Organizohet konferenca kombëtare e bibliotekonomisë

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës sivjet, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, nga data 11-12 dhjetor, me fi...


Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës sivjet, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, nga data 11-12 dhjetor, me fillim në orën 10.00, nisin në Prishtinë Edicionin e VIII të Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë me temën “Bibliotekat Kombëtare - Kujtesa Kombëtare - Koleksionet Kombëtare”.
Gjithashtu, në këtë ditë, në orën 11.00, me rastin e 100-vjetorit të ditëlindjes së shkrimtarit Petro Marko, do të hapet edhe ekspozita “100 vjet Petro Marko” (organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë).
Gjatë këtyre dy ditëve të Konferencës, pritet të paraqiten me kumtesa njohës dhe ekspertë të fushave të caktuara të kulturës së informacionit dhe të bibliotekave e të bibliotekarisë nga Shqipëria dhe Kosova, si: Etleva Domi (Trashëgimia e shkruar kombëtare në perspektivën “Biblioteka pa mure”), Jehona Shala (Kujtesa e Kosovës - dija dhe urtësia), Alda Pani (Koleksionet Albanologjike “Porta të reja” dijeje), Mr. Tahir Foniqi (Historia e librit në Kosovë), Berat Dakaj (Domethënia e koleksioneve dhe e kujtesës kombëtare), Aida Braho (Qasja e lirë / e arsyeshme në burimet e kujtesës kombëtare - një sistem i ri komunikimi shkencor dhe kërkimor në dije), Adil Olluri (Revistat e vjetra në BKUK), Erena Hasko (Koleksionet historike audio vizuale në shërbim të kujtesës kombëtare), Flamur Maloku (Materialet bibliotekare, shenjat kulturore dhe historike).
Pasi në edicionin e sivjetmë tema bosht e konferencës është “Bibliotekat Kombëtare - Kujtesa Kombëtare - Koleksionet Kombëtare”, referuesit do t’i shprehin preokupimet e tyre dhe përvojat për ruajtjen e koleksioneve kombëtare, të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe e kujtesës kombëtare.

Related

Letërsi 3756219491525311554

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item