Martesë XXL, vajza më e gjatë në botë do të martohet me të fejuarin

Dashuritë e mëdha nuk njohin pengesa: Elisany da Cruz Silva, adoleshentja më e gjatë në botë (është 18 vjeç, 2 metra e 6 centimetra), do të ...


Dashuritë e mëdha nuk njohin pengesa: Elisany da Cruz Silva, adoleshentja më e gjatë në botë (është 18 vjeç, 2 metra e 6 centimetra), do të martohet me të fejuarin e saj, 23-vjeçarin Francinaldo da Silva, 162 centimetra gjatësi.
Propozimi për martesë erdhi në ditët e shkuara gjatë një shëtitjeje në plazh. Dhe siç e kërkon tradita, Francinaldo, u detyrua të gjunjëzohej para të dashurës së tij për t’i kërkuar dorën. I riu ka pranuar se ka ëndërruar gjithnjë një vajzë më të gjatë se veten. Të dy janë të lidhur prej thuajse 3 vjetësh dhe prej 12 vjetësh jetojnë në lokalitetin bregdetar të Salinópolis, në shtetin brazilian të Paràs. Ndërkohë të dy po “stërviten” për puthjen e lodhshme që duhet të shkëmbejnë në kishë. Elisany vuan nga një formë gjigantizmi të shkaktuar nga një tumor pranë veshit, që çrregullon rritjen.
Një aspiruese për t’u bërë modele që kur ishte 14 vjeç, ajo thotë për bashkëshortin e ardhshëm: “Ajo që më tërhoqi nga ai, është personaliteti i tij, mënyra se si sillet me njerëzit dhe mua”. Për shkak të gjigantizmit, ajo mund të ketë probleme fertiliteti, por e reja ka thënë se nëse nuk do të lindë dot, do të adoptojë një fëmijë.

Related

Lajme te rralla 7521464368828313357

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item