Umeå – Kryeqytet i kulturës evropiane

Pas 16 vjetësh përsëri një qytet suedez bëhet kryeqytet i kulturës evropiane. Pas Stokholmit vjen tani Umeå, që është deri tani kryeqyteti m...

Pas 16 vjetësh përsëri një qytet suedez bëhet kryeqytet i kulturës evropiane. Pas Stokholmit vjen tani Umeå, që është deri tani kryeqyteti më verior i kulturës evropiane.

Umeå ka plane ambicioze. Për këtë nuk lë asnjë dyshim Anna Olofsson. “Synimi kryesor i kryeqytetit kulturor është rritja e tij”, – thotë shefja e marketingut të qytetit në Suedinë e Veriut. Në dhomën e pritjes së bashkisë ajo tregon në mënyrë energjike një plan të qytetit në mur dhe shpjegon, se qëllimi është joshja e investitorëve. “Ne duhet të shtohemi, për të ofruar shumëllojshmëri ofertash, gjë që pritet nga një qytet modern”, – thekson ajo. Që tani Umeå është një nga qytetet me rritjen më të shpejtë në Suedi. Në 50 vitet e fundit popullsia është trefishuar. Ndërkohë, në qytet jetojnë 80.000 njerëz, së bashku me rrethinat janë 116.000. Olofsson shpreson që popullsia të dyfishohet dhe të arrijë në 200.000.

Related

Kultura 2585825270773026475

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item