Monica Lewinsky thyen heshtjen: Ja e vërteta për skandalin me Billin
Dikur stazhiere në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky tronditi politikën amerikane me skandalin e saj seksual me ish- Presidentin Bill Clint...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/monica-lewinsky-thyen-heshtjen-ja-e.html
Dikur stazhiere në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky tronditi politikën amerikane me skandalin e saj seksual me ish- Presidentin Bill Clinton.
Për herë të parë, Lewinsky ka thyer heshtjen e gjatë, duke folur për revistën “Vanity Fair”.
Në shkrim, 40- vjeçarja thotë se i vjen shumë keq për gjithë këtë hallakatje.
Ajo thotë se Presidenti e shfrytëzoi, pavarësisht se marrëdhënia ishte konsensuale.
Në vitin 1998, republikanët dështuan në përpjekjet e tyre për largimin e Bill Clinton nga detyra.
Por tani që gruaja e tij, Hillary, pretendon të garojë në vitin 2016, kjo çështje ridel në politikën amerikane.
Në shkrim, Lewinsky thekson se i vjen keq për atë që ndodhi.
“Unë, vetja ime, na vjen keq për atë që ndodhi mes meje dhe Presidentit. Më lini ta theksoj sërish: Unë. Vetja Ime. Keqardhje të Thellë. Për atë që Ndodhi”.
Ajo shkruan se ka vuajtur abuzimin dhe turpërimin pas shpërthimit të skandalit në vitin 1998, pjesërisht për shkak se ajo u bë “kokë turku” për të mbrojtur Presidentin.
Në shkrimin e saj, Lewinsky thekson se vendosi të thyente heshtjen pas kaq vitesh në mënyrë që t’i japë një qëllim të kaluarës së saj.
“Ndoshta, duke ndarë historinë time, unë mund të ndihmoj të tjerët në momentet e tyre më të errëta të poshtërimit,” shkruan ajo.
BBC shkruan se republikanët do e përdorin këtë intervistë.
Nuk duhet harruar se Rand Paul, që përflitet si kandidati i tyre për zgjedhjet e vitit 2016, deklaroi këtë vit se shefat nuk duhet t’i përdorin stazhieret e reja si pre.
“Zoti Clinton përfitoi nga një vajzë 20- vjeçare. Nuk ka asnjë justifikim për këtë sjellje prej grabitqari,” tha ai.