Raporti i UNICEF-it Alarmi, Shqipëria në “listën e zezë” për fëmijët e zhdukur

5.7% e fëmijëve romë, të paregjistruar   Mosregjistrimi, shkak për abuzim dhe trafikim Në një raport të përgatitur nga UNICEF-i për numrin e...

5.7% e fëmijëve romë, të paregjistruar
 Mosregjistrimi, shkak për abuzim dhe trafikim



Në një raport të përgatitur nga UNICEF-i për numrin e fëmijëve të paregjistruar nën 5 vjeç, Shqipëria futet në “listën e zezë”. Janë 5.7% e fëmijëve romë, të cilët ende nuk janë regjistruar dhe nuk ka asnjë të dhënë për ta. Mosregjistrimi bëhet shkak “që fëmijët të bien pre e neglizhimit dhe e abuzimit dhe në mënyrë të pashmangshme, dhe potenciali i tyre do të zvogëlohet edhe më shumë”, – thuhet në raport. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme si dhe Ministria e Shëndetësisë raportojnë se numri i lindjeve nga maternitetet apo shtëpitë e lindjes drejt zyrave të Gjendjes Civile është i ulet. Raporti “E drejta e çdo fëmije që lind” nxjerr në pah se “vetëm 16 për qind deklarojnë se raportojnë pranë zyrave të Gjendjes Civile një here në tre muaj, sipas kërkesës së ligjit të Gjendjes Civile, duke e bërë të vështirë që lindjet e ndodhura të ndiqen nga zyrat e Gjendjes Civile”. Fëmijët që nuk regjistrohen që në lindje ose që nuk kanë dokumente identifikimi, janë shpesh të përjashtuar nga mundësia për arsimim, kujdes shëndetësor dhe mbrojtje. “Në raste trazirash dhe konfliktesh, ribashkimi i fëmijëve me familjarët e tyre bëhet dhe më i vështirë, për shkak të mungesës së dokumentacioneve”, – thekson raporti në fjalë.

230 milionë

Numri i fëmijëve të regjistruar në lindje është shumë i ulët. Raporti i UNICEF-it paraqet një situatë shqetësuese për qeveritë në mbarë botën. Sipas të dhënave, rreth 230 milionë fëmijë nën pesë vjeç nuk janë të regjistruar, pra afërsisht 1 në 3 fëmijë në mbarë botën. “Regjistrimi i fëmijëve, si një komponent thelbësor për regjistrin civil, përmirëson cilësinë e statistikave të një vendi dhe ndihmon në një planifikim më të mirë dhe për një qeverisje me efiçente”, – përmendet në raport.Sipas UNICEF-it, lindjet e paregjistruara janë shenjë e padrejtësive dhe e pabarazive. Fëmijët më të ndikuar nga këto pabarazi, janë fëmijët që vijnë nga grupe etnike të ndryshme, nga zona rurale të thella, fëmijë nga familje të varfra ose nga nëna të paarsimuara.


Fëmijët shqiptarë, të zhdukur në Greqi
 13 vjet më parë nga qendra “Agia Varvara” apo “Shën Barbara” që ndodhej në Nea Smyrni të kryeqytetit grek janë zhdukur 487 fëmijëve shqiptarë. Autoritetet nuk kanë gjetur ndonjë person përgjegjës për këtë. Çdo pesë vjet, rinisin hetimet dhe përsëri mbyllen pa identifikuar apo gjetur fajtorët e zhdukjes të këtyre fëmijëve. Kështu ndodhi edhe një muaj më parë. Pas debateve në Parlamentin grek dhe pas kritikave të OKB-së, Prokuroria e Athinës rihapi hetimet. Me rihapjen e hetimeve, zyra e Avokatit të Popullit mendon se Prokuroria greke duhet të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare për të zbardhur këtë mister. Policia ka gjetur dhe ka identifikuar 4 nga fëmijët që kanë qenë të strehuar në këtë qendër, por ata nuk janë pyetur ndonjëherë nga pala greke për të zbardhur çështjen. Sipas të dhënave të publikuara nga fondacioni “The Swiss Terre Des Hommes”, fëmijët janë bërë pre e trafikantëve apo tutorëve që paguanin 500 euro për pronësinë e fëmijës. Policia shqiptare në atë kohë ka identifikuar vetëm 32 fëmijë të zhdukur nga Shqipëria. Familjet shqiptare i kishin denoncuar si të zhdukur, por që nga ajo kohë vendndodhja e tyre nuk dihet./standard

Related

Lajme 5460991896899996779

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item