KE: Nuk ka kërkesa për rikthimin e vizave në Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian bëri të ditur sot se asnjë nga vendet anëtare të BE-së deri tani nuk kanë bërë kërkesë për rikthimin e vizave për vendet ...

Komisioni Evropian bëri të ditur sot se asnjë nga vendet anëtare të BE-së deri tani nuk kanë bërë kërkesë për rikthimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Zyrtari për informim i KE-së, Mikele Çerkone, bëri të ditur se prej nesër hyn në fuqi “mekanizmin mbrojtës” për rikthimin emergjent të vizave. Çerkone tha se nuk ka pasur zhvillime të reja gjatë tri javëve të fundit sa i përket fluksit masiv të azilkërkuesve të rrejshëm.

Shumë vende anëtare të BE-së kanë shprehur shqetësime për shkak të fluksit të azilkërkuesve, të cilët kanë keqpërdorur regjimin pa viza. Ndërkohë, autoritetet belge theksuan se numri i azilkërkuesve nga vendet e treta është zvogëluar katërfish gjatë 2013. Vetëm në Gjermani është regjistruar rritja e numrit të azilkërkuesve të rrejshëm. Rritja e kërkesave ka ndodhur pasi Gjykata Supreme e Gjermanisë ka rikthyer vendimin për ndihmë financiare dhe kushte të tjera për azilkërkuesit, që mund të qëndrojnë për gjashtë muaj. Ndërprerja e mundshme e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që i gëzojnë në udhëtimin pa viza drejt vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, nuk do të ndodh kaq lehtë dhe në rast se një apo disa vende të BE-së shtrojnë kërkesë për aktivizimin e mekanizmit “klauzola mbrojtëse”. Me aktivizimin e saj, hqipëria dhe vendet e tjera të rajonit munden përsëri të marrin viza për periudhën prej gjashtë muajsh deri në një vit, nëse përcaktohet se një numër i madh i kërkuesve të rremë të azilit të këtyre vendeve kanë arritur në ndonjërën prej anëtareve të BE-së.
Por, sipas ekspertëve të Brukselit zyrtar, i gjithë ky proces do të ishte i vështirë për ngritjen e hyrjes së tij të plotë në fuqi nëse dihet se jo vetëm Komisioni Evropian por edhe Këshilli i BE-së dhe Europarlamenti duhet të japin miratim që një vend ta humbas liberalizimin e vizave që të mund të jetë proces i gjatë dhe i parealizueshëm.

Related

Lajme 2783177323420202243

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item