Fëmija më inteligjent në botë (VIDEO)

Fëmijët e ditëve të sotme duket se janë më tepër inteligjentë nga çfarë ishin më parë. Një djalë i vogël, në Barnsley të Britanisë së Madhe,...


Fëmijët e ditëve të sotme duket se janë më tepër inteligjentë nga çfarë ishin më parë. Një djalë i vogël, në Barnsley të Britanisë së Madhe, ka një koeficent shumë të lartë të inteligjencës, jashtë normales për një fëmijë të moshës së tij.
Sherwyn Sarabi, i cili është 4 vjeç e nëntë muaj, rezulton të ketë rezultatin e 160 pikëve në testin e bërë mbi inteligjencën e tij. Psiokologët thonë se ai mund të krahasohet me Albert Einstein, Bill Gates dhe Stephen Hawking, raporton “Daily Mail”.
Sherwyn ka qenë pjesë e organizatës së njerëzve të zgjuar, të quajtur “Mensa”, kur ishte në moshën tre vjeçare. Kur ishte vetëm tetë muajsh ai filloi të thoshte fjalët e para, ndërsa kur mbushi 20 muaj filloi të fliste rrjedhshëm. 4-vjeçari i ka lënë të gjithë pa mend, me nivelin e tij të inteligjencës, të cilin deri më tani nuk e ka asnjë fëmijë tjetër, në shkallën që e ka Sherwyn.
Fëmijët e tjerë 4-vjeçarë nuk e kanë filluar akoma shkollën, ndërsa Sherwyn po mëson lëndët që bëhen në klasën e tetë dhe të nëntë. Nëna e 4-vjeçarit inteligjent, Amanda, thotë se ai është një fëmijë i lumtur dhe se bën shumë pyetje. Deri më tani ai numëron 940 libra të lexuar, kryesisht enciklopedi, pasi kjo është dhe fusha e tij e preferuar.

Related

Video 6297676567400795714

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item