Teuta, e bija “hot” e Ibrahim Rugovës i futet politikës (FOTO)
Teuta ka vendosur që të garojë me LDK në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Teuta Rugova është një emër shumë i njohur për publ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/teuta-e-bija-hot-e-ibrahim-rugoves-i.html
Teuta ka vendosur që të garojë me LDK në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Teuta Rugova është një emër shumë i njohur për publikun kosovar. Shumica e njohin që të vogël, atë kohë kur i ati i saj njihej si lider për gjithë shqiptarët atje, madje ai ka ngelur edhe si një mit e fenomen i pazëvendësueshëm, për shkak të lidershipit që kishte krijuar dhe për arsye të situtatës kur e ka udhëhequr vendin.
Teuta, e bija e ish-presidentit Ibrahim Rugova, tashmë nuk është ajo vajzë e vogël, e cila shoqëronte të atin në takime dhe evente të ndryshme brenda dhe jashtë rezidencës, në lagjen “Velani” të Prishtinës.
Kohët e fundit ajo është shumë pak e pranishme në media, thuajse aspak, ky si vendim për krijimin e një imazhi të një vajze më serioze.
Teuta, tashmë 24 vjeç, ka vendosur t’i futet seriozisht politikës.
Ka mbaruar shkollimin e mesëm në ”American School” në Prishtinë, ndërsa studimet e larta në ”Rochester Institute of Technology” në Nju Jork.
E bukur e shtatlartë, Teuta ka vendosur që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të garojë për karrigen e deputetes si pjesë e partisë, të cilën e kishte formuar i ati i saj, ish-Presidenti Ibrahim Rugova.
Lajmin për bashkimin e saj në listat e LDK-së e ka bërë të ditur para disa vitesh vetë lideri i partisë më të madhe opozitare atje, z. Isa Mustafa.
Kështu, Teuta do të bëhet politikania e tretë në familjen Rugova pas të atit dhe vëllait, Ukës, i cili po ashtu për një mandat ka qenë deputet në Parlamentin e Kosovës./vipnews/