Ateisti afgan fiton azilin në Angli në baza fetare
Një shtetas i Afganistanit ka fituar azilin në Mbretërinë e Bashkuar në baza fetare – vetëm pasi është ateist. Avokatët e këtij burri, të ci...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/ateisti-afgan-fiton-azilin-ne-angli-ne.html
Një shtetas i Afganistanit ka fituar azilin në Mbretërinë e Bashkuar në baza fetare – vetëm pasi është ateist.
Avokatët e këtij burri, të cilit nuk i është zbuluar identiteti, thanë të mërkurën se ai kishte arritur në Britani më 2007, kur ishte vetëm 16 vjeç, dhe gradualisht kishte humbur fenë e tij islame.
Ata argumentojnë se i njëjti, si mohues i fesë, do të ishte dënuar me vdekje, nëse do të riatdhesohej për në Afganistan.
Kjo thuhet të jetë hera e parë që një person ka fituar azil në Mbretëri të Bashkuar, në bazë të ateizmit të tyre.
Ekipi ligjor i këtij azilkërkuesi, kishte parashtruar rastin në zyrën britanike të emigrimit, duke u thirr në Konventën e Kombeve të Bashkaura.
Kjo konventë ndërlidhet me statusin e refugjatit, e cila mbron njerëzit nga përndjekja në baza racore, fetare, kombëtare, opinioneve politike, ose pjesëmarrjes në ndonjë grup shoqëror./Indeksonline/