Vendet më të pasura dhe më të varfra të BE-së
Zyra Evropiane e Statistikave – EUROSTAT, ka publikuar të dhënat paraprake për standardin e jetës në vendet evropiane Është një dallim shum...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/vendet-me-te-pasura-dhe-me-te-varfra-te.html
Zyra Evropiane e Statistikave – EUROSTAT, ka publikuar të dhënat paraprake për standardin e jetës në vendet evropiane
Është një dallim shumë i madh në standardin e jetesës ndërmjet shteteve të Bashkimit Evropian, i vërejtur në vitin 2012. Banorët e Luksemburgut sërish kanë zënë pozitën e më të pasurve, kurse bullgarët janë më të varfrit në BE, dëshmojnë të dhënat paraprake të EUROSTAT-it.
Luksemburgu në vitin 2012, si edhe një vit më herët, ka pasur dy herë e gjysmë më të lartë BPV –në për kokë banori në krahasim me mesataren e BE-së, i llogaritur në bazë të fuqisë blerëse. Pasojnë, por shumë larg nga Luksemburgu – Austria, Irlanda, Holanda dhe Suedia me BPV-në 30 për qind më të lartë se mesatarja e BE-së. Gjermania, së bashku me Belgjikën dhe Finlandën, përbëjnë grupin të cilat BPV-në e kanë pasur 15-25 për qind më shumë se mesatarja evropiane. Në Britani të Madhe dhe në Francë ai ishte 10 për qind më i lartë.
Në nivel me BPV-në e BE-së ishin Italia dhe Spanja, ndërsa ai i Qipros ishte 10 për qind më i ulët. Në vitin 2011 BPV-ja qipriote ishte pesë për qind më e lartë se mesatarja e BE-së. Në Maltë, Slloveni, Sllovaki, Greqi dhe Portugali ai ishte 14-25 më i ulët se mesatarja evropiane.
Kroacia, në grup me Lituaninë, Estoninë, Poloninë, Hungarinë dhe Letoninë kanë BPV-në për kokë banori 30-40 për qind më të ulët se mesatarja e BE-së. Më saktësisht, BPV-ja kroate ka qenë 39 për qind nën këtë mesatare. Më afër e ka Lituaninë -38 për qind, kurse Letonia në këtë grup e BPV-në më të madhe, ndonëse 30 për qind më pak se mesatarja në Evropë.
Rumania dhe Bullgaria kishin nivelin më të ulët, përkatësisht 50 për qind nën mesatare.
EUROSTAT ka dhënë vlerësime edhe për vendet kandidate për BE – Turqinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë, si edhe për dy vendet si kandidatë të mundshëm – Bosnjën e Hercegovinën dhe Shqipërinë.
Nivelin më të lartë të BPV-së për kokë banori të matur sipas fuqisë blerëse në këtë grup e ka Turqia – 44 për qind nën mesataren e BE-së. Ndërkaq, ai më i ulët është shënuar në BE – 74 për qind nën mesatare.
Zyra Evropiane e Statistikave ka hartuar edhe vlerësimet përkatëse për Islandën dhe Norvegjinë, në kuadër të anëtarësisë në zonën evropiane të tregtisë së lirë (BAFTA) . Sipas përllogaritjes së tij, BPV-ja për kokë banori në Norvegji ka qenë gati dyfish më i lartë se ai në BE. Ai islandez ishte rreth 10 për qind mbi këtë mesatare.
Që në mënyrë më të saktë të pasqyrohet standardi i jetesës së familjeve në BE, EUSROSTAT, pos BPV-së për kokë banori, i cili sipas tyre paraqet nivelin e aktiviteteve ekonomike, ka përdorur edhe treguesit alternativë – konsumin real individual për banorë. Edhe sipas këtij treguesi Luksemburgu në vitin 2012 dhe 2011 ka zënë pozitën sipas së cilës qytetarët e tij kanë standardin më të lartë në BE, madje 41 për qind mbi mesataren. Ndërkaq, shkallën më të ulët të standardit e kanë bullgarët – 51 për qind nën mesataren e BE-së.