Japoni – Mbi 4 000 policë në ndjekje të një përdhunesi

Rreth 4000 policë dhe 850 mjete, helikopterë, varka si dhe qen të stërvitur janë vënë në gjendje operative nga policia, që është që nga dita...


Rreth 4000 policë dhe 850 mjete, helikopterë, varka si dhe qen të stërvitur janë vënë në gjendje operative nga policia, që është që nga dita e djeshme në ndjekje të një të dyshuari për përdhunime, i cili është në arrati.

Sipas shumë mediave, Yuta Sugimoto, 20 vjeç, i dyshuar se ka marrë pjesë në një prëdhunim në grup kundrejt një femre në qytetitn e Kavasakit në datën 2 janar, ka arritur t’i shpëtojë disa trupave të policisë që po e shoqëronin për në rajon.
Sipas të përditshmes “Sankei”, policia ka angazhuar menjëherë një ndjekje në masë, por deri tani pa sukses.
Shkollat e zonës ku mendohet se ndodhet përdhunuesi, kanë këshilluar nxënësit që të mos lëvizin vetëm nëpër rrugë por të jenë gjithnjë të shoqëruar me dikë të afërm.

Këto masa kaq të larta të marra nga policia shpjegohen me faktin se krimet e dhunshme në japoni janë shumë të rralla dhe se është një nga vendet me nivelin më të ulët të kriminalitetit në botë./ ATSH-AFP/ 

Related

Botë 9050064703773996635

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item