Të kontrollosh peshën gjatë shtatzënisë

Kur është fjala te pesha e foshnjës, një madhësi nuk ju mban të dyve. Mësoni se çfarë është e duhur për ju dhe foshnjën tuaj me këto udhëzim...


Kur është fjala te pesha e foshnjës, një madhësi nuk ju mban të dyve. Mësoni se çfarë është e duhur për ju dhe foshnjën tuaj me këto udhëzime. Ju duhet: Disiplinë; Udhëzues i peshës; Ushqime të shëndetshme; Stërvitje; Sukralozë.
Çfarë do të thotë “të hash për dy”
Kjo nuk do të thotë se duhet ta dyfishoni ushqimin. Kjo do të thotë të mbani mend se çdo kafshatë që futni në gojën tuaj ndikon në shëndetin e foshnjës suaj.
Udhëzuesit e peshës
Mësoni cilat janë peshat e rekomanduara: 13 deri në 18 nëse jeni nën peshën e duhur; nga 7 deri në 16 nëse jeni me peshë normale; dhe nga 7 deri në 12 nëse jeni e mbipeshë. Femrat mund të shtojnë më shumë peshë nëse janë shtatzëna me më shumë se një foshnjë. Shumica e femrave shtatzëna kanë nevojë të konsumojë nga 100 deri në 300 kalori më shumë në ditë se sa që kanë bërë më parë.
Shtoni në peshë gradualisht
Rekomandimet e përgjithshme për një femër me peshë normale janë të shtojë nga një deri në dy kilogramë gjatë tremujorit të parë, dhe rreth gjysmë kilogrami çdo javë gjatë gjashtë muajve të fundit. Kërkimet tregojnë se femrat të cilat shtojnë shumë peshë në tremujorin e parë kanë kohë më të vështirë të shkrijnë peshën e shtatzënisë se sa ata që shtojnë peshë gradualisht.
Hani shumë pemë dhe perime
Hani së paku shtatë shërbime pemë dhe perime në ditë, derisa pjesën e mbetur të kalorive ndajeni në mes të drithërave, produkteve të qumështit dhe proteinave pa dhjamë. Për më shumë ndihmë në rregullimin e planit ushqimor të bazuar në gjatësinë dhe peshën tuaj. Nëse përdorni zëvendësues të sheqerit, përdorni ato me përmbajtje sukraloze. Kjo shihet më e sigurta për gratë shtatzëna.
Stërvitjet
Stërvituni derisa jeni shtatzënë për së paku tridhjetë minuta çdo ditë të javës. Jo vetëm që është e shëndetshme për foshnjën tuaj, por kjo po ashtu do t’ju ndihmojë të shijoni ndonjë gosti pa shtuar në peshë gjatë tremujorit të parë.

Mungesa e hekurit të fëmijët, si të kujdeseni
Hekuri duhet për të formuar hemoglobinën, që është pjesë e qelizave të kuqe të gjakut që mban dhe transporton oksigjenin në trup. Hekuri është gjithashtu esencial për zhvillimin normal të trurit të fëmijëve. Kur nuk ka hekur mjaftueshëm, qelizat e kuqe të gjakut fillojnë dhe bëhen të vogla e të zbehta në ngjyrë – që njihet si mungesë hekuri ose anemi. Zakonisht, mungesa e hekurit zhvillohet sepse fëmija nuk merr mjaftueshëm hekur nga dieta e tij. Megjithatë,
ka edhe disa raste të pakta si sëmundje të ndryshme dhe probleme të tjera me absorbimin e ushqimeve nga zorrët. Fëmijët me anemi kanë mungesë hekuri e mund të lodhen, nuk rriten sipas ritmit të zakonshëm, vuajnë nga infeksionet dhe kanë probleme me të mësuarit dhe sjelljen.
Si mund të parandalohet mungesa e hekurit?
Shumë bebe të moshës më të vogël se 6 muajsh marrin mjaftueshëm hekur që nga lindja dhe nga qumështi që pijnë, ose edhe nga qumështi që e marrin nga biberoni, qumësht me formulë të përforcuar me hekur. Bebet që lindin prematurë ose që kanë një peshë shumë të vogël në lindje, janë në një rrezik më të lartë për zhvillimin e mangësisë për hekur, kështu që ata zakonisht duhet të marrin suplement hekuri me recetë. Sasia e hekurit fillon dhe zvogëlohet pas muajit të gjashtë të jetës, kështu që në përgjithësi rekomandohet marrja e ushqimeve të pasura me hekur (drithërat). Edhe pse ka hekur në qumështin e gjirit, bebet që pijnë qumësht gjiri dhe që nuk marrin mjaftueshëm hekur nga ushqimet e tjera janë në rrezik të mungesës së hekurit. Të vegjlit dhe fëmijët më të rritur duhet të nxiten të hanë ushqime që përmbajnë hekur si mishi i kuq, pulat, peshku, drithërat e forcuara me hekur, bukë, si dhe perime si spinaq dhe brokoli. Ushqimet që përmbajnë vitaminë C, si domate dhe fruta të familjes citrus (qitro, limon, portokalle, mandarina etj.), përmirësojnë absorbimin e hekurit. Qumështi i lopës ka pak hekur. Të vegjëlit që marrin më shumë qumësht sesa ushqime janë në rrezik të mungesës së hekurit.
Cili është trajtimi për mungesën e hekurit?
Nëse mendoni se fëmija juaj ka mangësi në hekur, është e rëndësishme që të çoni fëmijën tek mjeku. Mjeku do ekzaminojë fëmijën dhe do bëjë teste gjaku për të nxjerrë diagnozën.
Nëse testet konfirmojnë aneminë, mungesën e hekurit, trajtimi zakonisht do të përmbajë suplemente hekuri. Por shumë hekur mund të jetë helmues, kështu që një suplement hekuri kurrë nuk duhet të jepet tek fëmijët përpara se të jepen instruksione nga mjeku

Related

Shëndet & estetikë 8628384963551195000

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item