Ja se si po e bën Facebook-u më të vlefshëm furnizuesin e lajmeve

Njerëzit e përdorin çdo ditë Facebook-un jo vetëm për të komunikuar me miqtë apo për t’u lidhur me ta, por edhe për të marrë lajmet e fundit...

Njerëzit e përdorin çdo ditë Facebook-un jo vetëm për të komunikuar me miqtë apo për t’u lidhur me ta, por edhe për të marrë lajmet e fundit mbi ndodhitë më të fundit në botë. Në fakt, sondazhet e kryera kohët e fundit tregojnë se njerëzit po i përdorin gjithmonë e më tepër rrjetet sociale si burimin kryesor të marrjes së informacioneve më të fundit dhe Facebook-u është në krye të listës.
Vetëm gjatë vitit të fundit është vënë re nga Facebook-u se trafiku që vjen nga mediat është rritur me 170%. Sa vjen e më shumë, rrjeti social e kupton më mirë se çfarë duan të shohin njerëzit dhe u shfaq atyre lajme dhe postime më të vlefshme.
Në një postim në faqen zyrtare, Facebook-u ka deklaruar se po punon intensivisht për përmirësimin e algoritmit të furnizuesit të lajmeve, në mënyrë që t’u paraqesë përdoruesve një grumbull informacionesh që kanë më tepër rëndësi dhe interes për ta. Kompania po e bën këtë gjë pasi ka vlerësuar se njerëzit preferojnë më tepër linqet apo artikujt me cilësi të lartë në lidhje me ngjarjet e fundit, skuadrat e tyre sportive apo interesa të tjera që mund të kenë, në krahasim me postimet që shfaqin thjesht një “meme”. Kështu, së shpejti Facebook-u do të arrijë të dallojë më mirë ndryshimin mes artikujve me cilësi të lartë dhe do t’i shfaqë ato më shpesh dhe më lart në renditje në furnizuesin tuaj të lajmeve.
Por si do ta dijë Facebook-u se cilat postime t’i sugjerojë përdoruesve, pasi bëhet fjalë për të shfaqur gjatë një dite të vetme për shembull “Top 300” postime nga 1500 postime që mund të publikohen mesatarisht nga miqtë apo faqet që ndjek një përdorues. Ka disa kritere që do të merren parasysh:
- Sa shpesh ndërveproni me mikun në fjalë, faqen apo figurën publike (njerëzit e famshëm)
- Numri i pëlqimeve, komenteve apo shpërndarjeve që merr një postim në përgjithësi nga gjithë miqtë apo fansat, por edhe nga miqtë tuaj në veçanti
- Sa shumë keni ndërvepruar ju me këtë lloj postimi në të kaluarën
- Nëse ju apo përdorues të tjerë të Facebook-ut e kanë fshehur apo raportuar postimin
Një tjetër ndryshim që Facebook-u ka përmendur në postimin në faqen zyrtare është shtytja që do t’i japë komenteve të reja. Çfarë nënkupton kjo? Aktualisht, nëse shihni një postim në Facebook, ka pak gjasa që ta shihni sërish më vonë. Por, ndodh që pasi postimi është publikuar, miqtë tuaj të komentojnë dhe të fillojnë një bisedë në të. Kështu, ju nuk keni shumë mundësi për ta parë atë. Kjo është arsyeja pse Facebook-u po synon t’i rishfaqë postimet ku kanë komentuar miqtë tuaj, edhe pse mund t’i keni parë më parë ato, për t’ju ndihmuar të bëheni pjesë e tyre apo për të lehtësuar komunikimin me miqtë tuaj. (PCWorld Albanian)

Related

Lajme 4250227826693043066

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item