Obama i jep dorën Raul Kastros (Video)

Presidenti amerikan Barak Obama i ka dhënë sot dorën presidentit të Kubës Raul Kastros. Takimi ndodhi në Johanesburg gjatë ceremonisë në nde...


Presidenti amerikan Barak Obama i ka dhënë sot dorën presidentit të Kubës Raul Kastros. Takimi ndodhi në Johanesburg gjatë ceremonisë në nder të Nelson Mandelës. Fotot dhe videoja e këtij takimi krejt të rastësishëm, por qe mund te quhet historik po bëjnë bujë në të gjitha mediat amerikane të cilat komentojnë për këtë takim mes dy vendeve që janë në luftë të ftohtë prej gjysëm shekulli. Obama po ngjiste shkallët në stadiumin ku po mbahet ceremonia në nder të Mandelës dhe po takonte liderët botërorë. “Ai nuk bëri asnjë përpjekje për të shmangur Kastron dhe nuk shfaqi asnjë hezitim që ti jepte dorën atij”, shkruan Washington Post.

Ka më shumë se 50 vjet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me vendin komunist që nga revolucioni komunist i drejtuar nga Fidel Kastro.

Video:
http://abcnews.go.com/Politics/video/president-obama-raul-castro-shake-hands-at-mandela-memorial-21159026

Related

Video 3293777889666064736

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item