”Përgjimi i letërsisë” tema e edicionit të katërt të Polipit
Nga data 16 deri më 18 Maj, Qendra Multimedia në Prishtinë, do të jetë vatër e përgjimeve. Përgjimeve të letërsisë. Kjo do të jetë tema e ed...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/pergjimi-i-letersise-tema-e-edicionit.html
Nga data 16 deri më 18 Maj, Qendra Multimedia në Prishtinë, do të jetë vatër e përgjimeve. Përgjimeve të letërsisë. Kjo do të jetë tema e edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë polip i cili do të hapet mbrëmjen e 16 Majit dhe do të zgjasë deri më 18 Maj.
Edhe këtë vit Festivali do të bashkojë shkrimtarë të shumtë që vijnë nga shtetet e ish Jugosllavisë e më gjërë si Shqipëria, Ukraina, Greqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania.
Festivali do të nisë me panelin "Përgjimi i literaturës" në kuadër të të cilit do të bëhet edhe promovimi i librit "Ëndrra për dashurinë dhe vdekjen" i autorit serb Filip David i përkthyer në shqip nga Smajl Smaka. Gjithsej katër panele do të karakterizojnë këtë edicion të polipit me tema si: "what can not be translated", "Contemporary literature, theater and the new political realities in the other EU", "View on the future: Cultural cooperation between Prishtina and Belgrade 1989- 2014".
Si pjesë kryesore e festivalit do të vazhdojnë të jenë leximet, të cilat natën e parë do të nisin me autorë nga rajoni.
Ndër autorët që do të lexojnë në polip janë: Visar Zhiti, Shkelzen Maliqi, Filip David, Smajl Smaka, Eli Krasniqi, Lisiana Demiraj, Andreas Flourakis etj.
Si çdo vit tjetër edhe këtë vit, çdo mbrëmje e Polipit do të përmbyllet me muzikë. Edona Reshitaj dhe Ana Curcin&Stray Dog do të përmbyllin netët poetike.