Vjedhja dhe nëpërkëmbja e legjitimitetit

Shkruan: Veton Ibrahimi Terrorri i dt 13 prill vazhdoj edhe me 27 prill. Makineria masive e vjedhjes së votave funksionoj edhe kësaj radhe. ...

Shkruan: Veton Ibrahimi

Terrorri i dt 13 prill vazhdoj edhe me 27 prill. Makineria masive e vjedhjes së votave funksionoj edhe kësaj radhe. Në këtë proces zgjedhor më 27 prill, terrorri policor afër vendovotimeve dhe forca e pushtetit qëndror e kombinuar me pushtetin lokal dhe me paratë milionëshe të korrupcionit e bën punën e tyre.
Në gjithë procesin zgjedhor në Maqedoni, aty ku jetojnë shqiptarët, vullneti real politik i shqiptarëve është tërësisht i deformuar. Është i tilë sespe për ata që e njohin procesin, e kan të qartë që tashmë janë bërë apo vënë në përdorim të gjitha format e shantazhit dhe vjedhjes së votave.
Më 27 prill, BDI-ja nërpërmjet shantazhit që u bën asministratorëve të cilët janë pjesë e procesit zgjedhor apo thënë më saktë bartës të atij procesi, arriti të deformon tërësisht vullnetin real politik të shqiptarëve.
Dhe çka është më turpëruese, e gjitha kjo na qenka bërë që menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor të arrihet “një marrveshje” për të qeverisur vendin me 6 pika “prioritare”, dhe duke hequr dorë nga të gjitha “kërkesat” e BDI-së. Që nga i superfamshmi “adut” zgjedhor i BDI-së “presidenti konsensual” e deri tek super e famshmja gënjeshtër tjetër “njërin nga 3 postet kryesore duhet ta ken shqiptarët”.
Kur une, qysh para se të fillonte fushata po paralajmëroja për gënjeshtrën e radhës, shumë kush, edhe nëpër rrjete sociale mori guximin të më quan shërbëtor të PDSH-së apo Mendu Thaçit.
Kurr në jetë nuk e kam mohuar se nuk kam qenë dhe nuk jam aktivist dhe i një mendësie politike me PDSH-në, për të cilën gjë jam edhe shumë krenar. Por ama edhe kurrë askush nuk mund ta mohon se po ndodh sërish mashtrimi i radhës, me gjasë për të qenë kësaj here edhe historik dhe me pasoja fatale për të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonise.
Që nga viti 2008 kur BDI-ja është pjesë e qeverisë së RM-së, mbulon dikasteret që kanë të bëjnë me euroigrimet. Kaluan 7 vite qeverisje dhe asgjë, bukfalisht asgjë nuk u lëviz në atë drejtim. As në aspektin e ndryshimit të emrit ku për pasojë Maqedonia do të anëtarësohej në NATO. Gënjeshtra dhe manipulimi vazhdoi edhe atëherë e po vazhdon edhe tani.
Duke qenë se në keto procese që demek i kishte marrë përsipër BDI-ja, dështuan totalisht, shpikën pastaj njëfarë kauze të presidentit konsensual dhe se njërin nga 3 postet keyesore në shtet do ta marrin shqiptarët, lexo BDI-ja. Pra ose Kryetarin ose Kryeparlamentarin ose Kryeministrin. Bile gjatë kampanjës shkuan deri aty sa kërkuan 25 deputet që ta ndalokan hovin e VMRO-së. Dhe në emër të kësaj pseudokauze, pasoi pastaj masakra mbi votën shqiptare dhe vjedhja masive e vullnetit politik të shqiptarëve.
Po tani, çfarë u bë me ndaljen e hovit të VMRO-së?! Ku mbetën ato premtime e zotime?!
Teksa dëgjoja Komandant “Komisarin” në një intervistë ne një televizion shqipfolës, që është kryekëput në shërbim të manipulimit dhe shpërlarjes së atij pak truri që u ka mbet shqipatëve të mi të mjerë, mu krijua bindja se ne jetojmë në dy realitete të ndryshme. Dhe në fakt, ne jetojmë ne dy realitete të ndryshme.
Na paska heq dorë “Komisari” nga kryeparlamentari se nuk do mund të fliste shqip?!
Po ti “shoku Komisar” sikur na dërdëllisje gjithë kohën se ke zyrtarizuar përdorimin e gjuhës shqipe, çfarë ndodhi tani?!
Dhe nëse nuk do mund të fliste shqip, atëherë pse i gënjeje shqiptarët se do ta merrje atë post?!
Apo mos do të thuash se nuk e dinit atë gjë?!
Kur e more vesh se nuk mund te flet shqip kryeparlamentari, para apo pas zgjeshjeve?!
Nuk mbulohet gënjeshtra me gënjeshtër o “Komisar”.
Dhe vazhdoi “Komisari”, jo po pika 1 është zavendësuar me pikën 6, jo po pika 3 ka kaluar në pikën 4 e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto deri në shtator do të bëheshkan sa hap e mbyll sytë. Ska gjë, edhe po nuk u bën, BDI-ja aty prap do jetë në qeveri, po me të njëjtën gënjeshtër dhe të njëjtën formë manipulimi! Ata janë votuar dhe ata kanë “legjitimitetin” për të qenë në qeveri! Vetëm i ndërrojnë pikat e gënjeshtrës ashtu siç i ndërruan pikat e “marrveshjes” me VMRO-në, dhe qeverisja vazhdon me sukses!!!
Pra, edhe atë natë në atë “intervistë” loja u luajt mirë nga të dyja palët.
Njëra që bënte gjoja se pyeste e shqetësuar për “marrveshjen” duke u mundu të derdh edhe lot krokodili, dhe pala tjetër “komandant Komisari” duke vazhduar manipulimin se asgjë shqetësuese nuk ka ndodh për shqiptarët dhe se BDI-ja na qenka parti serioze dhe se nuk talleshka me interesat kombëtare. Po po, ata, pra BDI-ja, shohin edhe pas kodrës, por nuk shohin para hundës.
Vazhdojnë të tallen jo vetëm me interesin kombëtar, por edhe me hallet e qytetarëve dhe fyejnë intelegjencën e shqiptarëve.
Por të dashur, shantazhi këtë ka për qëllim, nënshtrimin dhe fyerjen kolektive. Shantazhi nga lartë ka zbritur poshtë. BDI-ja duke qenë e shantazhuar gjithë kohën nga VMRO-ja, shantazhon shqiptarët me largim nga puna, me burgosje e deri në vrasje, vetëm e vetëm të vjedh “legjitimitetin” e popullit, dhe të vazhdon agoninë e shqiptarëve.
Kjo manifestohet në mënyra nga më ç’njerzoret, nga dhuna sistrmatike mbi familjen Zeqiri në Radishan, dhuna e shfrenuar mbrëmë nga huliganë maqedonas mbi gjithcka shqiptare ne Gjorçe Petrov, e kushedi dhe sa skenare të tjera përpunojnë patriotët që shohin pas kodre por nuk kan guxim të shohin para hundës. Kështu është kur je i shantazhuar, nuk ke guxim as të reagosh të paktën me një deklaratë e lëre më në forma tjera.
Fushata tashmë ka mbaruar, ku jeni strukur “komandanta bashkë me komandant Komisarin”?!!!!
E shqiptarët e shkretë mendojnë akoma se do ti mbron BDI-ja dhe “komandant Komisari”.
Kjo punë ngjason si kjo anekdotë.
Njëfarë “burri” e kishin kap para vetes disa fëmijë dhe po e rrihnin dhe maltretonin. Duke e rrahur, këtij, pra “burrit” i bie pistoleta nga brezi. Fëmijët stepen dhe e pyesin “burrin”?!
Po pistoletën pse e mban?!
Për ditë të kçija-përgjigjet “burri”!!!!!
A thua edhe çka duhet të ndodh me shqiptarët e Maqedonisë që ky “burri” të kthjellet dhe minimumi që mund të bën, ta ndalon gënjeshtrën dhe t’u kërkon falje publike shqiptarëve, dhe të mos tallet me “ndrrim pikash nga 1 dei tek 6″ se na turpëruan si komb.
Një fëmijë që flen rritet, ndërsa një komunitet ( them komunitet sepse kjo vlen vetëm për shqiptarët e Maqedonisë) që flen dhe pranon të nënshtrohet dhe shantazhohet është i destinuar të shkoj drejt zhdukjes apo zhbërjes. Procesi ka filluar dhe po vazhdon. Bartës i këtij projekti ështe BDI-ja. E nisën me çlirimin e kombit, vazhduan me Branko Crvenkovskin dhe me Nikola Gruevskin, dhe tani na janë kthyer në parti multietnike, me Kolo Diamanta dhe Komandant Venco.
A thua kur do vjen dita keçe për këta “burra”?!!!!

Related

Opinione 1171084267606017295

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item