MJEKËSI – Të paktën 37 milionë vdekje të parakohshme mund të evitohen me një jetesë më të shëndetshme

 Cigaret, alkooli ose ushqemet me shumë kripë shkaktojnë të paktën 37 milionë vdekje të parakohshme që mund të mënjanohen deri në vitin 2025...


 Cigaret, alkooli ose ushqemet me shumë kripë shkaktojnë të paktën 37 milionë vdekje të parakohshme që mund të mënjanohen deri në vitin 2025 në shkallë botërore nëse popullsia kryen një jetesë më të shëndetshme, sipas një studimi të publikuar sot.
Shkencëtarët e “Imperial College” në Londër kanë përllogaritur se eleminimi ose reduktimi i gjashtë elementëve që sjellin rreziqe për shëndetin do të mundësonte ndalimin ose vonimin e vdekjeve të parakohshme për rreth 37 milionë persona, sipas një artikulli të publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”.
Këto objektiva për një jetë më të shëndetshme konsistojnë në reduktimin me një të tretën ose përgjysmim të konsumit të duhanit, zvogëlim me 10 për qind të konsumit të alkoolit, zvogëslim me 30 për qind të konsumimit të kripës, zvogëlim me 25 për qind të atyre që vuajnë nga tensioni i lartë si dhe zvogëlimi i numrit të personave që janë obezë ose që vuajnë nga diabeti.
Këto përpjekje do të mundësonin ose vononin, deri në vitin 2015, vdekjen e mbi 26 milionë personave në të gjithë botën nga mosha 30 deri në 70 vjeç dhe do të mënjanonte 21 vdekje të parakohshme mes personave të moshës mbi 70 vjeç.
Dy elementet kryesorë që duhen zvogëluar për të rritur jetgjatësinë janë duhani dhe tensioni i lartë, që është një faktor kryesor në sëmundjet e zemrës dhe që mund të luftohet me ilaçe si dhe me praktikimin e ushtrimeve fizike si dhe reduktimin e konsumimit të kripës.

“Respektimi i këtyre objektivave për një jetë më të shëndetshme do të mundësonte uljen e vdekjeve për shkak të sëmundjeve të zemrës si dhe të atyre të frymëmarrjes, uljen e vdekjeve nga kanceri në mushkëri dhe në stomak si dhe ulja e vdekshmërisë nga diabeti”, sipas këtyre ekspertëve të shëndetësisë, ushqimit dhe ambientit, të cituar në një komunikatë të revistës “The Lancet”.

Related

Top Lajm 4032666663334129433

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item