Talenti kosovar Bersant Celina firmos për Mançester Siti

Një shqiptar i Kosovës te Mançester Siti. 17-vjeçari Bersant Celina ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist me skuadrën angleze ...


Një shqiptar i Kosovës te Mançester Siti. 17-vjeçari Bersant Celina ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist me skuadrën angleze dhe nga viti i ardhshëm pritet të jetë pjesë e skuadrës së parë, që drejtohet nga ana e Manuel Pelegrinit, raporton Sport News. Celina, i cili ka pasaportë norvegjeze, ka qenë pjesë e klubit të “Citizens” prej më shumë se një viti teksa ka luajtur me ekipin e 18-vjeçarëve dhe loja e shfaqur prej tij i ka bindur drejtuesit e klubit që t’i ofrojnë atij një kontratë si profesionist.
Celina ka luajtur gjithashtu dhe me kombëtaren e 17-vjeçarëve të Norvegjisë, por në muajin mars, përpara miqësores së parë mes Kosovës dhe Haitit, ai ka pranuar se në të ardhmen do të luajë për ngjyrat e vendit të tij të origjinës dhe jo për Norvegjinë, ndaj shumë shpejt nuk do të ishte çudi që Celinën ta shikonim në radhët e përfaqësueses që drejtohet nga ana e Albert Bunjakut.
Celina nuk është shqiptari i vetëm që do të aktivizohet vitin e ardhshëm te Siti, pasi aty luan dhe Sinan Bytyci, i cili madje është aktivizuar në miqësoren e fundit të “bluve” të Mançesterit me Al Ain.

Related

Sport 3012146200903242828

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item