Prishtinë, arratisen tre pjesëtarë të “Grupit Drenica”
Kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku Tre pjesëtarë të grupit “Drenica” janë arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/prishtine-arratisen-tre-pjesetare-te.html
![]() |
Kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku |
Tre pjesëtarë të grupit “Drenica” janë arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, konkretisht vendi ku mbaheshin të burgosurit e sëmurë dhe aktualisht ata ndodhen në kërkim nga Policia e Kosovës.
Ndërmjet të arratisurve është edhe kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ish-epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat e Kosovës, të cilët i refereohen burime zyrtare nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Policia e Kosovës tashmë ka krijuar rrathët mobilizues për t’iu rënë në gjurmë dhe për t’i kapur të arratisurit nga QKUK-ja.
Drejtori i Sherbimit Korrektues, Shemsi Hajrizi, ka konfirmuar për Indeksonline se, Sami Lushtaku dhe të dy të tjerët janë arratisur nga QKUK-ja.
Burime zyrtare i kanë referuar mediave të Prishtinës se se Sami Lushtaku, Sahit Jashari si dhe Ismet Haxha mund të jenë arratisur nga QKUK-ja. Kurse, Sabit Geci është transferuar në burgun e Dubravës.
Ngjarja ka ndodhur pas tensionimit të situatës si pasojë e kërkesës së EULEX-it për t’i transferuar këta të burgosur në burgun e Mitrovicës së veriut i cili administrohet nga serbët.
Të paraburgosurit Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Ismet Haxha… apo pjesëtarët e të ashtuquajturit Grupi i Drenicës ndodheshin në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.
Dje, Gjykata vendosi t’i dërgoje ata në Veri të Kosovës. Njerëz pranë të paraburgosurve duke folur për mediat e Prishtinës theksuan se “Ekziston rreziku se ata nuk do të dalin te gjallë nga ai burg, pasi që serbët menaxhojnë tërësisht këtë burg”.
Nga Grupi i Drenices, jashtë QKU-së, ndodhet Sylejman Selimi, i cili është dërguar në Dubravë