Zbulohet ilaçi që e shëron kancerin (Video)

Shkencëtarët e spitalit Mayo Clinic e kanë bërë një hap revolucionar në luftimin e sëmundjes së kancerit. Injektimi i virusit Rubeolla në t...


Shkencëtarët e spitalit Mayo Clinic e kanë bërë një hap revolucionar në luftimin e sëmundjes së kancerit. Injektimi i virusit Rubeolla në trupin e pacientëve të sëmurë me kancer ka rezultuar me shfarosjen e qelizave kancerogjene nga virusi.
Nuk po pushojnë përpjekjet për të gjetur ilaçin më të mirë për luftimin e sëmundjes së kancerit, nga e cila sëmundje vdesin me miliona veta çdo vit.
Shkencëtarët e spitalit me renome botërore, Mayo Clinic, kanë injektuar në persona të prekur nga kanceri doza të larta të virusit Rubeolla (Paramyxoviridae). Ky lloj virusi, përndryshe është i njohur si virusi që shkakton fruthin.
Dy pacientë i janë nënshtruar kësaj terapie. Që të dy këta pacientë në fund të terapisë janë liruar komplet prej qelizave kancerogjene. Dhe që të dytë janë shëruar plotësisht pas gjashtë muajsh.
Shkencëtarët e Mayo Clinic thanë se rezultati ka demonstruar se me viroterapi, virus i injektuar i ka vrarë komplet qelizat kancerogjene, por i ka kursyer qelizat normale.
“Koncepti është shumë i thjeshtë”, tha Stephen Russel nga Mayo Clinic, “virusët në mënyrë të natyrshme hynë në trupin tonë dhe i shkatërrojnë qelizat”.
Ky shkencëtar shpreson që kjo mënyrë e trajtimit do të mund të jetë efektiv edhe në luftimin e kancerit të trurit, kokës, qafës, mushkërive etj.
“Qëllimi ynë final është që të fillojmë të mendojmë për idenë të kancerit me një injeksion të vetëm. Ky është qëllimi ynë”, tha ky shkencëtar.
Dy pacientët e shëruar nga Mayo Clinic kanë qenë dy vuajtur nga lloji kancerit myeloma, që praktikisht është njëri prej llojeve të kancerit më vdekjeprurës. Ata në ketë eksperiment, që rezultoi tepër i suksesshëm, e kanë marrë një dozë te vetme intravenoze të virusit Rubeolla MV – NIS, e cila rezultoi posaçërisht toksike për qelizat kanceroze myeloma.
Pacientja, 49 vjeçare, Stacy Erholtz, e ka përjetuar një shërim të plotë, brenda gjashtë muajve.
Ajo po vuante nga myeloma. Ky lloj i kancerit, thanë shkencëtarët, zakonisht trajtohet me ilaçe që rrisin shkallën e imunitetit, por që kjo mënyrë në shumicën e rasteve nuk e jep efektin e plotë, pasi që kanceri bëhet imun. “Kush do ta kishte besuar këtë gjë”, tha kjo paciente tepër e lumtur.

Related

Ecin mes baltës për në shkollë, realiteti i trishtë i nxënësve 3 km larg Burrelit

Burrel- Fëmijët e fshatit Batërr i vogël të Matit, edhe pse jetojnë në shekullin e 21-të, përballen me një realitet që daton shekuj më parë.Ata duhet të ecin zbathur për 2 kilometra për të shkuar në s...

Nuk do ta besoni se sa vjet i ka: kjo është macja më e vjetër në botë (VIDEO)

Oficiale, macja më e vjetër në botë ka 24 vjet, jeton në Angli dhe quhet Pol.Jacqui West është pronarja krenare e Polit - maces së gjallë më të vjetër në botë.Poli është e verbër dhe e shurdhër.Sekret...

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item