Turqia, një nyje e rëndësishme energjitike
Turqia është kthyer prej vitesh në një pikë e rëndësishme furnizimi me gaz dhe naftë për Europën e tani, me krizën ukrainase, Perëndimi shpr...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/turqia-nje-nyje-e-rendesishme.html
Turqia është kthyer prej vitesh në një pikë e rëndësishme furnizimi me gaz dhe naftë për Europën e tani, me krizën ukrainase, Perëndimi shpreson ta përforcojë edhe më shumë rolin e saj.
Në fakt, edhe vlerësimet e fundit të Bankës Botërore tregojnë se afërsia me Kaukazin, Azinë Qendrore, Lindjen e Afërt dhe atë të Mesme, si dhe me Europën i rrit shumë shanset, që vendi të kthehet në vatër të rëndësishme energjitike, nëse do të arrijë t’a ruajë terrenin e siguruar gjatë kësaj dekade.
Por, ngërçi në Ukrainë, shtet tranzit i gazit rus në Europë, i vjen në ndihmë Turqisë, duke qenë se e katapulton në krye të listës së përzgjedhjeve të kontinentit të vjetër, kur flitet për import alternativ të naftës dhe gazit.
Ekspertët kanë vënë re një rritje të ndjeshme të interesit nga sipërmarrjet europiane për tregun turk të energjisë.
E gjendur përballë nevojës për investime të huaja direkte, Ankaraja është përpjekur të nxisë liberalizimin e tregut të energjisë, në mënyrë që të tërheqë investitorët nga jashtë kufijve, dhe ka pasur rezultate.
Që prej krijimit të organizmit të pavarur rregullator “Emra” në 2001-shin, investimet në sektorin vendas të energjisë kanë mbërritur në 75 miliardë dollarë. Interesi i Europës ka dhe disa arsye të tjera, ndër të cilat përmendet rritja e fortë ekonomike me pothuajse 10 përqind, në periudhën e viteve 2010-2011; popullata e re me moshë mesatare 28 vjeç; çka e bën vendin mjaft dinamik e, padyshim, pozicioni i rrallë gjeostrategjik.
Ka disa projekte, në të cilat punon Turqia aktualisht, për të diversifikuar furnizimin me energji. Një prej tyre është korridori jugor i gazit, i cili do të eksportojë gaz natyror nga Deti Kaspik dhe Lindja e Mesme për në Europë, duke anashkaluar Rusinë.