Mbijetesa e shqiptarëve në Ukrainë

Katër fshatra që flasin shqip në veriun e ftohtë. Si ruhet tradita gjuhësore dhe traditat zakonore nga komuniteti i shqiptarëve atje. Rrëfim...


Katër fshatra që flasin shqip në veriun e ftohtë. Si ruhet tradita gjuhësore dhe traditat zakonore nga komuniteti i shqiptarëve atje. Rrëfim për shqiptarët që bashkëjetojnë mes dy kulturash të largëta. Katër fshatrat janë të banuara nga Shqiptarët që janë vendosur rreth shekullit XVIII dhe ato quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki) dhe Gamovra (Xhandran). Fshati kryesor është Karakurt. Këto katër fshatra shqiptare mbijetojnë ende dhe sot. Ata kanë një urbanistikë të thjeshtë.
Shtëpitë fillimisht qenë ndërtuar prej balte të pjekur, më pas u përdor guri i gdhendur dhe u bënë më monumentale. Hyrja në shtëpi bëhet nëpërmejet dhomës së zjarrit, në njërën anë që dhoma e vogël e ndenjes dhe në anën tjetër është dhoma e madhe e miqve. Në këto shtëpi gatuhet me oxhak. Aty është furra,(kymbet) dhe pranë saj minderi prej balte. Pjesa e brendshme zbukurohet me qilima dekorative, dhomat kanë mobilje druri. Kanë dhe një furrë në oborr të shtëpisë. Pranë katër fshatrave ka nga një kishë të cilat kryejnë të gjitha rritet fetare sipas mënyrës së lindjes. Popullsia shqiptare e këtyre fshatrave i ruan traditat e veta, pasi ata kanë folklorin gojor dhe koreografik. Gratë thurin qilima me motive shqiptare dhe përdorin zbukurimet prej argjenti me motive të vjetra. Vathët janë në formë unaze dhe ruhen në vite kostumet e hershme kombëtare si dhe paftat e brezit prej argjendi.
Shqiptarët e Ukrainës fillimisht u vendosën në veri të Odesës 220 km në fshatin Karakut së bashku me bullgarët dhe gagauzët. Në fillim të vitit 1860 një pjesë e fshatit Karakut u shpërngul në rajonin e brigjeve të detit Azov rreth 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje, Gjeorgjevka, Gamovra ku jetojnë edhe sot që këtë tokë ja dhuroi Katerina -II- e Rusisë. Ata kanë nevojë për shqiptarë, pasi nuk kanë njeri tjetër për t’u mësuar gjuhën shqipe. Në arkivin e tyre ruhen një numër i madhe fotografish të vjetra dhe kostume prej 195 vjetësh që kur kanë ardhur këtu. Është për të ardhur keq deri më sot, pasi asnjë dietar shqiptar i Istitutit të Kulturës Popullore nuk ka qenë në fshatrat shqiptare të Odesës. Nuk mund të kuptohet dot pse askush nuk ka qenë i interesuar të takojë këta njerëz, të vizitojë shtëpitë e tyre dhe të shohin si ata e ruajnë me aq fantatizëm tradicionalitetin e tyre shqiptar.

Related

Lajme 8924803650886938566

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item