Zejneli: Gjenocid ndaj familjes Zeqiri si në kohën famëkeqe të Çubrilloviqit

Analisti dhe publicisti Xhelaj Zejneli ka deklaruar për INA se gjenocidi mbi familjen Zeqiri në Radishan të Shkupit përkujton kohën famëkeqe...


Analisti dhe publicisti Xhelaj Zejneli ka deklaruar për INA se gjenocidi mbi familjen Zeqiri në Radishan të Shkupit përkujton kohën famëkeqe të Çubrilloviqit. 

“Nën trysninë e politikës demonike sllavo-maqedonase, familja Zeqiri nga Radishani u detyrua të lërë vatrat e shtëpisë dhe t’i marrë rrugët e botës. Kjo ndodh në Evropën e shekullit XXI. Intoleranca ndaj shqiptarëve në Maqedoni rrënon themelet e bashkëjetesës midis dy popujve dhe parandalon ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe multikulturore”, nënvizon Zejneli.
Sipas tij, kjo shpërngulje dëshmon se është duke u realizuar projekti sllav për dëbimin dhe deportimin e dhunshëm të shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore, sidomos nga viset ku ata janë bashkësi etnike e pambrojtur.

“Dëbimi i kësaj familjeje atdhetare troket në ndërgjegjen e çdo shqiptari, e në veçanti të atyre që janë të thirrur për ta përfaqësuar këtë popull, duke mos e përjashtuar as inteligjencien shqiptare, të përshkuar nga indolenca dhe letargjia, oportunizmi dhe konformizmi.
Faktori politik shqiptar dhe inteligjencia shqiptare kurrë nuk duhet të harrojnë se boshti antishqiptar i krimit Shkup-Beograd-Podgoricë ende nuk ka hequr dorë nga planet shfarosëse të Çubriloviqit për zbrazjen e trojeve etnike shqiptare”, shkruan publicisti dhe profesori universitar Xhelal Zejneli.
Familja Zeqiri nga Radishani i Shkupit natën e së hënës përjetoi një tmerrë, ku persona të panjohur kanë hedhur dy bomba në shtëpinë e tyre. Ky akt u cilësua si terrorist dhe me qëllim të shpërnguljes së kësaj familje të vetme shqiptare në këtë vendbanim në periferi të Shkupit të banuar me maqedonas. Familja Zeqiri një sulm nga huliganë dhe aktivistë partiak maqedonas përjetoi edhe në natën e 13 prillit. Dhuna dhe presioni ndaj saj ka bërë që një pjesë e kësaj familje të shpërngulen në Gjermani, për shkaqe sigurie. (INA)

Related

Maqedoni 7133164552663130050

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item