Angela Martini, femra më e bukur e vitit 2013 (FOTO)

Modelja e famshme shqiptare e njohur në mbarë botën, Angela Martini , është zgjedhur më e bukura e vitit sipas një sondazhi në internet të c...


Modelja e famshme shqiptare e njohur në mbarë botën, Angela Martini , është zgjedhur më e bukura e vitit sipas një sondazhi në internet të cilin e ka bërë revista Kosovarja në diasporë dhe revista Femra në Kosovë.
Martini me 2656 vota, është votuar si shqiptarja më e bukur e viti 2013, duke lënë pas këngëtaret si Rita Ora, Altuna Sejdiut, Bleona Qerreti, Elvana Gjata dhe Nora Istrefi.
Edhe pse këngëtarja Rita Ora, së fundmi është përfolur për stilin e veshjes dhe ndryshimin e shpeshtë të modelit te flokëve, nuk ka arritur që të dal para bukuroshes Angela Martini.
Bukuroshja, 24 vjeçare, Angela Martini e cila përfaqësoi vendin në “Miss Universe 2010”,po e vazhdon suksesin e saj, duke pushtuar revistat më prestigjioze të botës.
E zhvendosur në Zvicër në moshën 9 vjeçare së bashku me familjen e saj, bukuroshja shkodrane, ëndrrën e saj per modelizem e realizoi në qytetin e ëndrrave New York, në moshën 21 vjeçare duke pozuar me bikini për kompani të mëdha të modës si : “Elite NY”, “Linea e Sprint”, Guess femrash dhe reklamat për “JC Penney” e shumë reklama për “Mercedes-Benz”, “Fashion Week Miami” etj.
Renditja sipas sondazhit dhe pikët e fituara ANXHELA MARTINI (2656) 24%, RITA ORA (2428) 22%, ALTUNA SEJDIU – TUNA (1803) 16.3%, BLEONA QERRETI (1692) 15%, ELVANA GJATA (1524) 13.8%, NORA ISTREFI (925) 8.4 %.
Shqiptarja Martini, me bukurinë e saj e dëshmoj edhe vitin e kaluar si me e bukura shqiptare, duke qenë në kopertinat e revistës, e ka bërë ndër revistat me të shitura.









Related

Showbiz 3249120339813646579

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item