Gënjeshtarët sëmuren më shpesh

Kërkuesit kanë zbuluar se sa më shumë të gënjesh, aq më keq ndihesh jo vetëm nga pikëpamja mendore, por edhe ajo fizike. Njerëzit më pak të ...

Kërkuesit kanë zbuluar se sa më shumë të gënjesh, aq më keq ndihesh jo vetëm nga pikëpamja mendore, por edhe ajo fizike. Njerëzit më pak të sinqertë sëmuren më shpesh. Është me lehtë për ta të kenë dhimbje koke, dhimbje fyti, të ndihen të depresionuar, të stresuar dhe nervozë

Përralla e Pinokut e ka shpjeguar me kohë. Edhe nënat, që nga vitet e para të jetës, u thonë të vegjëlve të mos thonë “gënjeshtra’. Dhe dihet që në fund të fundit janë ato që kanë gjithmonë të drejtë. Tani një studim shpjegon se të gënjesh s’i bën mirë shëndetit. Kërkimi është rezultati i një eksperimenti, i prezantuar në seminarin e “American Psychological Association” në Orlando Florida. Ajo që e ka rishkruar përrallën e Xheptos dhe të Pinokut është ekipi i Anita Kelly, docente e psikologjisë në  “University of Notre Dame” të Indiana, që i ka bërë testin e makinës së të vërtetës 110 personave nga mosha 18 deri në 71 vjeç, duke ndërthurur për dy muaj numrin e gënjeshtrave të thëna në javë me gjendjen shpirtërore dhe fizike të pjesëmarrësve në këtë kërkim.


Testi

Kërkuesit kanë zbuluar sesa më shumë të gënjesh, aq më keq ndihesh jo vetëm nga pikëpamja mendore, por edhe nga ajo fizike. Njerëzit më pak të sinqertë sëmuren më shpesh. Është më e lehtë për ta të kenë dhimbje koke, dhimbje fyti, të ndihen të depresionuar, të stresuar dhe nervozë. Sepse të thuash gënjeshtra duket se i bën keq trupit, por edhe shpirtit. Studiuesit i ndanë vullnetarët në dy grupe. Njërit grup iu rekomandua të mos thoshin kurrë gënjeshtra, askujt dhe për asnjë arsye. Mund të refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjes, të ruanin një sekret, por jo të thoshin gënjeshtra. Përkundrazi, grupi tjetër, u la i lirë të thoshte gënjeshtra pa iu dhënë asnjë instruksion i veçantë. Psikologët vunë re se në të dyja grupet, njerëzit më të sinqertë jetonin më mirë. Sa më pak gënjeshtra korrespondonte me një shëndet më të mirë. “Kishte një lidhje shumë të fortë mes gjendjes shëndetësore dhe marrëdhënies me njerëzit e tjerë dhe reduktimit të numrit të gënjeshtrave të përditshme. Mund të evitoheshin probleme psikologjike si melankolia dhe tensionet, por edhe ato fizike si dhimbja e fytit dhe e kokës”, tha Anita Kelly, koordinatorja e studimit. Ndërkaq, rezultate pozitive viheshin re edhe në marrëdhëniet ndërpersonale, që bëheshin më “lineare”, që nga momenti kur thuheshin më pak gënjeshtra, si të vogla, si të mëdha.



Sinqeriteti dhe mirëqenia

Ekuacioni “më pak gënjeshtra = me më shumë shëndet” ka rezultuar veçanërisht solid në grupin ku kërkohej të thuhej gjithmonë e vërteta. Mesatarisht këta vullnetarë thanë më pak se një gënjeshtër në javë. Po ashtu nga studimi doli se në javët “më të sinqerta” mirëqenia rritej ndjeshëm. Për të dhënë një ide të këtij efekti, po themi se 3 herë më pak gënjeshtra në javë krahasuar me ato të mëparshmet, korrespondonte me një numër shqetësimesh psikologjike 4 herë më të vogla dhe një numër rreth 3 herë më të vogël të problemeve fizike. “Të thuash të vërtetën ul nivelin e stresit, ndërsa të jetuarit në një konflikt të brendshëm që të çon te gënjeshtrat i shton një peshë të madhe tensioni jetës së përditshme. Këto rezultate konfirmojnë plotësisht ato të arritura në një punë të mëparshme”, shpjegon Linda Stroh, profesoreshë e mënyrave të sjelljes në “Loyola University” të Çikagos.



Roli i mendjes


Por ta cilësosh ndershmërinë si një terapi, paralajmërojnë specialistët, do të ishte një hap i nxituar. “Është me siguri një hap i rëndësishëm. Edhe pse jam pak skeptike se ndershmëria mund të kontribuojë që të jemi më të shëndetshëm fizikisht, por jam e  sigurt që është kështu në nivel psikologjik. Të thuash të vërtetën ju bën të ndiheni të lirë dhe pastaj të nisni një cikël të ri që nis aty ku përfundon i pari. Prandaj sa herë ndihemi keq u kërkojmë personave me të cilët ndërveprojmë të na tregojnë të vërtetën. Edhe pse shpesh e vërteta është e hidhur është mjeti më i mirë për të reaguar në një situatë, qoftë kjo edhe komplekse”, komenton psikologu Robert Feldman i Universitetit të Massachusetts di Amherst. Pavarësisht të gjithave mund të themi se për njerëzit më pak të sinqertë jeta mund të jetë më e komplikuar. Po ashtu të dalësh nga vorbulla e gënjeshtrave mund të shndërrohet në një sipërmarrje të vështirë.

Related

Shëndet & estetikë 4930346289821942768

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item