E ardhmja e Internetit. Si do të na ndryshojë?
Interneti është një fenomen që haset kudo, por që me sa duket u shfaq nga askund. Kjo ka lidhje me përmirësimet eksponenciale kompjuterike. ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/e-ardhmja-e-internetit-si-do-te-na.html
Interneti është një fenomen që haset kudo, por që me sa duket u shfaq nga askund. Kjo ka lidhje me përmirësimet eksponenciale kompjuterike. Pak njerëz e kuptojnë se Interneti është ende në fillimet e tij dhe ka shumë evolucion për të bërë. Pra, cila është e ardhmja e këtij mediumi? Si do të vazhdojë ta formësojë jetën tonë në vitet 2020, 2030, 2040?
Është e vështirë për trurin e njeriut, të kuptojë pasojat e rritjes eksponenciale, por Interneti është një shembull i mirë, sepse pak njerëz e shihnin si diçka që do të dilte në plan të parë.
Hidhini një sy grafikut të mëposhtëm nga Ray Kurzweil në vitin 2001 në artikullin “Ligji i kthimit të përshpejtuar”, që tregon rritjen e Internetit në shkallë lineare.
Nga këndvështrimi antropologjik, këto teknologji tashmë e kanë ndryshuar atë çfarë do të thotë të jesh njeri. Ne, tani mund të zgjasim mendimet tona dhe ruajtjen e tyre në mediumet e tjera. Jemi të pranishëm në internet më tepër, duke u bërë gjithnjë e më të integruar me “botën reale” të prezencës. Zhvillimet e teknologjisë së informacionit në horizontet e afërta do të mund të trazojnë linjat mes këtyre dy versioneve.
Kjo na sjell shumë afër një qytetërimi global që çrrënjos gjeografinë. Nuk ka rëndësi se ku ndodheni në planetin Tokë, në vitet 2030 ose 2040. Sigurisht, zhdukja e gjeografisë është e arritshme në një masë sot, pasi kushdo mund të telefonojë ose bisedojë në Skype për të komunikuar gojarisht me dikë në Belgjikë apo Kinë. Por ky proces është relativ, pasi nuk mund të ndërveprosh fizikisht me dikë në Belgjikë ose në Kinë, për shkak se “bota reale” dhe ajo virtuale, ende nuk janë bashkuar plotësisht. Një bashkim i tyre i plotë do të ndryshojnë çdo aspekt të mënyrës se si jetojmë jetën tonë dhe se si do të bashkëveprojmë me pjesën tjetër të njerëzimit.
Si do ta ndryshojnë Botën këto zbulime të avancuara që përkthehen në tunele hapësirë - kohë?
Si mendoni se do të ndryshojë jeta juaj nëse interneti vazhdon të rritet dhe të zhvillohet me këto ritme?
Huffingtonpost.com | Cadell Last – Antropolog Evolucioni