Angli, studimi zbulon me çfarë mishi bëhet qebapi!

Qeveria britanike është e shqetësuar lidhur me qebapin, sepse ai bëhet prej mishit të kafshëve, i cili nuk përdoret për konsum, si qentë dhe...


Qeveria britanike është e shqetësuar lidhur me qebapin, sepse ai bëhet prej mishit të kafshëve, i cili nuk përdoret për konsum, si qentë dhe macet. Disa studime të kryera nga Agjencia e Standardeve Ushqimore (“Food Standards Agency”) dhe organizata të tjera të konsumit në Angli, kanë përcaktuar se qebapi që është duke u shitur në vend, nuk ka gjithmonë vetëm mish qengji, por edhe mish me origjinë të panjohur.
Një sondazh i kryer tregoi se nga 60 qebape që shërbenin si qebap qengji, 17 prej tyre janë bërë nga përzierja e llojeve të tjera të mishit, ndërsa 5 prej tyre përmbanin lëndë të paidentifikuara. Zëvendësministri i Mbretërisë së Bashkuar, Nick Clegg, ka komentuar se autoritetet shëndetësore duhet të fillojnë të punojnë për këtë, ndërsa qeveria ka nisur një procedurë zyrtare të analizave për të eksploruar. Përveç cilësisë së dyshimtë të mishit të përdorur, autorët e studimit paralajmërojnë se qebapi në përgjithësi është një produkt jo i shëndetshëm, për shkak të përmbajtjes së lartë të kripës dhe të yndyrnave të ngopura.

Related

Shëndet & estetikë 2790652542168304795

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item