SHBA, dënohen me burgim të përjetshëm dhe qeshin pas vendimit

“Ja çfarë u ndodh pedofilëve”. Kështu është cituar nga gjykatësi pas leximit të vendimit me dënim me burgim të përjetshëm për Jeremy Lee dhe...


“Ja çfarë u ndodh pedofilëve”. Kështu është cituar nga gjykatësi pas leximit të vendimit me dënim me burgim të përjetshëm për Jeremy Lee dhe Christine Moody, çifti nga Karolina e Veriut, të cilët pranuan se kishin vrarë një pedofil, Marvin Charles Parker dhe gruan e tij Gretchen Down Parker.
Ata qeshën pas vendimit sikur asgjë të mos kishte ndodhur dhe pavarësisht nga dënimi, pranuan: “Do ta bënim përsëri”. Gruaja, siç pranuan të pranishmit, “ishte vetëm një viktimë e luftës”.
Fillimisht, të dy shpresonin në një dënim prej 30 vjetësh burg, “për të mundur të plakeshin bashkë” dhe “të shikonin fëmijët e tyre”, i kishin kërkuar falje gjykatësit, duke treguar pendesë për atë që kishte ndodhur.
Por, pas vendimit, zbuluan gjendjen e tyre të vërtetë shpirtërore dhe asnjë pendim, duke qeshur vazhdimisht dhe duke u puthur vazhdimisht në sallë. Sipas avokatëve mbrojtës, çifti donte të hakmerrej ndaj dhunës që kishin pësuar në fëmijëri dhe ishin gati për një tjetër vrasje.

Related

Lajme te rralla 2232210571613048558

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item