Më shumë se dy muaj kryengritje në lindje të Ukrainës

Datat e ngjarjeve kryesore në Ukrainë që nga fillimi i kryengritjes proruse në lindje të vendit, ku përplasjet mes rebelëve dhe ushtarakëve ...


Datat e ngjarjeve kryesore në Ukrainë që nga fillimi i kryengritjes proruse në lindje të vendit, ku përplasjet mes rebelëve dhe ushtarakëve ukrainas kanë shkaktuar vdekjen e 130 personave nga 13 prilli deri në 16 maj sipas OKB-së dhe që mund të përfundojë në një luftë civile.

Ngjarjet kryesore të muajit prill:

6 prill: Dy javë pas bashkimit të gadishullit të Krimesë me Rusinë, manifestuesit prorusë pushtuan godinat zyrtare në Karkiv, Donetsk dhe Lugansk, qytetet kryesore të lindjes së vendit që janë kufitare gjithashtu me Rusinë.
7 prill: Në Donetsk kryengritësit prorusë shpallin “Republikën Sovrane”. Ukraina akuzon Moskën se po përpiqet që ta pushtojë duke e copëzuar.
13 prill: Kievi fillon një operacion të armatosur antiterrorist në lindje të vendit.
17 prill: Marrëveshja e Gjenevës mes Ukrainës, Rusisë, SHBA-së dhe BE-së mbi një ulje të tensoneve nuk respektohet nga separatistët.
18 prill: Kremlini konfirmon mobilizimin e trupave ruse në kufirin ukrainas, sipas NATO-s bëhet fjalë për rreth 40 mijë ushtarë.
22 prill: Uashingtoni shpall vendosjen e 600 ushtarëve në Poloni dhe vendet balltike.
24 prill: Një sulm i shpejtë i trupave ukrainase kundrejt Slavianskut, ku vdiqën pesë kryengritës sipas Kievit, shkaktoi zemërimin e Moskës.
25 prill: Shtatë vëzhgues të OSBE-së mbahen peng në Slaviansk nga kryengritësit, deri në 3 maj.
28 prill: Përforcohen sanksionet e perëndimorëve kundrejt Rusisë.

Ngjarjet kryesore të muajit maj:
2 maj: Ndodhin përplasjet më të egra që prej ndryshimit të pushtetit në Kiev, rreth 50 persona vdiqën gjithsej ku 42 në Odesa dhe 10 në Slaviansk.
5 maj: Luftime intensive në Slaviansk. Kievi deklaron se janë vrarë 30 rebelë.
9 maj: Vizita e parë e presidentit rus Vladimir Putin në Krime, ndërkohë që më shumë se 20 veta vdiqën në luftimet në Mariupol sipas Kievit.
11 maj: Në referendumin e mbajtur në Donetsk dhe Lugansk votohet masivisht pro pavarësisë, i gjykuar si ilegal nga Kievi dhe Perëndimorët.
12 maj: Separatistët e Donetskut kërkojnë bashkimin me Rusinë, një kërkesë që ende nuk ka marrë përgjigje. BE-ja zgjeron sanksionet.
13 maj: Shtatë ushtarë ukrainas vriten pranë Kramatorskut. Ripushtimi i lindjes së vendit që po zjgat më shumë se një muaj është një dështim për Kievin.
14 maj: Fillon dialogu kombëtar i inkurajuar nga evropianët dhe OSBE-ja, por pa separatistët.
15 maj: Uashingtoni kërconon se do të godasë ekonominë ruse me sanksione të reja. Ndërkohë që një anije zbulimi franceze shkon në Detin e Zi.
16 maj: Separatistët marrin nën kontroll selinë qendrore të forcave speciale të Ministrisë së Brendshme në Donetsk.
17 maj: Separatistët lirojnë guvernatorin e vetshpallur të Luganskut që ishte arrestuar nga rojet kufitare ukrainase.
19 maj: Putin urdhëron tërheqjen e trupave nga kufiri ukrainas dhe inkurajon Kivein që të tërheqë trupat e veta nga lindja e vendit. Por sipas NATO-s nuk ka asnjë provë për këtë tërheqje të rusëve.

Related

Ukraina 2768552502183475321

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item