“Mein Kampf” i Hitlerit bëhet bestseller digjital
Ndërkohë që Gjermania merr masa kundër përhapjes së librit të Adolf Hitlerit “Mein Kampf”, botimet dixhitale në anglisht të manifestit të Hi...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/mein-kampf-i-hitlerit-behet-bestseller.html
Ndërkohë që Gjermania merr masa kundër përhapjes së librit të Adolf Hitlerit “Mein Kampf”, botimet dixhitale në anglisht të manifestit të Hitlerit tërheqin dhjetëra mijëra të interesuar në iTunes dhe Amazon Kindle.
Prej 70 vjetësh libri më kontrovers i Gjermanisë, “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit, nuk mund të sigurohet zyrtarisht. Por interneti është histori tjetër. Prej nëntorit 2012 vepra e famshme e Hitlerit mund të shkarkohet në formë dixhitale në gjuhën angleze. Amazon.com e ofron librin elektronik (Ebook) për vetëm 73 cent (0,99 dollarë), në iTunes atë mund ta blesh për 2,20 euro (2,99 dollarë).
Kërkesa është e madhe. Gjatë muajve të fundit libri i Hitlerit është ngjitur në vendet e sipërme të listës së librave më të shitur të tregtarëve online dhe mund ta gjesh për shembull diku nga kreu në kategorinë e Amazon “Propagandë dhe psikologji politike”. Libri i Hitlerit u vlerësua madje me 3,8 yje nga pesë të mundshëm në faqen amerikane të internetit të Amazon.
354 komente kanë lënë lexuesit deri tani, ndër to edhe të tillë që e vlerësojnë librin dhe e cilësojnë si një “përkthim magjepsës”, apo të tjerë që mohojnë se shfarosja në masë dhe kampet e përqendrimit kanë ekzistuar ndonjëherë. /DW