SUPLEMENT/ 50 çajrat që kurojnë shumë sëmundje, nga diabeti, zemra e deri tek stomaku
Përdorimi i çajit, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, është shtuar shumë. Madje, thuhet se po shikohet një përhapje akoma më e gjerë, qo...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/suplement-50-cajrat-qe-kurojne-shume.html
Përdorimi i çajit, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, është shtuar shumë. Madje, thuhet se po shikohet një përhapje akoma më e gjerë, qoftë në shtëpi, ashtu edhe në punë, saqë kafeja po shikohet me një tjetër “sy”. Avantazhet e çajit, të kësaj pije të ngrohtë dhe të shëndetshme, janë me të vërtetë shumë, duke ndihmuar të gjejmë ekuilibrin e duhur psikofizik, në të njëjtën kohë edhe të zgjidhë disa shqetësime të trupit në mënyrë natyrale. Çaji është aleat kundër shenjave që lë pas një ushqim jo i mirë apo i ngarkuar. Gjithashtu ai mund të ndihmojë veçanërisht vajzat dhe gratë në zgjidhjen e një sërë problemesh që i përkasin kryesisht grave. Një prej avantazheve që ka çaji është fakti se për të përgatitur çajin mjafton vetëm pak kohë dhe përbërës, nga ana tjetër është edhe tejet ekonomik. Për përzgjedhjen e çajit e rëndësishme është zgjedhja e një çaji bimor, mundësisht të ketë qëndruar larg kimikateve, për të mos dëmtuar organizmin. Çajrat nuk mund t’i shërojnë të gjitha sëmundjet, por zbusin shumë dhembje. Kështu që, para se të merrni barnat, provoni dhuratën e natyrës. Për këtë arsye meqë tashmë jemi edhe në stinën e dimrit ku çaji pihet shumë, “Tirana Observer” në suplementin e së shtunës ju sjell një paketë këshillash mbi çajrat dhe sëmundjet që kurohen me përdorimin e tyre. Si të përgatisni çajrat me fruta për të kuruar sëmundjet e zemrës, tensionit, diabetin, kanceret, sëmundjet e trurit e shumë të tjera. Pjesët e bimës që duhet zier dhe sasia që duhet përdorur.
****
Çfarë duhet të dimë për çajin
Ka shumë arsye përse ne e shijojmë shumë një filxhan çaji: mund të na pëlqejë aroma, ngrohtësia që përçon në ditët e ftohta të dimrit, ose mund ta gjejmë shumë qetësuese pirjen e çajit përpara një oxhaku. Por çaji nuk ka vetëm efekte çlodhëse, ai i bën shumë mirë shëndetit.
Çaji përmban antioksidues. Ashtu sikurse ne lyejmë hekurat me substanca të caktuara për t’i mbrojtur nga ndryshku edhe antioksiduesit shërbejnë për të mbrojtur trupin nga kthetrat e plakjes dhe nga efektet e ndotjes.
Çaji përmban më pak kafeinë sesa kafeja. Kafeja zakonisht ka dy deri në tri herë më shumë kafeinë sesa çaji. Një filxhan kafeje përmban zakonisht rreth 135 miligramë kafeinë, ndërsa çaji përmban rreth 30 deri në 40 miligramë për çdo filxhan. Nëse pirja e kafesë ju shkakton ankth, pagjumësi apo dhembje koke, atëherë filloni të pini çaj.
Çaji mund ta ulë rrezikun e atakut të zemrës dhe vdekjes së qelizave të trurit. Mpiksja e gjakut e formuar nga kolesteroli dhe trombocitetet e gjakut shkakton ndalimin e zemrës dhe shkatërrimin e qelizave të trurit. Duke pirë çaj ju i mbani arteriet tuaja të qeta dhe të pabllokuara. Një studim 6-vjeçar në Norvegji ka zbuluar se personat që pinë 2-3 filxhan çaj në ditë, kanë 70 për qind më pak rrezik të pësojnë një atak zemre, krahasuar me ata që nuk pinë çaj.
Çaji mbron kockat. Nuk është vetëm qumështi ai që ndihmon në formimin e kockave të forta. Një studim që ka krahasuar personat që pinë dhe ata që nuk pinë çaj, ka zbuluar se personat që kanë pirë çaj për 10 vjet ose më shumë, kanë kocka më të forta, pavarësisht moshës, peshës, ushtrimeve fizike apo edhe pirjes së duhanit.
Çaji të jep një buzëqeshje të ëmbël. Të pish çaj të bën mirë edhe për dhëmbët. Është sheqeri që ne i shtojmë, ai që mund të prishë efektin e çajit si zbardhues dhëmbësh. Provoni të pini çaj pa sheqer dhe do të shihni se është po aq i dobishëm sa larja e dhëmbëve.
Çaji rrit imunitetin. Duke pirë çaj ju rrisni imunitetin e trupit tuaj ndaj infeksioneve të shumta. Kur 21 vullnetarë pinë secili nga pesë filxhan kafeje dhe çaji, studiuesit arritën në përfundimin se personat që kishin pirë çaj, kishin një sistem imunitar më të fortë.
Çaji ju mbron kundër kancerit. Antioksidantët që përmban çaji luftojnë kancerin. Janë plot tetë studime që e mbështesin teorinë se, çaji është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen nga pasojat negative të sëmundjeve të shumta. Ndaj bëni mira ta fusni çajin në listën e pijeve tuaja të përditshme.
Çaji ju mban të hidratuar. Pijet që përmbajnë kafeinë, duke përfshirë edhe çajin, janë konsideruar si pije që nuk janë të nevojshme për rritjen e sasisë së lëngjeve që na duhen normalisht. Kjo, sepse kafeina është një pije diuretike ose thënë ndryshe që na shton nevojën për të urinuar. Megjithatë studimet e fundit kanë zbuluar se kafeina nuk përbën problem dhe se pijet që e përmbajnë atë ndihmojnë për sasinë e lëngjeve që duhet të marrim. Kafeina bëhet problem vetëm nëse pini njëkohësisht pesë ose gjashtë filxhanë pijesh që e përmbajnë atë.
Çaji është pa kalori. Çaji nuk përmban asnjë kalori po të mos i hidhni sheqer apo qumësht. Të përdorësh qoftë edhe 250 kalori më pak në ditë ndihmon në humbjen e gjysmë kilogrami në javë. Nëse po kërkoni për një pije që nuk ka në brendësi kalori, çaji është i duhuri.
Çaji rrit metabolizmin tuaj
Shumë njerëz ankohen se kanë një metabolizëm të dobët dhe se nuk humbin dot peshë. Çaji jeshil ka treguar se rrit metabolizmin dhe se ju mund të digjni 70-80 kalori duke pirë pesë filxhanë në ditë. Duke e llogaritur për një vit mund të humbni rreth 3.6 kg vetëm duke pirë çaj jeshil.
Pyetje mbi çajin
Cili çaj është më i miri, jeshili, i ziu apo i bardhi?
Nuk ka shumë ndryshim mes çajeve, sepse të gjithë përgjithësisht përmbajnë të njëjtën sasi të pigmenteve që treten dhe i japin vlera për shëndetin. Çaji jeshil dhe i ziu vijnë prej së njëjtës bimë, por çaji jeshil është tharë për më pak kohë, duke shmangur kështu procesin e fermentimit që gjendet te çaji i zi.
Të bën po aq mirë çaji pa kafeinë?
Disa kompani përdorin substanca kimike që i largojnë çajit kafeinën, disa të tjera përdorin procesin e ujit për këtë qëllim. Procesi me substanca kimike largon më shumë sesa duhet elementet e dobishme, ndaj duhet të lexoni me kujdes etiketat.
Si të përgatisësh një çaj ideal?
Për çajin e ngrohtë hidhni një filxhan me ujë për çdo tabletë çaji ose lugë nëse po përdorni çaj të tharë.
Hidheni masën e çajit në një enë qelqi (materialet plastike apo metalike i japin shije të pakëndshme). Hidhni ujin e zier mbi enën me çaj, kini parasysh sesa më shumë ujë të hidhni, aq më e butë do të jetë shija. Ndërsa çaji i ftohtë përgatitet si më lart, por më pas hidhini akull dhe vëreni në frigorifer.
Historia e çajit
Çaji e ka origjinën nga Kina. Është zbuluar gjatë Dinastisë Shang viti 1500-1046 para lindjes së Krishtit, ku përdorej si pije mjekësore. Gjatë shekullit XVI me çajin u njohën tregtarët dhe priftërinjtë portugezë. Pirja e çajit u bë e përhapur në Britaninë e shekullit XVI. Britanikët vendosën ta fusnin çajin edhe në kultivimin indian për të konkurruar monopolin e çajit kinez. Çaji ka një shumëllojshmëri efektesh pozitive për shëndetin dhe bashkë me kafenë është një nga pijet më të konsumuara në botë.
Si të përgatisni çajra për të kuruar sëmundjet
Si të përgatisni çajrat me fruta për të kuruar sëmundjet e zemrës, tensionit, diabetin, kanceret, sëmundjet e trurit e shumë të tjera. Pjesët e bimës që duhet zier dhe sasia që duhet përdorur.
1. Ankthi dhe tensioni
Për të rifituar qetësinë pas një shqetësimi apo një të papriture, qoftë edhe në një periudhë me stres të lartë, mund të konsumohet shumë mirë një çaj në mëngjes dhe në darkë, ku më të këshillueshmit janë çaji i mentës, portokallit. Nëse në mëngjes zgjohesh me dhembje koke për shkak të angazhimeve të ditës, atëherë pi një çaj menteje. Për të mundur fryrjen që përgjithësisht prek mëlçinë, si dhe për të risjellë humorin e mirë, mjafton vetëm që të përgatisni një çaj me bazë natyrale dhe bimore.
2. Kundër dehidratimit
Për shkak të luhatjeve të humorit ndihesh i fryrë, mund të ndihmojë shumë mirë një filxhan me çaj, shumë mirë mund të pihet edhe pas një ushqimi një çaj me bazë koperi (20 gramë), me fruta pylli (40 gramë), këto lloj bimësh ndihmojnë organizmin të pastrohet.
3. Problemet me tretjen
Në rast se pas drekës ndiheni të fryrë në stomak për shkak të ushqimeve të ngrëna, përgatisni një filxhan çaj që të përthithë ajrin, duke hedhur tek 25 gramë çaj jeshil, i cili shumë mirë mund të përgatitet edhe me ujë të ftohtë, në pamundësi për të pasur ujin e ngrohtë.
4. Kolit e ftohje
Stresi mund të ulë imunitetin tuaj, ndërkohë që ju mund të ndihmoni organizimin tuaj duke pirë tre filxhanë çaji në ditë me bazë borzilokun, pasi duhet të dini se çaji ka përbërës antiseptikë.
5. Pagjumësi
Në rast se vuani nga pagjumësia, mund t’ju vijë në ndihmë një çaj i përgatitur me lule portokalli (40 gramë), rozmarinë (15 gramë), mente (10 gramë), përgatisni një filxhan e piheni para darkës dhe një tjetër përpara se të shkoni të flini në rast se vazhdoni të vuani nga pagjumësia.
6. Çaji i shëndetshëm
Është shumë e thjeshtë përgatitja e një filxhani çaji të shëndetshëm. Kështu mund të merrni ujë të ngrohtë rreth 200 ml, përzieni dhe mbulojeni me një pjatë, ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi nuk lë të avullohet principi aktiv i hedhur në filxhan. Pas 10-15 minutashhidheni çajin në një filxhan të dytë duke e filtruar. Nëse përdorni fara, shtypini në fund të filxhanit përpara se të hidhni ujin, në këtë mënyrë do të rrisni efektin e çajit tuaj. Mos harroni që çaji duhet të pihet gjithmonë i nxehtë, edhe pse disa e preferojnë ta pinë të ftohtë; duhet të dinë se humbet efektin e tij, në disa raste është më pak i tretshëm. Bimët që përdoren për të përgatitur çajin duhet të ruhen gjithmonë në qese kartoni, të ruhen në vende të thata, në mënyrë që të shmanget humbja e efektivitetit.
7. Çaji perfekt
Çajrat zakonisht përgatiten me bimë të lira, të preferueshme zakonisht janë çajrat me origjinë biologjike, për aq kohë që nuk përmbajnë pesticide dhe të sigurohet që të mbahen në një vend të thatë larg dritës së diellit. Për përgatitjen e çajit gjithashtu është e këshillueshme që të përgatitet çaji. Kështu duhet që pasi të keni hedhur direkt në filxhan, të shtoni ujin e ngrohtë, lëreni për të paktën 15 minuta ashtu të qetë me një pjatë sipër. Më pas filtrojeni çajin dhe pijen të ngrohtë, do t”ju ndihmojë shumë në çdo lloj shqetësimi që të keni.
8. Çaji jeshil
Ul tensionin e larte të gjakut. Pirja e çajit jeshil shtyp ose ndrydh angiotenzin II, e cila ngre tensionin e larte të gjakut. Ul sheqerin në gjak. Polifenolet dhe karbohidratet e çajit jeshil janë efektive në uljen e sheqernave në gjak. Lufton kancerin. Ka shumë studime që tregojnë që katekina e çajit jeshil është efektive në parandalimin e kancerit. Çaji jeshil ngre sistemin e imunitetitpër arsye të përqendrimit të lartë të polifenoleve dhe flavenoideve. Antioksiduesit e çajit jeshil ulin kolesterinën. Çaji jeshil i gradës së lartë përmban më shumë polifenole se çaji i zakonshëm. Ai është gjithashtu i shijshëm. Gjethet e pa fermentuara të çajit jeshil janë forma e procesit më të mirë të çajit. Pirja e çajit jeshil nga gjethet 100 për qind është rruga më e mirë natyrale për të dhënë të mira më të shumta në shëndet.
9. Çaj kamomil
Zakonisht përdoren lulet e thara të kamomilit, që pasi ziejnë në ujë të ngrohtë, konsumohen në formën e çajit. Kamomili ka veti qetësuese. Ja përse këshillohet të pihet para se të flenë nga të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia ose nuk bëjnë gjumë të qetë. Ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhembjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhembjet menstruale dhe problemet me dhembjet e kokës. Një tjetër funksion ka të bëjë me eliminim e gazrave të tepërta nga zorrët dhe shpesh u shtohet shampove dhe balsameve për shkak të vetive ushqyese te flokët. Por efektet pozitive janë ndier edhe te spazmat muskulore dhe problemet reumatizmale. Stabilizon zorrët në rast diarreje dhe përdoret në rast të irritimeve apo infeksioneve në rrugët urinare, për të mos folur për qetësimin e sistemit nervor. Për përdorim të jashtëm ai rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve. Me sa kemi parë dhe dëgjuar, është një bimë që me vetitë e saj vetëm na shëron.
10. Forcon imunitetin
’Echinacea’
Përgatitja: Një lugë me gjethe të thara, më pas i zieni me dy decilitra ujë dhe leni të qëndrojë ashtu për gjysmë ore. Gjatë tërë ditës konsumoni tri herë çaj sipas dëshirës.
11. Zbut stresin
Nenexhiku ‘Melissa officinalis’
Përgatitet: Hidh një gotë me ujë të valuar përmbi gjethet e nenexhikut. E lini të qëndrojë ashtu së paku dhjetë minuta. Për një periudhë prej gjashtë javësh pini nga tri gota çdo ditë.
12. Për kollitje më të lehtë
“Althaea officinalis”
Përgatitet: Hidhni ujë në një enë ku gjendet fletë të prera të bimës. E lini të qëndrojë ashtu për dhjetë minuta, e më pas vazhdoni. Çajin e përzieni me mjaltë dhe e konsumoni gjersa është i ngrohtë.
13. Zbut ftohjen
Çaj kaçeje ‘Rosa corymbifera, Rosa canina’
Përgatitet: Hidhni ujë në ujë të valuar në kaçen. E lini të qëndrojë ashtu nja dhjetë minuta, e më pas vazhdoni. Shtoni mjaltë apo lëng limoni, varësisht nga shija juaj. Konsumoni sipas dëshirës.
14. Shëron gripin
’Sambucus nigra’
Përgatitet: Një lugë me gjethe të bluara e hidhni në ujë të valuar, e mbuloni, më pas e lini të qëndrojë ashtu për rreth dhjetë minuta, pastaj vazhdoni. Konsumoni sipas dëshirës, shëron gripin, shkakton djersitje dhe ul temperaturën.
15. Për të sëmurit nga astma
Gështenja ‘Castanea sativa’
Përgatitja: Një gështenjë të shtëpisë e vendosni në ujë të ftohtë, e lini ashtu të qëndrojë, e më pas vazhdoni. Konsumoni dy deri në tri gota në dite, apo thjesht vetëm pastroni fytin me të.
16. Zbut sëmundjet e mushkërive
Dëllinja ‘Juniperus communis’
Përgatitet: Një enë të mbushur me dëllinja e përzieni me ujë të valuar, e mbuloni enën dhe e lini të qëndrojë ashtu për rreth 5–10 minuta. E ëmbëlsoni me mjaltë apo sheqer. Gjatë ditës konsumoni dy gota me këtë lloj çaji.
* Ky çaj nuk ju preferohet personave me veshkë të ndjeshme.
17. Kundër diarresë
Borzilok ‘Origanum majorana’
Përgatitet: Hidhni një gotë ujë të valuar mbi një qese dhe vazhdoni pas tre minutave. Konsumojeni sipas nevojës. Ky çaj nuk ju preferohet nëse keni kokëdhembje të shpeshta.
18. Zbut gastritin
Jamball ‘Glycyrrhiza glabra’
Përgatitet: Dy lugë nga gjethja e jamballit i përzieni me ujë të valuar, e mbuloni enën dhe e lini të qëndrojë rreth 10-15 minuta. Konsumoni nga tri deri pesë gota në ditë.
19. Për sëmundjet e veshkave
Majdanoz ‘Petroselinum crispum’
Përgatitet: Hidhni ujë të valuar përmbi dy lugë me gjethe të majdanozit. Enën e mbuloni dhe e lini të qëndrojë rreth 10–20 minuta, e konsumoni gjithmonë para ushqimit. Konsumoni së paku tri gota çaj në ditë.
20. Kundër depresionit
Kantarion ‘Hypericum perforatum’
Përgatitet: Mbushni një enë me ujë dhe vendosni tri lugë me kantarion, e lini të qëndrojë së paku dhjetë minuta, e më pas vazhdoni më tutje. Konsumoni tri deri katër gota brenda ditës. Për shërimin e depresionit çajin së paku duhet përdorur katër javësh që të keni rezultate të kënaqshme.
21. Zbut migrenën
’Centaurium erythraea’
Përgatitet: Zieni një lugë të kësaj bime, e lini të qëndrojë rreth 6–10 orë, e më pas vazhdoni më tutje. Së pasi çajin ngroheni, shtoni një lugë mjaltë, e më pas e konsumoni.
22. Për reumatoidet
’Fraxinus excelsioe’
Përgatitet: Zieni një enë me gjethe të kësaj bime. E lini të qëndrojë rreth 3–5 minuta, më pas vazhdoni dhe konsumojeni. Për të vërejtur përmirësime, çajin konsumojeni dy herë në ditë për dy javë rresht.
23. Për problemet me zemër
’Berberis vulgaris’
Përgatitet: Një lugë me gjethe e hidhni në enën e mbushur me ujë dhe e lini ashtu të qëndrojë. Ashtu le të qëndrojë rreth pesë minuta. Brenda ditës konsumoni një ose dy gota, por së pari duhet të konsultoheni me mjekun.
24. Ul shtypjen
Përzierje e çajit vendor
Përgatitja: Përzieni pak nga pak kantariona, nenexhiku me gjysmë litre ujë të valuar. Le të qëndrojë ashtu rreth 10–15 minuta, më pas e përzieni edhe me mjaltë për shije më të ëmbël. Konsumojeni disa herë brenda ditës.
25. Ul kolesterolin
Fenugrikë ‘Trigonela foenum-greacum’
Përgatitet: Dy lugë të kësaj bime i përzieni me ujë të ftohtë dhe i lini të qëndrojnë ashtu për rreth tri orë. I zieni dhe menjëherë përgatisni çajin. Kur të ftohet, atëherë i shtoni edhe një lugë mjaltë dhe e konsumoni gjersa është i ngrohtë.
26. Për ata që vuajnë nga diabeti
Luleradhiqe ‘Taraxacum officinalis’
Përgatitet: Rrënjën e thatë të kësaj bime e vendosni në dy decilitra ujë të ftohët, e zieni mbi zjarr ngadalë, e largoni nga zjarri dhe e lini të qëndrojë përreth 15 minuta. Gjatë ditës pini dy gota çaj.
27. Kundër pezmatimit të vezoreve
’Quercus robur’
Përgatitja: Një lugë të mbushur nga lisi i ri e mbushni me ujë të valuar, e mbuloni mirë dhe e lini të qëndrojë ashtu për 10 minuta. Konsumoni dy gota gjatë ditës.
28. Për lehtësimin e dhembjeve të shtatzënisë
’Alchemilla vulgaris’
Përgatitet: Dy lugë të gjetheve të thara e përzieni me ujë të valuar dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Çajin e konsumoni sipas nevojës. Flavonoidet që përmban forcojë mitrën dhe zbusin dhembjet në pjesën e poshtme të stomakut.
29. Kundër Endometriozës
Përzierje çajrash
Përgatitja: Përzieni kaçen me dy decilitra ujë të valuar. E lini të ftohet dhe konsumoni dy herë nga një gotë brenda ditës.
30. Çaj ulliri
Jo më kot, ulliri është cilësuar si një ndër bimët mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti direkte dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.
Kuron:
1-Arteriosklerozën
2-Tensionin e lartë
3-Ul temperaturën e lartë
4-Pakëson sasinë e sheqerit në gjak
5-Rregullon metabolizmin
6-Rekomandohet për ekzemat në lëkurë
7-Kuron stomakun
Si përgatitet çaji:
Merren 40-50 copë gjethe dhe vihen të zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbeten ¾ e sasisë së ujit. Nga çaji i përgatitur pihen 1-2 filxhanë çaji në ditë, pasi filtrohet dhe i shtohet sheqer. Kokrrat e ullirit bëjnë mirë kur i konsumojnë ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Është e këshillueshme që diabetikët të hanë sidomos kokrra jeshile, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti. Çaji për tensionin fillimisht përgatitet me 20 gjethe ulliri në një litër ujë. Pastaj shtohen nga 5 gjethe çdo ditë, derisa të arrihen në 120 gjethe. Në të gjitha rastet çaji zihet derisa të mbeten ¾ e ujit. Prej tij pihen dy gota: Një në mëngjes para buke dhe një në darkë para gjumit. Për stomakun merren 100 gjethe ulliri dhe zihen në një litër ujë derisa të përgjysmohet sasia e ujit. Pasi kullohet, pihet nga një filxhan esëll në mëngjes.
31. Çaj mani i zi
Manat përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, taninë, kripëra të ndryshme etj. Në ditët e ngrohta të verës ato përdoren për të shuar etjen. Pekmezi (shurupi i manave) përdoret në stomatitet dhe faringitet. Në këto raste lyhet goja dhe gryka me pekmez, sidomos në darkë para fjetjes. Pekmezi përdoret gjithashtu në mjekimin kundër anemisë, duke u dhënë fëmijëve ose të rriturve nga 2-3 lugë gjelle në ditë. Manat e papjekura përdoren për luftimin e krimbave parazitarë të aparatit tretës.
Kuron:
1-Tensionin
2-Mëlçinë
3-Sëmundjet e flokëve
4-Pagjumësinë
Si përgatitet çaji:
Gjethet e manit përdoren për uljen e tensionit të lartë të gjakut. Çaji përgatitet si vijon: merren 5-6 gjethe të pastra dhe zihen në 150 ml. ujë derisa të mbetet një e treta e ujit. Kullohet dhe pihet njëherësh. Mjekimi vazhdon për 5-6 ditë. Për sëmundjen e mëlçisë veprohet në këtë mënyrë: Merren dy grushte filiza të rinj manash, nga ata që nuk kanë filluar të prodhojnë fruta dhe copëtohen. Vihen të zihen në një litër ujë për një orë. Nga lëngu i fituar merret nga një lugë gjelle 3-4 herë në ditë. Kundër sëmundjeve të mëlçisë përdoren edhe gjethet e manit, duke i përgatitur si më lart. Ndërsa për ngjyrosjen e flokëve këshillohet përdorimi si vijon: Merren gjethe të manit të zi dhe zihen me ujë shiu, së bashku me gjethe hardhie dhe gjethe fiku të zi. Me lëngun e fituar bëhet korja e kokës. Edhe mani i bardhë ka pothuajse të njëjtat veti që ka mani i zi.
32. Çaj mandarine
Frutat e mandarinës janë tretëse, freskuese dhe lëngu i tyre është i pranueshëm edhe nga stomaku i fëmijëve. Në sajë të përmbajtjes së vitaminave, si dhe të një sasie të konsiderueshme hekuri, mandarinat përbëjnë një ushqim shumë të përshtatshëm për pastrimin e gjakut dhe për luftimin e anemisë.
KURON:
1-Aneminë
2-Pastrojnë Gjakun
3-Stabilizojnë metabolizmin
4-Rregullojnë tensionin e lartë
Si përgatitet çaji:
Zakonisht mjekësia popullore e ka përdorur këtë lloj fryti në formën e vet origjinale. Për këtë arsye kryesisht për ata që kanë probleme me aneminë ose sëmundjet e tjera të gjakut, këshillohet që mjekimi me mandarina duhet të vazhdojë 20-25 ditë, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra ose edhe më shumë. Lëvozhgat e frutave, gjethet, lulet kanë po ato përdorime si te portokalli. Filizat e reja dhe të frutit të mandarinës të mbledhura në fillim të periudhës së lulëzimit të bimës, përdoren në rastet e helmimeve ushqimore, në ulçerën e stomakut dhe të dymbëdhjetëgishtëzës.
THANA
33. Çaj thane
Kokrrat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat jo vetëm që hahen të freskëta, por ato bëhen komposto, prevede, marmelatë. Gjethet dhe lëvorja e thanës përmbajnë rreth 10-15% taninë. Iu këshillohet kryesisht personave që kanë probleme me diarrenë.
Kuron:
1-Diarrenë
2-Ekzemën
3-Normalizon qarkullimin e gjakut
4-Rregullon metabolizmin
Si përgatitet çaji:
A)Merren 1 kg. thana të pjekura dhe zihen me sheqer. Nga reçeli i përgatitur u jepen fëmijëve dy lugë kafeje në ditë. Për të shuar etjen te të sëmurët me asht (që kanë mbledhur ujë në bark), këshillohet të merren një grusht thana gjysmë të pjekura ose të thata dhe vihen të zihen në një litër ujë për një orë dhe pastaj kullohen. Ky lëng përzihet me lëngun e përfituar nga shtrydhja e shegëve të egra. Nga kjo përzierje lëngjesh të tharta, merret nga një lugë gjelle sa herë që i sëmuri ka etje për ujë.
B)Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe ndalojnë të hequrit e barkut: merren 300 gramë bërthama të thanës dhe piqen si kafeja, derisa të marrin ngjyrë të zezë, bluhen në mullirin e kafesë. Mielli i përfituar përzihet me 1 kg sheqer. Fëmijëve u jepet tri herë në ditë 1/3 e lugës së kafesë, në formë pluhuri ose e tretur në ujë. Të rriturit marrin nga një lugë gjelle tri herë në ditë.
C)Edhe kërpudha e thanës (eshka) jep rezultate të mira kundër ekzemës së lëkurës: merren 30 gramë eshkë thane dhe zihen në 200 ml. ujë. Lëngu i fituar pihet me nga një filxhan kafeje në mëngjes esëll.
34. Çaj vishnje
Frutat e vishnjës janë të shijshme, përdoren për të kuruar mëlçinë, pastrojnë gjakun dhe luftojnë aneminë. Veç të tjerash konsumimi i tyre rekomandohet për të gjithë ata që kanë probleme me tretjen. Ky lloj fruti përmban acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Me bishtat e frutave mjekët popullorë kanë luftuar me sukses gurët dhe rërën e veshkave.
KURON:
1. Mëlçinë
2. Pastrojnë gjakun
3. Luftojnë aneminë
4. Tretet shpejt nga stomaku
Si përgatitet çaji:
Mjekësia popullore e përdor frutën e vishnjës për kurimin e sëmundjeve, vetëm në formën e një çaji. Për këtë duhet të merren 1-15 gramë bishta vishnje dhe zihen në 200 ml ujë derisa të mbeten ¾ e sasisë fillestare të ujit. Çaji pihet i ngrohtë, para buke, duke e përsëritur 2-3 herë gjatë ditës, për 10-15 ditë radhazi. Frutat e vishnjës janë freskuese, shuajnë etjen, pranohen mirë nga stomaku, ndihmojnë tretjen, dhe kur përdoren në mënyrë sistematike, ndikojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastrojnë gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Në këto raste këshillohet të konsumohen deri në gjysmë kilogramë vishnjë të freskëta në ditë, duke vazhduar mjekimin për 15-20 ditë. Frutat e vishnjës kanë veti direkte, ato këshillohen t’i konsumojnë ata që vuajnë nga veshkat. Vishnja ka të gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitë farmaceutike që ka qershia, por ajo i ka më të theksuara vetitë rrudhëse e freskuese.
35. Çaj shege
Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.
KURON:
1-Sëmundjet e stomakut
2-Sëmundjet e zorrëve
3-Dhimbjet e barkut
4-Hemorroidet
5-Ënjtjen e bajameve
6-Acarimin e mishrave të dhëmbëve
Si përgatitet çaji:
Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve. Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët. Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.
36. Çaj portokalli
Portokallet janë një ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe treten lehtë në stomak. Lëngu i portokallit ka veti diuretike (Diuretik: Mjet që shkakton urinim të shpeshtë dhe ndihmon veprimtarinë e veshkave dhe të rrugëve urinare) dhe antiseptike (Antiseptik: Që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to.
KURON:
1-Gurët në veshka
2-Aneminë
3-Laringun
(kur iu ikën zëri)
4-Nervozizmin
Si përgatitet çaji:
Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të rinj. Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Në 100 ml. lëng portokalli përmbahen 56 mg. vitaminë C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive. Lëngu i fituar nga zierja e lëvozhgave përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve. Ndërkohë që për sëmundjet e laringut mjekësia popullore këshillon që të merren 10-15 gramë lëvozhga frutash të vihen të zihen për 15-20 minuta në 250 ml. ujë. Nga lëngu i përfituar pihen 1-2 gota në ditë. Kur ky lëng pihet i ngrohtë, bën mirë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kur ka acarime në grykë apo zënie zëri.
37. Çaj manaferre
Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu, edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mirë. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës.
Kuron
1-Ul temperaturën
2-Ataket kardiake
3-Diabetin
4-Astmën
5-Tretjen e ushqimeve
Si përgatitet çaji:
Merren 6-10 gramë gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët. Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegie në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpëlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në fyt, në mishrat e dhëmbëve. Për diabetin merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen të zihen në një litër ujë. Nga lëngu i kulluar, i sëmuri merr tri herë në ditë nga një filxhan para buke. Përfundime të mira japin edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si dhe në formë çaji me verë: merren 150-200 gramë fruta manaferre, zihen në një gotë të mbushur me verë. Nga lëngu i prodhuar merren çdo ditë 1-2 gota të vogla, në gjendje të ngrohtë. Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urinës, me kollë etj.
38. Çaj pjeshke
Ky lloj fryti rekomandohet të përdoret kryesisht i freskët ose lëng frutash. Ato kanë vlera të larta ushqyese e kuruese; përmbajnë rreth 10% sheqerna, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitaminë A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike etj. Lulet e pjeshkës kanë veti tonike dhe rrudhëse dhe përdoren në formë çaji. Lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri, rekomandohen kundër kolitit, dhimbjeve të barkut, rrjedhjes së të bardhave, kundër hemorragjive dhe hemorroideve.
KURON:
1-Kolitin
2-Dhimbjet e barkut
3-Hemorragjitë
4-Hemorroidet
Si përgatitet çaji:
Çaji përgatitet duke marrë 50-70 gramë lëvore degësh, të cilat zihen në 200 ml. ujë, gjersa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Lëngu i frutave dhe vetë frutat e pjeshkës kanë veti të mira tonike, janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin. Ato bëjnë mirë në mëlçi dhe ndihmojnë në forcimin e elementeve të reja të gjakut. Gjethet e pjeshkës përdoren në ndalimin e rrjedhjes së gjakut nga plagët. Në këtë rast këshillohet të merren një sasi gjethe pjeshke dhe pasi pastrohen, shtypen bashkë me kripë dhe vendosen mbi plagë.
39. Çaj luleshtrydhje
Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, hulinën, etj. Në rast se konsumatorët e kanë të vështirë në periudha të caktuara që të gjejnë luleshtrydhe në treg, atyre u këshillohet edhe përdorimi i lëngjeve të frutave me luleshtrydhe, por që nuk përmbajnë gaz.
KURON:
1-Pastron gjakun
2-U rekomandohet anemikëve
3-Stabilizon nivelin e kolesterolit në gjak
4-Rekomandohet edhe si lëng frutash i shtrydhur
Si përgatitet çaji:
Në gjysmë litri ujë hidhen 100 ml. uthull. Në përzierjen uthull-ujë zihen për gjysmë ore 50-60 gramë rrënjë luleshtrydhe. Me lëngun e fituar bëhen shpëlarje të gojës 2-3 herë në ditë. Filizat e reja dhe majat e luleshtrydhes të mbledhura në fillim të periudhës së lulëzimit të bimës, përdoren në rastet e helmimeve ushqimore, në ulcerën e stomakut dhe të dymbëdhjetëgishtëzës.
40. Çaj molle
Molla si fryt ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Frutat përmbajnë rreth 15% sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë. Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë.
KURON:
1-Hemorroidet
2-Reumatizmin
3-Kollën
4-Sëmundjet e syve
5-Dhimbjet e veshit
6-Kundër helmimeve
Si përgatitet çaji:
Merren 1-22 kokrra mollë, priten në 2-3 copë secila dhe zihen për 30-40 minuta në 200 ml. ujë. Çaji i mollës ndihmon gjithashtu edhe për funksionimin e mirë të veshkave dhe të fshikëzës urinare; ai përdoret kundër infeksioneve të këtyre organeve. (Ky çaj për kollën dhe reumatizmin). Kurse për hemorroidet vlen këshilla: Merren 1-2 kokrra mollë dhe me anën e rendes kthehen në pure. Pureja e përgatitur, pasi zihet për gjysmë ore, përzihet me 20-30 gramë gjalpë dhe hahet njëherësh, duke qenë esëll. Mjekimi mund të vazhdojnë 20-25 ditë me një ndërprerje prej 2-3 ditësh. Kundër helmimeve merren 20 copë gjethe molle, thërrmohen dhe vihen të zihen në gjysmë litri ujë. Lëngu i fituar pihet në formë çaji. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar të kollurit, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vetë mushkërive.
41. Çaj limoni
Nga të gjitha agrumet, frutat e limonit kanë efekt shërues më të theksuar. Ato përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe ulin temperaturën. Efekt të dukshëm japin në hipo dhe avitaminozat. Limoni ka veti të mira tretëse në stomak, është freskues i këndshëm dhe nxit oreksin që mund të jetë prerë nga sëmundje të ndryshme. Në këto raste përdoret lëngu i limonit në trajtë limonade ose i shtuar në çaj a në gjellë.
KURON:
1-Mëlçinë
2-Reumatizmin
3-Gurët në veshka
4-Gripin
Si përgatitet çaji:
Merret një kokërr limoni me madhësi mesatare, pritet në mes në drejtim të gjerësisë dhe të dy gjysmat vendosen në një pjatë mbi zjarr derisa të ngrohet lëngu që përmbajnë. Pastaj, nga pjesa e prerë, të dy gjysmat, të ngrohta, vihen në të dy anët e qafës, në vendet mbi bajamet, lidhen me garzë dhe lihen aty derisa të ftohen. Ky veprim përsëritet për 2-3 ditë, në darkë para gjumit. Limoni përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve të mëlçisë. Më tepër rezultat ka dhënë kombinimi që vijon: Për 20-30 ditë rresht, çdo ditë në mëngjes, një orë para buke, pihet lëngu i një kokrre limoni së bashku me një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle mjaltë. Kjo këshillë përdoret edhe nga organizmat e dobësuar, ata që kanë kaluar ndonjë sëmundje, për rivendosjen e oreksit dhe të shëndetit të tyre. Kundër reumatizmit merren 1-2 kokrra limon dhe pasi lahen mirë, pa hequr lëvozhgën, grihen në rende. Brumi i fituar, pasi i shtohen 1-2 lugë kafeje sheqer, hahet esëll në mëngjes ose në orët e pasdites. Ky veprim përsëritet çdo ditë për 20-30 ditë.
42. Çaj Qitro
Është një frutë me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Mjekësia popullore tregon se kjo lloj frute, e cila e ka kohën e vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolit.
KURON:
1-Ndihmon në tretjen e ushqimit
2-Pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishrat e dhëmbëve
3-Stabilizon kolesterolin
4-U rekomandohet personave që kanë mangësi me sheqerin
Si përgatitet çaji:
Për të gjithë ata persona të cilët kanë vështirësi në tretjen e ushqimit, rekomandohet të përdoret këshilla që vijon:
100 gramë rrënjë qitro zihen në 500 ml ujë derisa të avullohet gjysma e tij. Lëngu i përfituar, pasi filtrohet, përzihet me një sasi të barabartë vere të kuqe të vjetër. Merren 1-2 gota në ditë. Edhe pse në shije jo fort e ëmbël, qitro iu rekomandohet edhe personave që e kanë nivelin e sheqerit të ulët. Pasi në përbërjen e tij, fruta ka shumë glukozë.
43. Çaj kajsie
Frutat e kajsisë janë të shijshme, automatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë.
Bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.
KURON:
1-Sëmundjet e mëlçisë
2-Dhimbjet e kokës
3-Pastrojnë gjakun
4-Laringun
Si përgatitet çaji:
Merren 1 kilogramë kajsi dhe zihen përreth 2 orë e gjysmë, më pas ato lihen të kullohen dhe futen në një shishe ose enë qelqi, në mënyrë që çaji të qëndrojë sa më i freskët. Ai duhet pirë dy herë në ditë në mëngjes dhe në darkë, dhe këshillohet kryesisht për të gjithë ata që kanë probleme me mëlçinë dhe sëmundjet e gjakut. Madje për këto dy lloj kategorish, rekomandohet që çaji i kajsisë të përdoret çdo ditë, pasi përveç vlerave ushqyese që ka, rregullon edhe funksionimin e metabolizmit në organizëm. Përveç sëmundjeve të lartpërmendura, çaji i kajsisë kuron edhe dhimbet e kokës, madje mjekësia popullore rekomandon që ky frut në përdoret edhe në gjendjen e vet natyrale në raste të dhimbjeve të kokës apo të laringut.
45. Diabeti? Zgjidhja është tek çaji
Në prag të ditës botërore të diabetit, më 14 nëntor, shkencëtarët zviceranë kanë botuar në revistën prestigjioze ‘British Medical Journal’, një studim të ri që tregon se si norma e incidencës për diabetin e tipit 2 është dukshëm më e ulët në vendet ku pihet më tepër çaj se sa në vendet të tjera ku nuk konsumohet. Studiuesit morën në shqyrtim 50 vende të botës, duke krijuar një model matematikor për të provuar nëse konsumimi i çajit kishte ndonjë impakt mbi shëndetin dhe sëmundjet tek njerëzit. Ajo që doli qartësisht nga studimi ishte lidhja që ekzistonte mes diabetit dhe çajit. Vendet në të cilat konsumohet më tepër çaj (çaji klasik ose ndryshe çaji i zi) rezultuan të ishin Britania e Madhe, Irlanda dhe Turqia, ndërsa vendet ku konsumohet më pak, Koreja e Jugut, Brazili dhe Kina. Sipas dr. Ariel Béresniak dhe kolegëve të tij, rezultatet e analizave treguan një lidhje koherente mes pirjes së çajit të zi dhe diabetit të tipit 2. “Sigurisht që një pohim i tillë nuk mund të bëhet duke u nisur vetëm nga ky studim, por rezultatet janë koherente edhe me studime të mëparshme që kanë sugjeruar një korrelacion të tillë”, – shprehen autorët e studimit. Ajo që mbetet evidente është se çaji i zi të mbron nga rreziku i diabetit, përfundojnë studiuesit.
46. Çaji jeshil – 10 arsyet pse duhet ta pimë patjetër
Nuk ka rëndësi nëse pihet i ngrohtë apo i ftohtë: efektet e tij pozitive në zemër, kocka, lëkurë apo shëndetin në përgjithësi janë të njëjtat. Ta konsumosh me limon dhe sheqer i shton edhe më shumë fuqitë antioksiduese. Falë polifenoleve, nga të cilat përbëhet çaji jeshil, e që mund të shijohet i nxehtë në dimër dhe i ftohtë në verë, është një thesar për shëndetin dhe gjithë organizmin. Nga “fuqitë” kundër plakjes deri te funksioni mbrojtës kundër stresit, deri tek efektet antidepresive dhe antidemencës, ja dhjetë arsye përse duhet ta zgjedhim.
Ndihmë kundër kolesterolit. Sipas një studimi amerikan të publikuar në “Journal of the American Dietetic Association”, çaji jeshil arrin të reduktojë nivelet e kolesterolit të pranishëm në gjak.
Mban peshën nën kontroll
Falë pranisë së një polifenoli të veçantë me fuqi të lartë antioksiduese, ngadalëson shtimin në peshë me 45%. Ky zbulim i publikuar në “Obesity” është bërë nga një grup studiuesish amerikanë. Sipas kërkuesve, efektet pozitive të çajit jeshil dyfishohen: nga njëra anë, ai është në gjendje të reduktojë përthithjen e yndyrave, nga ana tjetër përmirëson kapacitetin e organizmit të përdorë rezervat e grumbulluara.
Mbron shëndetin e syve
Falë veprimit për të shkatërruar radikalet e lira, katekina, një klasë e veçantë polifenolesh e pranishme te çaji jeshil, i mbron sytë nga stresi i qelizave dhe nga rreziku për të zhvilluar patologji edhe shumë të rënda si glaukoma: sipas një studimi të publikuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, në të vërtetë, këta antioksidantë natyralë përthithen nga retina dhe inde të tjera të syrit, duke i mbrojtur për më shumë se 20 orë nga stresi oksidues.
Katër filxhanë
Sa më shumë pi, aq më shumë të pëlqen. Edhe gjendja shpirtërore përfiton nga çaji jeshil. Mjaftojnë katër filxhanë në ditë: ai që e mbështet është një kërkim japonez i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, sipas të cilit efekti antidepresiv funksionon më shumë te personat me moshë të madhe. Merita është e teninës, një aminoacid që favorizon efektin qetësues.
Kundër osteoporozës
Merita edhe këtu i takon epigalokatekinës (ECG), një nga polifenolet e pranishme në të. Çaji jeshil, shpjegon
“Journal of Agricultural and Food Chemistry”, favorizon rritjen kockore deri në 80%, duke parandaluar osteoporozën dhe frakturat.
Lëkurë më elastike dhe me më shumë jetë
Çaji jeshil ka një fuqi të madhe hidratuese, e barabartë me atë të ujit dhe për më tepër, falë fuqisë antioksidues favorizon, rizgjimin e qelizave, duke kontribuar në riparimin dëmeve të lëkurës pas qëndrimit për një kohë të gjatë në diell.
Arterie të shëndetshme
Një studim i publikuar në “European Journal of Cardiovascular Prevention and Rehabilitation” ka nxjerrë në dukje se çaji jeshil është në gjendje të përmirësojë elasticitetin e mureve të artereve, duke kontribuuar në një mirëfunksionim më të madh të aparatit kardioqarkullues.
Mbron nga fibroza hepatite
Efektet pozitive të çajit jeshil i takojnë edhe mëlçisë. Sipas
“Ëorld Journal of Gastroenterology”, konsumi i pijes pengon akumulimin e kolagjenit në mëlçi, duke ndaluar zhvillim e kësaj patologjie.
Truri
Sipas një studimi të publikuar në “Nature”, dy substanca të nxjerra nga çaji jeshil janë në gjendje të shkatërrojnë në tru akumulimet e proteinës amiloide, përgjegjëse për ngushtimin e enëve të gjakut dhe degradimin cerebral tipik për sëmundje të tilla si Alzheimer apo Parkinson.
Me limon dhe sheqer
Një këshillë: për të shfrytëzuar në maksimum efektet e tij pozitive duhet të konsumohet me sheqer dhe limon. Sipas një studimi të publikuar në “Food Research International”, në fakt vitamina C dhe sakarozi rrisin trefish kapacitetin organizmit për të thithur polifenolet.
47. Oolong, çaji kundër diabetit dhe problemeve me zemrën
Një nga çajërat më të famshëm në Kinë është edhe çaji Oolong, i cili po të konsumohet rregullisht ka disa përfitime për shëndetin. Për nga shija çaji oolong ka shije si çaji i zi, por është më i ngjashëm për nga vlerat me çajin jeshil. Studimet kanë treguar se ky çaj ndihmon në uljen e kolesterolit, ruan zemrën, përdoret si trajtim për çrregullimet me tretjen, forcon sistemin imunitar dhe forcon kockat. Le të shohim disa prej tyre:
1) Sëmundjet e zemrës
Nga një studim të publikuar në vitin 2010, kërkuesit gjetën se përdorimi i vazhdueshëm i çajit oolong kishte lidhje me reduktimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Në këtë studim morën pjesë 76,979 persona të moshave 40-79. Nga studimi, anëtarët të cilët kishin pirë rregullisht kafe, çaj jeshil dhe çajin oolong kishin më pak mundësi për t’u prekur nga problemet në zemër. Më herët se ky studim ishte publikuar se çaji oolong ndihmonte në uljen e kolesterolit, ndoshta për shkak të efekteve antioksidante. Në një studim tjetër rezulton se kafeja dhe çaji bëjnë mirë për shëndetin edhe nëse merren me tepricë. Personat që konsumojnë shumë kafe ose çaj nuk duhet të shqetesohen, sepse nga ato përfiton zemra e tyre. Shkencëtarët në Holandë morën në shqyrtim efektet e kafesë dhe çajit në sëmundjet kardiovaksulare. Në studim u përfshinë mbi 38 mijë persona konsumues të kafes dhe çajit, gjendja shëndetësore e të cilëve u vëzhgua për 13 vjet. Shkencëtaret vunë re se personat që pinin çaj ose kafe më shume se 6 filxhanë në ditë ishin në rrezik më të vogël për t’u prekur nga sëmundje në zemër, në krahasim me personat që konsumonin më pak se një fixhan në ditë. Edhe konsumimi i 2 deri 4 fixhanëve me çaj ose kafe në ditë ndikonte në uljen e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet në zemër. Por studimi tregoi gjithashtu se konsumimi i çajit dhe kafesë mes pjesëmarrësve në studim nuk kishte ndonjë ndikim përsa i përket rrezikut të goditjeve në tru. Shkencëtarët thonë se çaji oolong përmban anti-oksidantë, gjë që mund të shpjegojë përfitimitet shëndetësore që rrjedhin nga caji.
2) Diabeti
Çaji Oolong ndihmon personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2, sipas një studimi të publikuar 10 vjet më parë. Pas pirjes së 1,500 ml çaji oolong çdo ditë për një muaj, pacientët me diabet paten një rënie të nivelit të sheqerit në gjak (krahasuar me ata të cilët kishin konsumuar ujë në vend të çajit.
3) Për dobësim
Shumë studime kanë treguar se çaji oolong ndihmon në reduktimin e kilogramëve të tepërt. Në vitin 2009 studimi i 102 pjesëmarrësve të cilët vuanin nga obeziteti, doli në përfundim se konsumimi i këtij çaj përshpejton metabolizimin. Pas 6 javësh të konsumit të përditshëm të çajit oolong, 64 për qind e pjesëmarrësve humbën mbi 3 kg. Në përgjithësi, 22 për qind e pjesëmarrësve humbën mbi 4 kg.
48. Sekreti i dobësimit?-çaji kinez Pu-erh
Çaji kinez Pu-erh është një pije e shëndetshme, pasi ka jo vetëm një histori shumë të gjatë, por ndihmon edhe për “shkrirjen” e dhjamit dhe uljen e peshës trupore. Ky çaj u eksperimentua me sukses nga një fabrikë çaji në Yunnan të Kinës në vitin 1973, duke bërë që ai të njihet brenda dhe jashtë vendit. Koha e duhur e pirjes së këtij çaji është çelësi i suksesit për dobësimin. Çaji Pu-erh është konsideruar për vite si një mënyrë e mirë për shkrirjen apo tretjen e yndyrnave dhe rritjen e energjisë. Pirja e këtij çaji në kohën e duhur do t’ju ndihmojë të largoni kilet e tepërta, nëpërmjet përshpejtimit të metabolizmit. Nëse e pini këtë çaj në kohën e gabuar, mund të bëjë veprimin e kundërt, pra mund të bëjë që të shtoni në peshë në vend që të humbisni kilogramët. Koha më e mirë është një orë pas buke, me qëllim që ai të nisë punën për largimin e yndyrës së tepërt nga trupi si dhe të ndihmojë trupin në largimin e ushqimeve të tjera të panevojshme, të cilat janë të vështira për t’u tretur. Duhet të kini kujdes sepse nëse pini këtë çaj gjysmë ore para buke mund të shkaktojë efektin e kundërt duke ia shtuar oreksin dhe në vend që të hani më pak, do të konsumoni më shumë ushqim pasi ky çaj do të eleminojë depozitat e yndyrës në trup duke bërë që t’ju shtohet oreksi. Do të ishte ideale që për të pasur një rezultat më të mirë nga përdorimi i çajit Pu-erh, nuk duhet ta përzieni këtë çaj me çajra të tjerë apo me pije të tjera. Mirë është që gjatë ditës të konsumoni ujë dhe jo pije me gaz apo lëngje të tjera jo natyrale. Në këtë mënyrë ju mund të bini më shpejt nga pesha.
Pyetje: Ku mund ta gjejmë këtë çaj?
Përgjigje: Ky çaj akoma nuk ka hyrë në Shqipëri, megjithatë mund ta porosisni në internet.
49. Kamomili, bima që bën çudira
Të gjithë kemi dëgjuar për vetitë e shkëlqyera të kamomilit kundër stresit, pagjumësisë, dhembjeve të barkut apo sëmundjeve të lëkurës. Me sa duket, gjyshet tona nuk e kanë pasur gabim që na e rekomandonin si ilaç kundër shumë sëmundjeve. Këtë e konfirmon së fundmi një studim i publikuar në prestigjiozen “Journal of Clinical Psychopharmacology”. Sipas tij, vërtetohen plotësisht vetitë e kamomilit kundër stresit, ilaçi që edhe gjyshet tona e përdornin pa u bazuar në asnjë fakt shkencor. Kërkuesit kanadezë të “Faculty of 1000 Biology” kanë zhvilluar një analizë për të zbuluar se çfarë qëndronte vërtet pas “popullaritetit” të kamomilit. Në këtë mënyrë, ata analizuan të dhënat e një studimi për vetitë e kamomilit kundër shqetësimeve të lehta dhe të mesme me ankthin. Në studim u përfshinë personat që vuanin nga këto çrregullime, të cilët u ndanë në dy grupe. Grupit të parë iu dha kamomil, ndërsa të dytit qetësues të tjerë bimorë, por jo ilaçe. Në fund, nga rezultatet e studimit u pa se pacientët e trajtuar me kamomil treguan ndryshim domethënës sa i përket rëndësisë së shqetësimeve, në krahasim me pacientët që nuk morën kamomil. Mjekët Michael van Ameringen dhe Beth Pattersonm, të cilët bënë këtë analizë, komentuan rezultatet, duke thënë se “kamomili mund të ketë një aktivitet modest kundër panikut në pacientët që vuajnë nga ankthi dhe mund të përdoret pa asnjë problem nga ata që janë kundër farmakoterapisë tradicionale”. Në këtë mënyrë, ekspertët vlerësojnë se kamomili mund të përdoret si ilaç qetësues i padëmshëm dhe se ai arrin të kontrollojë çdo ashpërsi të çrregullimeve mendore.
Vetitë
Zakonisht përdoren lulet e thara të kamomilit, që pasi ziejnë në ujë të ngrohtë, konsumohen në formën e çajit. Kamomili ka veti qetësuese. Ja përse këshillohet të pihet para se të flenë nga të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia ose nuk bëjnë gjumë të qetë. Ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhembjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhembjet menstruale dhe problemet me dhembjet e kokës. Një tjetër funksion ka të bëjë me eliminim e gazrave të tepërt nga zorrët dhe shpesh u shtohet shampove dhe balsameve për shkak të vetive ushqyese te flokët. Por efektet pozitive janë ndierë edhe te spazmat muskulore dhe problemet reumatizmale. Stabilizon zorrët në rast diarreje dhe përdoret në rast të irritimeve apo infeksioneve në rrugët urinare, për të mos folur për qetësimin e sistemit nervor. Për përdorim të jashtëm ai rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve.
50. Çaji mali
Një gotë çaj mali, gjalpë dhe limon! Cili shqiptar nuk e ka provuar sikur një herë te vetme, këtë trinom popullor të shërimit te gripit apo te ftohurës?! Kultura e çajit, te cilën Azia dhe vendet evropiane e kane lëvruar nder shekuj dukej krejtësisht e panjohur për ne, njerëzit që çajin e konsumojmë vetëm kur sëmuremi. Sideritis, i njohur ndryshe me emrin ccaji i malit, është një barishte e mirënjohur për vetitë mjekësore. Ajo rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht Ballkan, pra dhe në Shqipëri. Sideritis është bima i njohur si çaj mali. Këto bimë janë të egra, që janë përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë. Çaji i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra.
Përdorimi
Shumë popullore në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë kjo bimë është përdorur si një barishte ose për përgatitjen e çajit ose për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale. Përgatitja e çajit bëhet në këtë mënyrë: Pasi pastrohet, hidhet në ujë të valuar. Mbulohet me kapak dhe si të marrë valë hiqet duke e lënë të mbuluar me kapak, që të mos i dalë aroma deri në momentin e servirjes. Kur serviret mund ti hidhet mjaltë dhe limon. Çaji i malit ndihmon procesin e tretjes. forcimin e sistemit imunitar dhe trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe astmën, kongjestionet e sinozitit, madje edhe dhimbjet dhe ankthet e lehta. Shoqërohet me biskota të llojeve të ndryshme, me kek, torta etj.
Çaj mali
Provat moderne kanë treguar se çaji ndihmon në parandalimin e osteoporozës, ndërsa vetitë e tij anti-oxidante ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Studimet tregojnë gjithashtu një efekt pozitiv në pothuajse çdo gjë që shkakton shqetësim në trup. Sideritis është i njohur shkencërisht të jetë anti-mikrobial, anti-inflamator, dhe anti-oxidant. Elementet aktive përfshijnë diterpenoidin, flavonoidin dhe vajrat esenciale të tij. Hulumtime të rëndësishme të bëra për sideritisin konfirmojnë përdorimin e tij popullor për të parandaluar ftohjet, gripi, dhe alergjitë. Shumica e këtyre hulumtimeve janë bërë në universitete në Holandë dhe në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Bullgari dhe Greqi, ku bima është autoktone.