Reagim/ Letrës së intelektualëve dhe akademlkeve të nderuar, drejtuar opinionit publik

Arsim Zekolli Të nderuar,  vendimin tuaj për adresim publik pas abstenimit të gjatë dhe heshtjes ndaj një numri të madh të ngjarjeve dhe pro...

Arsim Zekolli

Të nderuar, 

vendimin tuaj për adresim publik pas abstenimit të gjatë dhe heshtjes ndaj një numri të madh të ngjarjeve dhe proceseve afatgjate në vendin tonë, e pranova me entuziazëm të madh dhe me shpresë të sinqertë se do të jemi dëshmitarë të zgjimit të ndërgjegjësimit dhe vetëdijësimit intelektual të shoqërisë tonë. Dhe pikërisht për këtë jam i gatshëm ta neglizhoj pjesëmarrjen e personave të përcaktuar e të njohur për nga lidhshmëria dhe animi ndaj partisë sundimtare në pushtet që prezentohet në emër të shqiptarëve. Në shenjë të vullnetit të mirë, po tentoj që ta anashkaloj moralin e ulët që ndeshet me deklarimin e kontestimit preventiv nga ” çfarëdo etiketimi që anon” 
Duke mos e nënçmuar në asnjë mënyrë vendimin tuaj për adresim publik që t`i paraqitni qëndrimet tuaja, dhe duke mos patur asnjë dyshim ndaj mirësisë së motiveve të shumicës së nënshkruesëve, pa asnjë dyshim ndaj pedigresë tuaj intelektuale dhe akademike, megjithatë, më duhet patjetër ta shpreh dëshpërimin tim të vogël nga vetë përmbajtja e paraqitjes suaj. Shpresoj se treguesit e mi do t`i pranoni në frymë të debatit të hapur përmes të cilit do të kishim provuar të kontribuojmë për sqarimet e gjendjeve tona të tanishme, e me faj të udhëheqësive politikë në këtë vend. 
Momenti kyç i mospajtimit tim qëndron tek predispozicioni juaj, i theksuar për pranimin e rezultateve përfundimtare të dy partive fituese nga të dy kampuset etnike si përfundime legjitime jokontestuese e të dala nga vullneti i qytetarëve, të paraqitura në zgjedhjet e lira,të drejta dhe demokratike. Përpos rezervave të deklaruara publike ndaj cilësisë së procesit zgjedhor ( dhe klimës së përgjithshme politike) tek ne, e për të cilin proces ka kohë që opinioni i vendit, e më vonë edhe ai ndërkombëtar, e vlerëson si -”të denjë për shek.19″. Me keqardhje jam i detyruar të përfundoj se qëndrimi juaj i pranimit të faktit të kryer pa asnjë kontestim ndaj tragjedisë që çon drejt tij, me siguri se nuk ka asgjë të përbashkët me angazhime të sinqerta të kalibrit intelektual si që është i juaji, e që duhet të udhëheqet prej perceptimit dhe mbi të gjitha prej ballafaqimit me realitetin shoqëror, e jo prej fantazmagorisë së imponuar nga interesi i ngushtë i partive politike. 
Në këtë frymë, gatishmëria juaj për pranim pakontestues të rezultateve zgjedhore të fitores së VMRO -DPMNE si fakt i kryer dhe i pranueshëm, edhe përkundër vlerësimeve të misioneve vëzhguese, opozitës, por edhe opinionit të vendit, i vendos në dyshim neutralitetin dhe parimet tuaja. Aq më shumë po qe se përmes pranimit të tillë të së papranueshmes tentoni që në mënyrë të fshehtë të impononi iluzion për pranim reciprok të rezultateve të fituara edhe nga ana e partisë më të madhe politike në emër të shqiptarëve – BDI. Gjatë kësaj, mungon pyetja logjike – vallë vetë BDI ka treguar respekt të plotë, faktik dhe të sinqertë ndaj vullnetit të vetë votuesëve shqiptarë, të cilëve me të gjitha forcat u bënte shtypje për mosdeklarimin e vullnetit të tyre të lirë? Pyetje e cila e konfirmon dyshimin mbi gatishmërinë e sinqertë të partisë së Ali Ahmetit për plotësimin ( bile edhe marrjen parasysh) kërkesat tuaja të mirëfillta drejtuar partisë e cila akoma paraqitet si shqiptare që: ” të mos tregon mospërfillje ndaj vullnetit (të votuesve të saj) duke u bë instrument i ndonjë partie maqedonase”. të mos ” largohet nga premtimet”. sepse ” nuk pranohet asnjë arsyetim”. Se fundi, lajmet e fundit per angazhmanin e përsosur të Komandant Forines ne favor te luftetareve te LCK dhe heshtja absolute e BDI lidhur me fatin e familjes Zeqiri qartaz demantojne pritjet tuaja ster-optimiste – bile edhe para se te permbyllni letren tuaj.
Njekohesisht, me keqardhje me duhet te konstatoj se ju vet sillni veten ne kontradite duke përkujtuar BDI-në për ” parimet me të cilat është fituar pjesa më e madhe e mbështetjes politike”, duke harruar se pikërisht qëndrimi joprincipiel i BDI-së ndaj më të dobëtit (shqiptarëve), dhe serviliteti principiel i BDI ndaj më të fortit ( VMRO – DPMNE ), qasja jopripncipiele ndaj korrupcionit universal dhe nepotizmit në BDI, censura universale e mediumeve të afërta të BDI – e devalvon parimin për të cilin angazhoheni, e kjo është që partneri shqiptar në qeveri të jetë ajo parti që ka më shumë votues shqiptar. Të arrini fitore përmes joprincipielitetit, e njëkohësisht të kërkoni parime, është absurditet i errët që i zbukuron pikërisht dy partitë të cilave u drejtoheni.
Pa asnje intence per te prejudikuar apo kontestuar arsyet tuaja per kete qendrim public, dhe pa kurfare deshire per te hedhur dyshim mbi cakun qe metoni te arrini, me duhet qe megjithate shpreh dilemen time mbi gatishmerine Tuaje qe te mirrni ne konsiderat tere gjenjen e imponuar nga gjitha kendet dhe dimensionet. , qe tejkalojne suazat e post-festum rezultateve te zgjedhjeve te fundit te mbajtura ne nje rethana teresisht te dyshimta dhe kontrpverse. Nuk aspiroj aq me pak deshiroj te gjykoj substance intelektuale te kujt do – aq me pak ate tuajen – por njekohesisht nuk e kam nder mend te hesht para shkurtpamesise joparimore qe ne menyre konvencionale tenton te fokusohet vetem mbi nje aspekt te zgjedhjeve. Dhe njekohesisht duke anshkaluar proceset qe shpien deri te kjo gjendje e sotshme dhe terthorazi edhe deri te shtutja juaj per te ju drejtuar opinionit. 
Prandaj, te nderuar, gkukoj se eshte e papranueshme qe vleresimet tuaja nuk inluadrojne edhe elementet tjera – perveq ato parti-politike – qe na ngulfasin dhe shmangin nga rruga drejt NATO dhe BE, institucione ndaj te cilave poashtu drejtoni apele per nihme. Por njekohesisht ne qendrimet e shpalluara nga ju nuk kushtoni fare vemendje ndaj faktoreve te korupcionit, krimit, censures dhe partizimit te gjith-mbarshem te shoqerise si fenomene negative per te cilat terheqin vemendjen keto (dhe te tjera) institucione, edhe pse jo ne menyre te mjaftueshme dhe shpesh here joparimore. Konsideroj kete casje si jashtezakonisht te rendesishme, pasi qe mu keto faktore negative te cilave nuk ju kushtoni vemendjen e duhur, jane po ato faktore kyqe qe sigurojne fitore bindese te dy partive me te medha qe udheheqin ne emer te dy etnive ne vend. Fitore dhe rezultate te cilat ju me gatishmeri te plote dhe pa asnje kritike i konsideroni dhe zyrtarizoni si kredibile dhe te pranueshme. 
Shpresoj – por nuk pres – se do te pajtoheni se ndershmeria e politikave te caktuara nuk mund te vleresohet vetem sipas koloriteve mazhoritare ne diten triumfaliste , por poashtu sipas hapave qe mbesin pas nesh gjate betejave per te fituar thronin sundues. Eshte po vetedija intelektuale dhe elita akademike ajo qe do duhej te sigurojne kultivim perkates te ndergjegjes kombetare dhe diferencim mes fitoreve te arritura permes ndershmerise dhe imponimit permes dhunes dhe jondershmerise, duke shpalosur dhe hedhur drite mbi proceset e gjithmbarshme te betejave politike dhe shoqerore. Nese jo, po e njejta elite intelektuale do duhet te ballafaqohet me gatishmerine dhe te barte pasojat dhe pergjegjesine per gjitha proceset devoluive dhe dekadente qe zhvillohen mu fal gjukimeve preferenciale mbi fenomenete par ate ciilave qendrojne si deshmitare. 
Eshte dyfishm me e rendesishme nese casja e tille ven nen pikepyetje gatishmerine tuaj per te kuptuar ne menyre te plote dhe te pergjegjshme natyren e vertet te Unionit Europian, si dhe mekanizmet dhe proceset per aderim ne te. Pranimi i rezultateve finale te “zgjedhjeve te qeta dhe profesionale” permes demokracise se heshtur, pa barazi competitive dhe aspak fair-play jane garanca te forta se anetaresimi ne keto institucione nuk do ndodhe per nje kohe te gjate, pa marre parasush apelet e juaja alarmante. Perkundrazi!
Ne letren e Juaj ftoni PDSh-ne te respekton ata qe edhe ashtu respektojne kete parti dhe te loze “role konstruktiv” ne emer te “interesave nacionale dhe shteterore” dhe “ndertim te sinergjise … ne funkcion te caqeve tona kombetare dhe intereseve qytetare”. Qe vetem ca rreshta me poshte te theksoni konsideratat tuaja se “pozitat Shqiptare … jane relativizuar ne menyre drastike”. Qe eshte gjithsesi nje kontradite kolosale, pasi qe sipas jush PDSh do duhet te demonstron perkrahje ndaj po ati faktori qe pas aq shum vite qeverisjeje fiton zgjedhjet mu per shak te “relativizimit drastik” te pozitave shqiptare. Eshte ky vleresim gjithsesi absurd qe shtrihet ne po te njejtin dimension te absurditetit te pozitave te PDSh ne synimet e saja qafe-thyese per te bashkepunuar me pot e njejten parti e cila me politikat e saja ka devalvuar vete kombin e vet, edhe shtetin e perbashket dhe pasardhesit tane. Sinqerisht shpresoj se ky gabim i juaji eshte vetem se nje gaf rasti dhe pa konotacion me te thelle politik. 
Si do qe te jete, dhe ne forme permbyllese, zhvillimet e deritanishme dhe ato qe se pari do ndodhin, nuk duhet shiquar vetem nga prizmi i intereseve parciale per perfitime dhe kanosje. Ne shprese se ato do trajtohen si mesim nga eksperienca se fjala e shprehur publike ne mbrojtje te interesave te qytetarit te rendomte eshte garanca me e forte e kredibilitetit te thirrjeve publike ne favor te raporteve politike mes partive apo komuniteteve ne vend. Sinqerisht dhe miqesisht shpresoj se edhe ne ardhmeri do vertetoni keto parime univerzale duke shprehur qendrimet tuaja te cmuara ne favor te te pafuqishmeve qe me pamundesin per te mbrojtur veten duhet te motivon deshiren tone te perbashket per nje shoqeri me te mire dhe me te barabarte.
Me respeкt te thelle dhe te sinqert
P.S.
Shfrytezoj rastin qe te drejtoj apel deri te ju te mos i kushtoni vemendje vokabularit rrugaq dhe huliganesk te atyre qe fal verberise nga urrejtja dhe permes sharjeve dhe ofendimeve “patriote” te hedhura drejt jush, kamuflojne mungesen e kultures familijare, arsimimit personal dhe shkathesise per te zhvilluar debat mbi temene jo personin. Te kishin qik me shum celula mendore se mllef kelbi, para se te ju sulmojne do duhej te pyesnin veten per se digjen flak nga deshira per tu future ne po te njejten kaqamak te Gruevskit per te cilin ju akuzojne. Prandaj, ju inkurajoj miqesisht qe injoranca dhe vulgariteti i tille te mos ju shmang nga gatishmeria per komunikime te metutjeshme me publikun mbi ceshtje dhe tema nga interesi yne i pergjithshem.

Related

Top Lajm 7264031758550491201

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item