan punën e tyre, ose të paktën janë të detyruar t’iu bejnë të nënkuptoni se ata e pëlqejnë punën e tyre.
Një punë mund të bëhet e kënaqshme thjesht për shkak se ju keni zgjedhur të bëni atë punë në vend të një tjetre, dhe sepse ajo ishte alternativa e vetme.
(Unë kam qenë një fermer për disa vjet në të njëzetat e mia, e doja atë punë ! Por unë gjithashtu u rrita në një fermë, dhe mund t’iu garantoj se në qoftë se unë do të merresha me bujqësi gjithë jetën time vetëm për shkak se do jetoja aty, unë do ta urreja atë.)
Për ta përmbledhur: njerëzit e urrejnë punën e tyre, sepse, tani më shumë se kurrë, ekziston mundësia për ta dashur punën tënde… dhe ata nuk munden ta bëjnë.
Shumë punë të mërzisin
Edhe në qoftë se ju pëlqen puna që ju paguan mire ,ka gjasa që ta urreni profesionin tuaj.
Punët nuk janë krijuar me idenë për t’i bërë njerëzit të cilët punonjë të lumtur, por me idenë për të bërë para.
Përvoja e punonjësit është konsideruar vetëm për vendosjen e niveleve të pagave dhe adresimin e kërkesave të rregullave.
Kapitalizmi ka treguar një indiferencë të qartë në përvojën e shumicës së tyre të cilët punojnë për të krijuar pasuri./ATSH