McCartney rikthim në Japoni pas 48 vitesh
TOKIO, 10 maj /ATSH-AFP/ – Nuk është “Kthim në Bashkimin Sovjetik”, por “Kthim në Japoni”. Paul McCartney do të rikthehet më 21 maj në Budok...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/mccartney-rikthim-ne-japoni-pas-48.html
TOKIO, 10 maj /ATSH-AFP/ – Nuk është “Kthim në Bashkimin Sovjetik”, por “Kthim në Japoni”. Paul McCartney do të rikthehet më 21 maj në Budokan Hall të Tokios… 48 vite pas koncertit të vitit 1966 me “Katër të Magjishmit”.
Nostalgjia detyron madje edhe çmimin t’i bazohet këtij realiteti, pasi rreth 100 vende për më pak se 25 vite do të shiteshin me 1500 jen (15 dollarë), i njëjti çmim si në vitin 1966.
Për të tjerët, duhet gjithsesi të shpenzojnë deri në 100 mijë jen për të marrë pjesë në koncertin e Sir Paulit në kuadër të turit të tij botëror “Out There” (Atje).
Ish-Beatlesi do të japë gjithashtu koncert më 17 dhe 18 maj në stadiumin e Tokios si dhe në Osaka më 24 maj.