Verbëria tek diabetikët

Retinopati diabetike është një komplikacion që ndodh tek personat me diabet, e cila shkakton dëme progresive në retinë. Diabeti është një së...

Retinopati diabetike është një komplikacion që ndodh tek personat me diabet, e cila shkakton dëme progresive në retinë.

Diabeti është një sëmundje që ndërhyn në aftësinë e trupit për të prodhuar insulinën, e cila mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore.
Shumë sheqer në gjak mund të shkaktojë dëme në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe sytë.
Me kalimin e kohës, diabeti ndikon në sistemin e qarkullimit të gjakut të retinës.
Kjo sëmundje sjell dëmtim të enëve të gjakut e për pasojë enjtje të indeve të syrit dhe dobësim të shikimit.
Retinopatia diabetike prek të dy sytë dhe nëse ajo nuk kurohet mund të sjellë edhe verbim.
Rreziku i humbjes së shikimit tek personat diabetikë është 25 herë më i madh se tek njerëzit e tjerë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, diabeti është sëmundja e tretë në botë që sjell vdekjet të parakohëshme, pas sëmundjeve kardiake dhe onkopatologjisë.
Në botë llogariten rreth 350 milion persona të prekur me diabet. Në vendin tonë, megjithëse nuk ka të dhëna të sakta, një në 20 persona preket nga diabeti dhe në total llogariten 70-75 mijë persona të sëmurë.
Vendi ku është më i përhapur diabeti është Amerika ku çdo 20 minuta regjistrohet një rast i ri, ndërsa në Europë, një rast konstatohet çdo 40 minuta./TCH/
Femina.

Related

Shëndet & estetikë 3408482406626280640

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item