Ndalohet një avion në Divjakë

Policia e Shtetit, në një operacion të zhvilluar në orët e pasdites së sotme, ka bllokuar një avion në Divjakë të Lushjes. Burime nga polici...


Policia e Shtetit, në një operacion të zhvilluar në orët e pasdites së sotme, ka bllokuar një avion në Divjakë të Lushjes. Burime nga policia bëjnë me dije se piloti i avionit tip “Piper” është një shtetas italian, ndërsa dyshohet se avioni transportonte lëndë narkotike. Kjo pasi në zonën ku ka qenë i ulur avioni është gjetur një makinë me 2 ton hashash, bënë të ditur “Ora News”.
Ndërkohë që Aviacioni Civil, në një reagim të menjëhershëm lidhur me ngjarjen hedh poshtë pretendimin e policisë për shkelje të paligjshme të hapësirës ajrore shqiptare, duke theksuar se avioni i bllokuar në Divjakë ka leje fluturimi në hapësirën shqiptare. Sipas këtij autoriteti, “Leja e fluturimit mban nr. 193 dhënë më 05.05. 2014”.
Avioni ishte ndalur në aeroportin e Rinasit me leje fluturimi, ndërsa ditën e sotme në orën 13:00 ishte nisur për një fluturim drejt jugut, por Kulla e Kontrollit e ka humbur kontaktin.
Forca të shumta policie janë përfshirë në këtë operacion, ndërsa e gjithë rruga që të çon për në Divjakë është e mbushur me postblloqe policie, që kryejnë kontrolle të imtësishme.

Related

Shqipëri 5028797773196460089

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item